Nga Adriatik Doçi
Një marrëveshje e re me Greqinë nuk është në dorë të qeverisë, por të Presidentit, Gjykatës Kushtetuese dhe në fund të Kuvendit, vendimi i Greqisë për t’u zgjeruar 12 milje mesazh për Turqinë në kulmin e konfliktit për zonat ekonomike në Egje, zgjerimi me 12 milje i pamundur me Shqipërinë pasi distanca është më pak se 24 milje.
1.Si nisi debati që ka shpërthye këto ditë në Shqipëri mbi vendimin e Greqisë për të zgjeruar vijën detare nga 6 në 12 milje?
Debati për çështjen e kufirit detar nisi për shkak të deklaratës së kryeministrit grek Kyrioakos Mitsotakis, ditën e mërkurë, në parlamentin grek, i cili tha se Greqia do zgjerojë kufijtë e saj detar nga 6 deri në 12 milje.
2.Në bazë të cilës konvente ndërkombëtare po vepron Greqia dhe a është një vendim i ligjshëm?
Çdo shtet ka të drejtë të zgjerojë detin e saj territorial deri në 12 milje, kur vetëm kur e lejon pozita gjeografike, pra kur hapësira detare mes dy vendeve është të paktën 24 milje. Greqia po e zgjeron detin e saj territorial në bazë të Konventës të së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982, e nënshkruar nga të dy vendet.
3.Zgjerimi prej 12 milje i përket të gjithë linjës detare të Greqisë apo vetëm linjës perëndimore me Italinë?
Greqia pretendon se do ta zgjerojë detin e saj territorial nga 6 deri në 12 milje fillimisht me në Perëndim drejt Italisë dhe në një fazë të dytë në Egje, drejt Turqisë. Pra, zgjerimi nuk do zbatohet me Turqinë. Kryeministri grek e bëri deklaratën pikërisht në seancën plenare ku u ratifikuan dy marrëveshje për ndarjen e zonave detare mes Greqisë dhe Italisë, si dhe Greqisë dhe Egjiptit.
4.Çfarë parashikon Konventa Ndërkombëtare e detit në këto kushte?
Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982 përcakton se deti territorial i një shteti shtrihet maksimumi deri në 12 milje. Çdo shtet e ka këtë të drejtë. Më 1 qershor 1994, Greqia e ka nënshkruar Konventën e Montego Bay, duke i njohur vetes të drejtën e zgjerimit të detit territorial nga 6 në 12 milje. Por, Greqia theksoi se zgjerimin deri në 12 milje do kryente në një moment më të përshtatshëm.
5.Ky vendim i Greqisë i prek dhe kufirin detar të Shqipërisë?
Vendimi politik i Greqisë për të konkretizuar atë që i ka njohur Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS), prek pjesërisht edhe kufirin detar me Shqipërinë, por Greqia nuk mund ta zbatojë me Shqipërinë parimin e zgjerimit me 12 milje, pasi distanca nga brigjet midis Shqipërisë dhe Greqisë është më pak se 24 milje në të gjithë gjatësinë e detit territorial mes tyre, madje mes Korfuzit grek dhe Pemës së Thatë (pranë Kasamilit) të Shqipërisë, distanca është më pak se 2 milje. Në raport me Shqipërinë, Greqia nuk ka se si të zgjerohet me 12 milje.
6.Çfarë thotë konventa kur distanca mes dy vendeve është më pak se 24 milje?
Në rastet kur distanca mes dy vendeve është më pak se 24 milje dhe nuk mund të zbatohet shtrirja e detit territorial me 12 milje, ndarja bëhet sipas vijës së mesit me distanca të barabarta nga bregu. Vija e mesit mund të modifikohet sipas rrethanave të veçanta që nga ishujt e banuar, gjiret natyrore etj.
7.Perse Greqia po e merr ketë vendim pikërisht në këtë moment?
Vendimi është mesazh politik në kulmin e tensioneve me Turqinë për zonat e influencës në Mesdheun Lindor. Greqia dhe Turqia janë konflikt sa i takon Zonave Ekskluzive Ekonomike në Egje. Turqia ka nisur disa anije për kërkimin e gazit dhe naftës, ndërsa Greqia e ka bërë të qartë se shpime të tilla nuk do të tolerohen, sepse ato zhvillohen në territorin grek. Forcat e armatosura të të dy vendeve vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie. Në këto rrethana dhe kontekst vjen edhe deklarata e kryeministrit grek për shtirjen e detit territorial, duke i dhënë një mesazh Turqisë.
8.Është e vërtetë që Shqipëria ka marrë të njëjtin vendim për 12 miljet detare që në 1990 pa shkaktuar asnjë reagim ndërkombëtar?
Po. Shqipëria, në 9 mars të vitit 1990, me dekret numër nr. 7366, ka depozituar në OKB gjerësinë prej 12 miljesh detare që i njeh Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982. Me këtë dekret, Shqipëria ka ndërtuar hapësirën e detit territoriale, duke marrë legjitimitet ndërkombëtar dhe pa asnjë debat. Shqipëria nuk ka marrëveshje me Italinë për ndarjen e detit, pasi distanca është mbi 24 milje. Shqipëria ka legalizuar gjerësinë e detit të saj territorial në bazë të Konventës.
9.Ky vendim i Greqisë i përket marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë në 2009 që u anulua nga Gjykata Kushtetuese?
Greqia e ka kërkuar disa herë paktin e vitit 2009 përmes përfaqësuesve të saj zyrtarë. Por, vendimi i Greqisë për të kryer zgjerimin e detit territorial nga 6 në 12 milje nuk ka më lidhje me marrëveshjen e anuluar nga Gjykata Kushtetuese. Greqia mund ta realizojë zgjerimin vetëm përmes një marrëveshje të re, e cila duhet të kalojë në disa faze dhe që nuk është në dorë të qeverisë shqiptare.
10.Në ç’pikë janë negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufijtë detare?
Pas anulimit të marrëveshjes në vitin 2010, dy ish-ministrave të jashtëm Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati, kanë zhvilluar tre takime në periudhën mars-prill 2018. Greqia shkroi drejt zgjedhjeve të parakohshme. Në mes të vitit 2019 qeveria e kryeministrit Alexis Tsipras humbi zgjedhjet dhe në pushtet erdhi ‘Demokracia e Re’ nën udhëheqjen e Mitsotakis. Tashmë ky i fundit duhet të caktojë një ekip të ri për të rinisur negociatat. Nga ana tjetër, në Shqipëri, për të shkuar drejt një marrëveshjes, duhen kaluar disa etapa, që nga ngritja e grupit negociator, autorizimin nga Presidentit, verifikimin e marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese dhe në fund votimi në Kuvend. Pala shqiptare sot nuk ka as grup negociator.
11.A është në kompetencë të qeverisë për të ndryshuar kufijtë detar?
Ndryshimi apo rivendosja e kufijve nuk është në kompetencë të qeverisë, por e katër komponentëve. Qeveria propozon grupin negociator. Grupi negociator duhet të autorizohet nga Presidenti i Republikës për të negociuar, ndryshe është i paligjshëm. Grupi negociator përgatit një marrëveshje e cila do të verifikohet nga Gjykata Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese jep ‘ok’, në fund votohet nga Parlamenti Shqiptar.
Lefi qeni ne maj te stanit,u dhje prifti ne dere te hanit.Nuk meret vesh si eshte e verteta
E keqia eshte qe per 11 vite rresht, kane ushqyer popullin me pa vertetesira, me genjeshtra dhe Idjotesira.
Prandaj me te drejte populli i coroditur Shqiptar kundershton gjithcka te mundshme.
Ashtu është Elevtherisqepi, punë grekqirash..
Shume qarte…. keshtu duhet te flase edhe qeveria
Me qarte ska ku te vej .Tegjithe qe kane folur e komentuar deri tani ta lexojne mire kete qe shkruan Doci.Jo cdo kush ka te drejt te thote gjera qe nuk qendrojne .
Na e bëre kokën dhallë me ato pyetje-përgjigjet retorike të pafundme o zoti gazetar … Mund të më thuash të lutem në se kanë kuptim të gjitha ato që thua ti kur bëhet fjalë për dy shtete të cilët qoftë edhe formalisht janë në gjendje lufte ?
UNCLOS ka hyre ne fuqi ne 1994. Ne zoterojme 12milje prej 1990. Keshtu qe greku te hidhet perpjete aty ku eshte distanca 18 milje ndarja eshte 12 me 6 dhe jo 9 me 9! Nqs nuk i pelqen kthehemi te marreveshja e 1925 qe thote se kufiri detar kalon mes per mes korfuzit dhe nuk llogariten fare Othoni dhe ishujt e tjere.
Nuk thuhet; te zgjeroje detin e saj territorial.
Por thuhet; te zgjeroje hapesiren e saj detare, ose te zgjeroje hapesiren e saj ujore.
Fjalet Dete, Toke shkruhen me te madhe gjithmone.
Per me shume, duhet lexuar dhe : “Hileja te ‘Cektina e Pleshtit’”, Myslim Pashaj flet për hartën e kufirit me 12 milje: Greqia po e merr detin me diktat.
thenjet e e Myslim Pashait jane fondamentale.
E duhet te jete patjeter te grupi i eksperteve, ose i konsuleteve kryesore.
Përse nuk thoni thelbin e çështjes! Përse marrëveshja e parë përbënte shkelje të interesit kombëtar? Përse ndodhi kjo shkelje? Cilët janë fajtorët. Çfarë kërkojnë grekët konkretisht? Përse këto mistere? deri sa ka ligje ndërkombëtare.
Kur je njeri i trashe dhe don me u marre me politike, i thonë pirdh te shfryhesh, o komentues car.
Nga ky spjegim mua me duket shume e qarte situata. Rremujen e ben ai qe shiti/fali detin ne 2009 por qe ja anulloi GJK. E ben per te mbuluar m… me sh…, ta haje kush ta haje provon kryekari i Babale Partise.
Nga ky spjegim mua me duket shume e qarte situata. Rremujen e ben ai qe shiti/fali detin ne 2009 por qe ja anulloi GJK. E ben per te mbuluar m… me sh…, qe ta haje kush ta haje, kete provon kryetari i Babale Partise.
Artikull koti Te gjitha keto i dinim
Një sqarim i domosdoshëm për të gjithë sidomos për politikën dhe sportelet për të mos spekulluar sipas orekseve.
Graqia si ish-Jugosllavia. E dhjerë, mosmirënjohëse, e palarë, e nxirë, e zgjebosur, e lyrosur, e sëmurë, me leprozë, parazite, përtace, pijanece, e pabesë, gënjeshtare, e gënjyer, mashtruese, e pafytyrë, grua e lindjes, dashnore e perëndimit, turpi i Europës, llumi i Europës, tradhëtarja e Europës, e ndyrë, shembull i neveritjes dhe poshtërsisë, vjedhëse, e pavarur me borxhe, ndihmojeni të mbytet.
Nuk e kam të qartë, nëse ishujt kanë të njëjtën përparësi si pjesa kontinentale për vendosjen e kufijve detarë.
Nëse kanë të njëjtën të drejtë/përparësi, i bie që një ishull le të themi, 1 km katror të ketë më shumë sipërfaqe detare se 35 km vijë bregdetare e kontinentit.
π r² vs 35 x 12
π r² > 420
dukesh qe degjon Erdoganin
Argument me vend. Edhe pse ligji e percakton qe duhet te jete ishull i banuar, perseri nuk ka kuptim qe 1 km ishull te kete me shume siperfaqe detare se 35 km vije bregdetare kontinentale.
1 mi katror vs 35 milje vijë bregdetare kontinentale*
Ne se je trap, nese je grekofag apo je lulishtar ne pd, sigurisht nuk e kupton.
Njè sqarim perfekt ,aèhere pèrse nuk shkruajn specialistèt mè par dhe pastaj tè deklarojn ç’tè duan tè ashtuquajturit politikan.
Nuk ka definicion ” hapesira detare” ne te drejten nderkombetare publike mbi territorin” por ” ujrat territoriale” ne vend te saj. Pra percaktohet me mire thelbi dhe pse ne dukje mund te thuhet e njeta gje.
Bravo z. Doci
Nje shpjegim briland ne pak rreshta dhe 100% i kuptushem.
BRAVOOOO….
FALEMINDERIT
Na cat menderen. Shkruani kot se deti nuk eshte fare axhende.
Shpjegim i ditur.nuk ka asnje konflikt.te zbatohet ligji nderkombtar ne fjale dhe mbaron cdo gja.ne se shtetet nuk i binden ketij ligji ka gjykate nderkombetare qe e zgjidh dhe jo tifozet qe shkruajne ketu.
Ceshtja e percaktimit te kufirit detar me fqinjet , eshte e nje rendesie te vecante sepse ka lidhje direkt me sovranitetin e Republikes se Shqiperise dhe si ceshtje mjaft e ndjeshme kerkon transparence, integritet, argumentim, informim publik dhe kompetence. Ajo duhet shqyrtuar, nga ana jone nga specialiste me eksperience te fushes , me nje perfshirje mjaft te gjere ne diskutimet dhe vendimet qe do te merren per kete ceshtje , dhe jo nga nje grup i vogel dhe ne heshtje . Eshte nje ceshtje qe na prek te gjitheve si qytetare. Nuk e kuptoj mospjesmarrjen e M. Pashait , si nje nga specialistet me te mire ne kete fushe dhe kjo gje nuk eshte aspak serioze.
Ceshtja e percaktimit te kufirit detar me fqinjet , eshte e nje rendesie te vecante sepse ka lidhje direkt me sovranitetin e Republikes se Shqiperise dhe si ceshtje mjaft e ndjeshme kerkon transparence, integritet, argumentim, informim publik dhe kompetence. Ajo duhet shqyrtuar, nga ana jone nga specialiste me eksperience te fushes , me nje perfshirje mjaft te gjere ne diskutimet dhe vendimet qe do te merren per kete ceshtje , dhe jo nga nje grup i vogel dhe ne heshtje . Eshte nje ceshtje qe na prek te gjitheve si qytetare. Nuk e kuptoj mospjesmarrjen e M. Pashait , si nje nga specialistet me te mire ne kete fushe dhe kjo gje nuk eshte aspak serioze. E them kete se ne baze te ligjit nderkombtar qe interpretohet sipas interesave , nuk jemi te detyruar te bejme marreveshje se e duan ata, por si duam ne , e nqs behet fjale se duhet te bejme mbrapsh , mos u befte kurre, as per 100 e as per 1000 vjet. Nuk mund tu a varim ne qafe brezave qe vijne nje zgjidhje ne demin tone.
O King,duhet te jesh rilindas qe ti kuptosh keto gjera ,Po te mos ju kishim ju rilindasve sebashku me kryerilindasin dhe udheheqesi boteror ne tani do ishim duke ngrene bar (shyqyr qe ky ska lene bar se ka bere gjithandej beton )ose do kishim perfunduar neper bote te shfrytezuar nga kapitalistet.Te na rruni (rroni )ju qe ne jemi krenar me barkun bosh.
Ja me ne fund nje spjegim I qarte per te kuptuar cdo njeri norma.l
I vetmi vend qe ka te pushtuar Kryeqytetin e Tij Kostandino-poleosin eshte Greqia.
Tur-qia dhe Sllavet jane pushtues ne Ballkan.
Kur do e “kuptojne” kete fakt historik turqit e Ismail bej Vlores,Frashellinjve qe luftuan per Baben dhe kur situata e donte shkeputjen nga pushtuesit Osmane u vetequajten Shqipetare?
A nuk eshte fakt historik qe Heronjte Arvanitas,Epirotasit luftuan kunder Bishes Osmane dhe ketyre turqve te Vlores dhe Frasherit?
Ky Kryeqytet i quajture ne Nder te Perandorit te fundit Romake Ilyri Megas Kostandinos, ishte qendra dhe Kryeqytetit i Epiroteve me Prijesin e tyre Jeorgios Kastriotis,vend se mori edhe flamurin Greke te Bizantit qe tregon qarte ndarjen e kesaj Perandorie te Lindjes dhe Perendimit.
Pyetja per te vetequajturit Shqipetare eshte.
Pse amerikanet dhe evropianet reaguan me te drejte per turqit Kosovare kunder kasapit te Jugosllavise Milloshevicit dhe jo per kasapin e Tur-qise Qemal Ataturkun?
Kjo ishte aresyeja pse nuk e zbatonte nje te Drejte Nderkombetare Greqia se Amerika dhe Rusia nuk donin nje Greqi ne tokat e saj te lashta.
Shqioetaret e Vertete qe nderojne historine e tyre duhet te urrejne turkun,ndryshe ta lene hipikrizine se jane “shqipetare” por me Bese Myslimane.
Keto te dyja nuk bashkohen dhe per aresyen qe ne Historine e Shqioerise Turqit na kane vrare,marre pengje,prere kokat,perrdhunuuar etj.
Fakt eshte Ali Pashai qe ja prene koken se mendoi ndryshe nga Ismail dhe Frashellinjte.
Erdogan, dakord per turqit, po per greket ke gje per te thene se te shohim qe ha mire ne canakun e tyre. Mbylle halen se vetem per Shqiperine nuk je o gjakprishur qe perfiton nga liria qe te ofron gazeta .
Greqia nuk ka egzistuar si shtet atje e jane si njerez pa atdhe.
Ajo eshte krijuar ne menyre artificiale ne vitin 1821mbi tokat e shqiptareve dhe nga popullsia shqiptare.
Keshtu ajo eshte si njje ndertese qe themelet i ka shqiptare, muret i ka shqiptare, dyert shqiptare, dritaret shqiptare, catine shqiptare, mobilimin shqiptar.
E kerkon ti hedhe vickla Turqise e jo vetem kaq po ju ka versulur dhe Shqiperise
Ata jane si laraska qe ka zene folene e pellumbave