Donald Trump kundër zgjedhjeve të 3 nëntorit: Rezultati mund të vonojë javë, muaj apo mos të vijë kurrë

22 Gusht 2020, 15:16Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump ka vazhduar me sulmet ndaj zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, ku përballë do të ketë demokratin Joe Biden. Sipas Trump, rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit mund të dojë javë, muaj apo të mos vijë asnjëherë.

Sipas tij, kalimi drejt votimit universal me postë do të çojë në vjedhje të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Joe Biden, kundërshtari i Trump në sondazhe rezulton të ketë një epërsi të ndjeshme ndaj presidentit në detyrë. Pavarësisht dëshirës, Trump nuk e ka autoritetin për të shtyrë zgjedhjet presidenciale. Ekspertët shprehen se gjysma e votave në nëntor mund të bëhen nëpërmjet postës, si pasojë e situatës me koronavirusin e ri në vend.

Në vitin 2016, një në katër vota ishin me postë. Ndërkohë, ekspertët po diskutojnë dhe idenë që i gjithë procesi i votimit të behet nëpërmjet postës. Vetë Donald Trump ndërkohë voton me postë. Një votues merr fletën e votimit me postë, e plotëson dhe më pas e ridërgon. Disa shtete si Kalifornia dhe Nevada planifikojnë që fletën e votimit t`ia çojnë të gjithë votuesve në nëntor, si pasojë e krizës shëndetësore.

1 komente në “Donald Trump kundër zgjedhjeve të 3 nëntorit: Rezultati mund të vonojë javë, muaj apo mos të vijë kurrë”

  1. ??Usa says:

    Kur loqja xhurdull voton me poste vete, perse ka frike qe do vidhet? Kur vete ben kete veprim, pse kerkon t’ja ndaloje popullit? Cfare e ka trembur kaq shume xhurdullin? Si na e sqaron kete idiotllek te ri te Trapit katundari Laku a.k.a Titi rruspija dhe Dyl talibani katunar afganistani? O debile te lindur, po ju iken babai nga froni. ?????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje