‘Pornografi me fëmijë, mos e transmetoni’! S’ka dalë akoma por po bën namin, më shumë se 350 mijë vota për ta zhdukur filmin “Cuties”, çfarë nuk shkon me prodhimin më të ri të Netflix

21 Gusht 2020, 21:09Bota TEMA

Një film i ri që pritet të shfaqet në platformën “Netflix” më 9 shtator ka trazuar ujrat në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për “Cuties” (përkthyer në shqip; Të lezetshmet), i cili flet për një vajzë 11-vjeçare, e cila vjen nga një familje me origjinë afrikane dhe besimtarë praktikantë myslimanë, që ëndërron të bëhet pjesë e nje grupi vajzash të cilat praktikojnë kërcimin erotik të ashtuquajtur si “tëerk”.

Filmi është kategorizuar si “R”, pra mund të shihet nga personat nën 17 vjeç vetëm me praninë e prindërve, por protagonistet janë të mitura.

Pra skenat e filmit nuk mund të shihen nga fëmijët por janë xhiruar nga disa vajza minorene.

Një tjetër detaj i filmit që ka shkaktuar goxha polemika është vetë posteri.

Të gjitha të miturat, kanë veshur rroba që u ekspozojnë pjesët e trupit dhe kanë marrë poza provokative para kamerës.

Çështja ka shkuar deri aty saqë përdorues të platformës “Netflix” kanë nisur një peticion që filmi “Cuties” të hiqet pasi promovon pornografinë me të miturit.

Nga 500 mijë firmat e kërkuara, deri më tani janë mbledhur rreth 350.000, shifër që tregon indinjatën e qartë të publikut.

3 komente në “‘Pornografi me fëmijë, mos e transmetoni’! S’ka dalë akoma por po bën namin, më shumë se 350 mijë vota për ta zhdukur filmin “Cuties”, çfarë nuk shkon me prodhimin më të ri të Netflix”

  1. Po ti doj Bytha Te Medhenjve te Botes

    i ndalojne menjiher te gjitha cfar ne Intenet eshte amorale
    dhe bie ndesh me Principet e shoqerise Njerezore .
    Por kta te Gjitheeeeeeeeeeeeeeee jane Ata Pedofile
    qe perhapin kto ne popujt ne formwe Filmi ,Porno ,
    qe popujt te ambjentohen me Pedofilet Politikane Presidente Bankiere
    Kta jane ata qe i perhapin kto Porno Krimineleh me femije
    A s’u kap ai Ish Drejetori i BB – Francezi urithi Pervers D.Straus Khan tu bo Orgji
    me minorene ga Belghjika e Franca me Politikanet dhe Bankieret Francez ?
    Kta jane Djalli i Njerezimit
    kta Vampire
    qe ose do na hane oe do t’i zhduki njeriu

  2. american2016al says:

    Keto kompani jane sponsor te levizjeve “progressive” ne America, si dhe te Demokrateve!!!
    Keto jane mbeshtese te ndonje plani conspirativ per te implementuar socializmin nga “ miqte “ e Americes per ta shkaterruar ate nga brenda, levizje qe ka filluar ndoshta me hapur rreth 2015…!!!

  3. Afefim says:

    Po nuk na thatë se kush është regjisori ose producenti. Mbase kuptohet, është i famshmi dhe i keqkuptuari Laertis Vasiliou.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje