Akuza e Donald Trump: “Deep state” po vonon daljen e vaksinës pas zgjedhjeve në SHBA

22 Gusht 2020, 20:21Bota TEMA

Akuza të ashpra kanë ardhur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në lidhje me kërkimet për vaksinën kundër koronavirusit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi të ashtuquajturin “shteti brenda shtetit” në Administratën e Ushqimit dhe Ilaçeve se po shtyjnë nxjerrjen e vaksinës deri pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

“Deep state” apo kushdo qoftë  në FDA po ua vështirëson kompanive farmaceutike marrjen e vullnetarëve për të testuar vaksinat dhe trajtimet.

Mesa duket ata po shpresojnë të vonojë përgjigjet të paktën deri pas 3 nëntorit. Duhet të fokusohemi tek shpejtësia dhe të shpëtojmë jetë”, shkruan presidenti Trump në rrjetet sociale.

2 komente në “Akuza e Donald Trump: “Deep state” po vonon daljen e vaksinës pas zgjedhjeve në SHBA”

  1. Molla e dijes says:

    Ore, Trumpi është vetë kështu lëkurkuq nga fytyra apo bën solar?

  2. tani kenaqet alfred cako hahahahahhahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje