Skënder Brataj: Kurimi me plazmë ndaj koronavirusit, një mundësi më shumë. o përgatitemi për vjeshtën pasi vjen edhe gripi sezonal

19 Gusht 2020, 21:25Sociale TEMA

Aplikimi i kurimit me plazmën e gjakut sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, do të jetë një mundësi më shumë në trajtimin e pacientëve.

Ai thotë se edhe pse ky kurim nuk është gjithmonë i mjaftueshëm, do të jetë një armë më shumë në luftën me virusin:

“Rezultatet nuk janë një numër i madh trajtimesh, pra ndihmon në trajtimin e kësaj sëmundje, por nuk është zgjidhja përfundimtare e saj”, tha Brataj.

Brataj sqaroi edhe punën që po bëhet për rritjen e kapaciteteve pasi gjatë vjeshtës përveç koronavirusit në popullatë do të rritë qarkullimin edhe gripi sezonal:

“Shtim të personelit, trajnim të personelit, shtim të shtretërve. 

Të gjitha këto burime vihen në dispozicion të njerëzve. Çfarë kërkohet: që mos të ezaurohen këto burime”, tha ai.

Kreu i Urgjencës apelon që të shmangen sa më shumë grumbullimet në mënyrë që të ulet transmetimi i virusit në vend.

1 komente në “Skënder Brataj: Kurimi me plazmë ndaj koronavirusit, një mundësi më shumë. o përgatitemi për vjeshtën pasi vjen edhe gripi sezonal”

  1. ?? says:

    Faleminderit, për përkushtimin doktor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje