Anëtarë të partisë Nisma Socialdemokrate kanë propozuar një emër të ri për president të Kosovës.
Bëhet fjalë për kryetarin e kësaj partie, Fatmir Limaj, emër i cili është dhënë nga anëtari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Leotrim Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka shkruar se do të ishte krejtësisht normale nëse debati për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri do të imponohej nga afatet kushtetuese.
Po ashtu, sipas tij, do të ishte legjitime të shpallen kandidatura e të shprehen ambicie për postin e presidentit, për sa kohë që ky debat nuk do të ishte nxitur nga propozim aktakuza në Gjykatën Speciale.
Megjithatë, ka vlerësuar Berisha, më përfundimin e mandatit të presidentit aktual, vendit i duhet një president unifikues, dikush që nuk nxitë përçarje në shoqëri dhe i cili mund t’i bëjë bashkë pozitë e opozitë sa herë që ka nevoje vendi.
Por, kush do të ishte ideal për president?
Sipas vlerësimit të Berishës, Fatmir Limaj do të ishte ideali.
Dhe për këtë, ai jep arsyetimin e tij,
Fatmir Limaj behet kandidfati i trete per president ne Kosove, pas veteshpalljes se Ramush Haradinajt dhe propozimit te Behgjet Pacollit!
Postimi i plotë i Berishës në Facebook:
Do të ishte krejtësisht normale nëse debati për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri do të imponohej nga afatet kushtetuese.
Poashtu do të ishte legjitime të shpallen kandidatura e të shprehen ambicie për postin e presidentit, për sa kohë që ky debat nuk do të ishte nxitur nga propozim aktakuza në Gjykatën Speciale.
Megjithatë më përfundimin e mandatit të presidentit aktual, vendit i duhet një president unifikues, dikush që nuk nxitë përçarje në shoqëri dhe i cili mund t’i bëjë bashkë pozitë e opozitë sa herë që ka nevoje vendi.
Por, kush do të ishte ideal për president?
FATMIR LIMAJ.
Në këto gjashtë vitet e fundit si kryetar partie, Fatmir Limaj ka dëshmuar se është politikan që asnjëherë nuk e vendos interesin partiak para atij shtetëror.
Fatmir Limaj në vitin 2014 ishte ideator i formimit të LAN-it (më pas VLAN) si nevojë e domosdoshme për ndryshim të pushtetit në vend aso kohe.
Ai qëndroi besnik këtij projekti deri në fund dhe nuk u tundua, përkundër së kishte ofertë nga PDK për të ndarë përgjysmë pushtetin.
Fatmir Limaj në opozitë ishte mirëmbajtësi kryesor i opozitës së bashkuar në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme për asociacion dhe demarkacion.
Në kohën e qeverisjës së PDK-AAK-NISMA (2017-2019) sërish ai ishte balancuesi dhe ai që investoi më së shumti në ruajtjen e këtij partneriteti, ndonëse i sfiduar nga përplasje të mëdha mes presidentit dhe kryeministrit.
Angazhimi i tij përmanent në cilësinë e zv/kryeministrit dhe të bashkëkryesuesit për dialog ishte bashkimi i spektrit politik në temat nacionale për vendin.
Të njëjtin mendim e ndajnë edhe plot gazetarë dhe anëtarë nga shoqëria civile të cilët e vlerësojnë sjelljen e Limajt në politikë si adekuate për postin e presidentit.
Sidoqoftë i mbetet spektrit politik në vend dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vendosin për presidentin, i cili angazhimin më të madh do të duhej ta kishte në krijimin e konsensusit sa më të gjërë për temat që na presin muajve dhe viteve në vazhdim.
Pajtohem deri diku me kete berishen e nisma-s qe nese duhet zgjedhur mes mustafes, Ramushit dhe Limajt,une them Limaj eshte me i pranuar dhe me meritor,por ka nje problem ketu,Limaj sikur ta kishte mbajtur kosoven ne rend te pare eshte dashur te qendroj ne PDK e jo te krijon nja parti qe mund ta quaj rajonale,pasi pos Llapushes nuk ka shtrirje as perkrahje te mjaftueshme kurse ne PDK ,LDK-n dhe VV-n do ti kishte lane perjete ne opozite apo edhe ojq siq ishte VV per shume vite,mendoj se te gjithe lideret e Kosoves duhet te marrin mesim nga auropa ku njerez me meritor dhe me te forte profesionalisht kandidojne ose zgjedhen ne pozita kyqe,veqmas president,e qe lideret tane ta kuptojne se sa meritojne duhet te dalin para qytetareve dhe te pastaj ta pranojne verdiktin e JO me 5 apo 10 % mbeshtetje du te behem président, pastaj duhet te kene pak uje ne sy siq thot populli,isa mustafa as qe duhet te lajmerohet per kete pozite,e poashtu duhet te kemi edhe nje ligj qe i ndalon secilit ish sherbetor te serbise dhe tbijve te tyre te mendojne per kete post,duam shtet te pavarur apo rikthim ne serbosllavi, qmenduri shqiptare kjo semundje.
Të gjith kërkojn të bëhen President të Kosovës, janë në pritje të bekimit të Beogradit.
Cilido qytetar i Kosoves do te ishte kryetar me i mire se ky hajni i farmerkave qe akuzohet per mbi 100 vrasje.
O bali zeza Thaqi eshte president i kosoves dhe per kosoven e JO i Kosovo metohije dhe i shiftari si ti,ti merzitu per nan serbine tende askush sta ndalon,rrace e ndyre pjell shkau.
Keta te akuzuarit se kane vrare shqiptare po turren te gjithe te behen presidenta qe te kene imunitet mos te denohen.Une mendoj qe ata qe luftuan me te vertete per Kosoven nje pjese rane deshmore dhe te tjeret ju kthyen jetes normale.Kurse rrugacet dhe hajdutet u instaluan ne politike.