Ish-e dashura pornostare i zbuloi fobinë, Trump e konfirmon se cila është frika e tij më e madhe

21 Gusht 2020, 20:43Bota TEMA

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka rikonfirmuar edhe njëherë urrejtjen që ka për peshkaqenët.

Ai foli për këtë frikë të tij mbrëmjen e djeshme gjatë një eventi në Pensilvania, ku po diskutonte për gjera të ndryshme, që nga Iraku e deri tek mushkonjat e peshkaqenët.

“Po flisnin mbrëmjen e kaluar për peshkaqenët, thoshin që duhet t’i mbrojmë. Duan të heqin fokat për të shpëtuar peshkaqenin.  Po mendoja me vete: Prit pak! Pse mos bëjmë të kundërtën?”, tha Trump gjatë fjalimit të tij.

“Është e vërtet, nuk jam fans i peshkaqenëve, nuk e di se sa vota do të humbas me këtë që thashë, por kështu qëndron e vërteta.

Shumë njerëz më kanë telefonuar dhe më thonë: Zotëri, na duhen fonde për të shpëtuar peshkaqenët.

Dhe unë që u përgjigjem: Jo, faleminderit, ka gjëra të tjera për të cilat dua të kontribuoj”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Kjo nuk ishte hera e parë që Trump ka zbuluar “armiqësinë” e tij ndaj peshqve mishngrënës.

Këtë e ka deklaruar edhe Stormy Daniels, aktorja e filmave porno që pretendon se ka pasur një lidhje me Trump, e cila në një intervistë në vitin 2011, tha se “Trump ishte i fiksuar me peshkaqenët”.

“Ai është i tmerruar nga ata, gjithmonë thoshte do bëja bamirësi për çfarëdo lloj kauze, vetëm për mbrojtjen e peshkaqenëve jo,” tregonte asokohe  pornostarja.

3 komente në “Ish-e dashura pornostare i zbuloi fobinë, Trump e konfirmon se cila është frika e tij më e madhe”

  1. qytetari says:

    Nqse eshte e vertete kjo qe thote kjo porno-PESHKAQENJA,ahere eshte e vertete dhe ajo,qe Trump,ka pasur peshtirosje dhe frike ti afrohesh asaj.

    1. Pokeristi says:

      Qytetear te thone!
      Stormy Daniel (pornostarja),ka pohuar nje here.
      Me mori ne apartamentin e tij ne Trump Tower,apartament ku flinte dhe Mellanija,gruaja e trete e tij.Kur kaluam para nje dere te mbyllur me tha me ze te ulet.Kjo eshte dhoma e Mellanise.Une çfaqa shqetesim.Mos ki merak.E ka gjumin e rende.A e merr vesh mer qytetar me çfare peshkaqeni president ke te vesh?!!!!….Po pate kuriozitet ajo ka shkruar nje liber ku pershkruan dhe kuriozitete fizike te presidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje