Deputeti i opozitës parlamentare dhe njëherësh kreu i komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi pas infektimit me Covid -19 u dërgua në Turqi për trajtim mjekësor pasi pati komplikacione të sëmundjes.
Së fundmi në një postim në rrjetet sociale Roshi ka njoftuar se ka fituar betejën me sëmundjen në Turqi ndërsa ka shprehur mirënjohjen për stafin mjekësor atje.
“Nuk gjej fjalë për të shpehur mirënjohejnne për kujdesin dhe trajtimin mjekësor, ndjehem shumë i emocionuar.
Qënia mjek dhe profesor në fakultetin e mjekëssisë por njëkohësisht dhe në politikë më bën ta shoh më gjerë jetën tashmë jo vetëm si njeri i thjeshtë por edhe si mjek.
Unë pata fatin që të shpëtoj nga Covid në spitalin tuaj, nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për cilësinë e trajtimit”, shprehet Roshi.
Enver Roshi u infektua me covid-19 më 28 korrik ku pas situatës së rënduar shëndetësore ai u shtruar në spitalin COVID 2 “Shfeqet Ndroqi”, ku dhe u trajtua me oksigjen.
Më pas ai u dërgua në Turqi për trajtim më të specializuar për shkak të komplikacioneve me sëmundjen
Shume mire qe deputeti u sherua.Plerat e politikes kane menduar per koken e tyre.Kur semuren ose shkojne te privati ose jashte shqiperise natyrisht me leket e shtetit.Spitalet i kane lene per popullin per patriotizem natyrisht .Faleminderit politikane qe mendoni per ne popullin
Kreu i komisionit te shendetesise nuk pati besim tek mjekesia e vendit tone?
Kur te kthehet ne Shqiperi, duhet ju me kovid me dale e me i pshty kete e gjithe politikanet qe iu lane pa mjete per sherim! Pshtyni cdo here e sa ma shume! Aq meritojne.
Pyetja është: Më mirë të të çojnë për kurim jashtë (me lekët e shtetit) apo më mirë të vijnë mjekët e të kurojnë në shtëpi siç bënë me Lali Erin? Apo edhe Vilajeti po të ishte bërë keq do e kishin çuar jashtë? Apo e çuan jashtë dhe nuk tregon? S’kanë faj këta politikanët! Populli tashmë ose është bërë maskara si këta ose i është trashur ďhe shpëlarë truri dhe vete voton këta plehra prapë!