Kryeministri britanik Boris Johnson është “arratisur” nga zyra dhe nga punët e përditshme në krye të vendit, teksa gjatë kësaj fundjave me familjen e tij ka shkuar në një vend të largët në Skoci.
Prej të premten mediat ndërkombëtare publikuan fotot e kryeministrit britanik teksa kishte ngritur një shtëpi modeste në Skoci për të kaluar disa ditë pushime.
Mediat e huaja sërish kanë publikuar disa pamje nga vendi ku po pushon Johson teksa shfaqet me djalin e tij, të fejuarën dhe qenin e tyre.
Pas vështirësive që kakloi pak muaj më parë për shkak edhe të infektimit me koronavirus, kryeministrit Johnson shfaqet i relaksuar, teksa ngjitet në malet e Skocisë së bashku me të fejuarën Carrie Symonds dhe beben e tyre.
Në këto pamje Johnson shfaqet krejt ndryshe nga profili zyrtar, me këpucë për ngjitje në mal dhe djalin e vogël që mban në krahë.
Kujtojmë se dy ditë më parë kryeministri britanik u përball me një problem serioz, pasi pronari i tokës ku ka ngritur kampingun, Kenny Cameron, është nevrikosur kur kuptoi se lideri anglez dhe e fejuara e tij Carrie Symonds e kishin ngritur tendën e tyre në tokën e tij pa i marrë leje./Dailymail
Te dhjefsha karzetarin a e lexoni titullin o idiote cfare shkruani dhe pastaj del qe eshte e fejuara e djalit.Ptu te vjen per te dhjere nga kjo kurve gazetari