Në muajin nëntor priten të hapen edhe universitetet.
Artan Hoxha rektori i Universitetit të Tiranës në një intervistë për Neës 24 ka deklaruar se orët mësimore do të jenë më të shkurta, sidomos ato të leksioneve.
Ai sqaroi më tej se do të ketë mësim me turne si dhe mund të ketë edhe mësim online.
“Po përgatitemi me situatën që është sot. Nëse situata ndryshon, do të ketë ndryshime edhe në mënyrën e mësimdhënies.
Do ketë koordinim të mësimit në salla dhe atij online, por këtë do na e tregojë ecuria e sëmundjes.
Gjithsesi, secila nga format që do të zhvillohet, për ne duhet të garantojë që të ketë sa më pak përhapje të virusit.
Ne kemi mësim paradite dhe pasdite. Ajo që do të kërkohet është që oraret e mësimit të jenë më të shkurtra, sidomos të leksioneve.
Të kërkohet përfshirja e më shumë pedagogëve në procesin mësimor, do përdorim të gjitha sallat që kemi.
Aktualisht, ne kemi një protokoll të ri të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë.
Nëse do të kemi një të ri, sigurisht që do ta zbatojmë”, deklaroi Hoxha.