Pas gati një viti të lodhshëm me politikën shqiptare, ambasadorja amerikane Yuri Kim me pushime në Vlorë

23 Gusht 2020, 18:07Sociale TEMA

Ambasadorja Yuri Kim ka zgjedhur të pushojë në Vlorë, e më konkretisht në hotel “Duka”, pas një viti të gjatë e të lodhshëm.

Kim ka qenë një nga personat kyç në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit mes mazhorancës dhe opozitës, pasi u desh ndërhyrja e ambasadores që palët të arrinin në një dakordësi.

Këto pushime do t’i bëjnë mirë ambasadores, pasi e ka patur të vështirë punën për “t’u mbushur mendjen” politikanëve shqiptarë, që shpeshherë dilnin nga zyra e ambasadores pa pranuar propozimet e Kim.

Por pas pushimeve ambasadores do t’i duhet të kthehet edhe njëherë në krye të detyrës, ku e pret një vit edhe më i vështirë, pasi vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

5 komente në “Pas gati një viti të lodhshëm me politikën shqiptare, ambasadorja amerikane Yuri Kim me pushime në Vlorë”

  1. Ene zoja Kim njeri a e po ja don
    me e njom ,mos me i morr ??

  2. Agroni says:

    Hotel elitar me pronare serioze ,qe me pune te ndershme po ngjitin shkallet e biznesit duke u bere shembull frymezimi. Thjeshtesia, profesionalizmi dhe perkushtimi i ka bere ata te frekuentohen brenda dhe jashte vendit. Suksese!

  3. Asd says:

    Pushime te mbara per energji te reja.

  4. taso kume says:

    Pushime te mbara Z Kim.Por mos haro vetingun per politikanet dhe SPAK,SE DO TE THEMI HAREM PUSHIMET.DHe mos ike tek rexhina hotel sa jane miqte e Edushit.

  5. Molla e dijes says:

    Znj.Kim! Kishte ndonjë Peshk të madh andej nga Vlora? SPAKu vazhdon në gjumë? Shyqyr që Spaku nuk po heton Berishën, Ramën, Metën, Nanon apo Llulli Bashën. Të gjithë këta i kemi si Perëndi, janë të paprekshëm. Ne edhe bar hamë, vetëm këta të mos zihen e të rrojnë sa malet. Janë idhujt tanë. Kur mendojmë që ia dolën mbanë edhe këta, atëherë kuptojmë që çdokush mund t’ia dalë të bëhet dikushi në Shqipëri, mjafton të jetë thjesht një hiç, një gënjeshtar, hajdut apo kumarxhi. Faleminderit edhe juve amerikanëve që na keni bërë të kuptojmë më mirë se demokracia është thjesht një proçedurë, një formë pa përmbajtje, një teatër i madh, një farsë ku flitet për drejtësi e për të drejta por që më pas katandiset në vendimin e dy apo më shumë ujqërve të politikës se si do shqyejnë e do hanë delen popull!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje