Kreshnik Spahiu: Ja çfarë fshihet pas lojës me detin, si e shiti Berisha pas financimit të fushatës nga grekët, pakti 6 pikësh me Athinën dhe pozicioni i Ramës

29 Gusht 2020, 09:27Politika TEMA

Debati për kufirin detar mes Greqisë dhe Shqipërisë sa vjen edhe bëhet më i zjarrtë. Dje ka pasur shumë reagime në politikën shqiptare dhe atë greke, ndërsa nuk ka mbetur pas as kryedemokrati Lulzim Basha. Gazeta kontaktoi me ish-kryetarin e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, një ndër personat që ka reaguar ashpër sa i takon paktit të 2009 mes Greqisë e Shqipërisë. Madje Spahiu u shkarkua nga posti në KLD pikërisht për shkak të akuzave të shumta të tij ndaj grekëve.

Në një intervistë për gazetën SOT, ai ka hedhur dritë mbi atë se çfarë po ndodh tani me çështjen e detit dhe atë se çfarë ka ndodhur në 2009. Spahiu ka treguar për gazetën arsyet se përse Berisha e shiti detin. Sipas tij, ish-kryeministri, para zgjedhjeve të 2005 kishte arritur një pakt me 6 pika me grekët, të cilin do e zbatonte nëse ata e sillnin në pushtet. Sipas Spahiut, grekët financuan fushatën dhe lobuan përmes Nikolas Geixh që Berisha të fitonte zgjedhjet.

Spahiu ka treguar se si më pas u plotësua plani 6 pikësh, ku përfshihej dhe shitja e detit. Nga ana tjetër, ai ka treguar se kryeministri Rama nuk do e ripërsërisë atë që bëri Berisha, ndërsa shprehet se gjetja e gjuhës së përbashkët me grekët do të jetë shumë e vështirë. Sipas Spahiut, Berisha ka kryer krim me paktin e 2009 dhe duhet të ndëshkohet. Spahiu ka analizuar dhe deklaratën e kryeministrit grek për zgjerim me 12 milje, të cilën e cilëson kontradiktore.

-Zoti Spahiu, debati për kufirin detar mes Greqisë dhe Shqipërisë është rindezur. Si e shihni faktin që Greqia në kulmin e tensioneve me Turqinë kërkon marrëveshje me ne?

Janë disa faktorë që Athina po rindez debatin në këto momente: E para për të demonstruar se nuk ka tendencë të njëanshme kundër Turqisë, por se Greqia e ka axhendë me gjithë vendet fqinjë Shqipëri, Itali, Turqi për demarkacionin. E dyta sepse kjo çështje rrit elektoratin e Nea Demokracisë nëpërmjet debatit nacionalist. E treta sepse në Shqipëri po afrojnë zgjedhjet dhe nënshkruesi i marrëveshjes së 2009 Lulzim Basha, pretendon të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë!

-Kryeministri grek këmbëngul te zgjerimi me 12 milje. Si e shihni deklaratën e tij, pasi ka shumë interpretime mbi zgjerimin me 12 milje bazuar dhe te konventat?

Kjo deklaratë është totalisht kontradiktore. Në thelb kryeministri grek kërkon atë çfarë edhe Gjykata Kushtetuese Shqiptare ka arsyetuar në vendimin e saj kur prishi marrëveshjen e dy qeverive Berisha-Karamanlis: Demarkacioni detar Shqipëri-Greqi të ndahet sipas Konventave ndërkombëtare dhe jo duke dhuruar pjesën shqiptare siç e bëri Sali Berisha kryeministër me firmën e Lulzim Bashës ministër i Jashtëm. Greqia sapo ka përfunduar marrëveshjen për kufirin detar me Italinë. Ata i janë përmbajtur marrëveshjes së vitit 1977 për shelfin kontinental, që ka parim vijën e mesme të korrektuar. Kjo është shumë mirë të aplikohet dhe në bisedimet me ne.

-A ka gjasa të ripërsëritet një skenar si ai i 2009, por këtë herë nga qeveria “Rama”?

Jo nuk ka asnjë mundësi që të përsëritet. Kjo për tre arsye: 1- Edi Rama ishte palë paditëse në gjykimin kushtetues 2011 për marrëveshjen Berisha-Karamanlis. 2- Edi Rama shkarkoi Ditmir Bushatin nga ministër i Jashtëm për shkak të bisedimeve me Greqinë; 3- Edi Rama do shkatërrohej politikisht në vitin e tij elektoral nëse i fal Athinës 12 milje det.

-Si e shihni rolin e Turqisë në këtë mes? A ka ndikim te negociatat Shqipëri-Greqi?

Jo nuk ka asnjë ndikim Turqia në debatin Shqipëri-Greqi. Në 2011 ndikim kishin SHBA, të cilat u garantuan imunitet gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që kërcënoheshin nga Berisha për ta lënë marrëveshjen në fuqi. Vetëm ndërhyrja amerikane bëri të mundur prishjen e marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese.

-Ju u shkarkuat nga posti i nënkryetarit të KLD me argumentin se keni dëmtuar marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Pse sipas jush Berisha dhe Basha firmosën paktin në 2009?

Sepse në 2005 Partia Demokratike erdhi në pushtet sipas një marrëveshje me Greqinë, e cila financoi fushatën e Berishës nëpërmjet greko-amerikanit Nikolas Geixh. Marrëveshja e Partisë Demokratike-Athinë përmbante 6 pika: 1- Delimitimin e kufijve Shqipëri-Greqi në detin Jon;

2- Hapjen e 6 varrezave të ushtarëve grekë në jugun e Shqipërisë; 3- Hapjen e shkollave greke në disa fshatra minoritarë; 4- Lejimin me ligj të ndryshimit të kombësisë nga shqiptare në greke të ortodoksëve shqiptarë nëpërmjet vendimeve gjyqësore; 5- Marrjen e një ministrie në qeveri nga minoriteti grek (Ministri Spiro Ksera); 6- Koalicion qeveritar me partitë e minoritetit grek.

Berisha dhe Basha e mbajtën premtimin dhe i plotësuan të 6 pikat e marrëveshjes!

-Si shpjegohet që prokuroria mbylli hetimet dhe nuk u ndëshkua askush mbi marrëveshjen e 2009?

Sepse prokuroria kontrollohej në atë periudhë nga qeveria Berisha. Nuk guxonte asnjë prokuror të prekte kryeministrin Berisha, i cili ishte në kulmin e fuqisë së pushtetit të tij. Unë personalisht e denoncova dy herë në prokurori marrëveshjen e detit dhe më pas Kuvendi ngriti komision hetimor për shkarkim me motivacionin: “Kreshnik Spahiu shkarkohet nga funksioni i zv/kryetarit KLD për kapërcim kompetencash në dëm të marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-greke dhe ndërhyrje anti-ligjore në çështjen e delimitimit kufijve detar Shqipëri-Greqi.

Tonet nacionaliste të artikuluara nga zv/kryetari KLD Kreshnik Spahiu kanë ndikuar në bashkëjetesën vëllazërore të emigrantëve shqiptarë me popullin grek”. Ambasada Amerikane bëri një raport të veçantë, i cili u publikua më pas nga wikiliks, ku thuhej: Kreshnik Spahiu një nga zyrtarët më të rrezikuar fizikisht për jetën nga kërcënimet e Sali Berishës. Më pas unë dorëzova peticionin me 50.000 firma kundër ndryshimit të kombësisë dhe fitova çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

-A mendoni se do gjendet gjuha e përbashkët apo mund të kemi tensione mes dy vendeve?

Jo nuk do gjendet një gjuhë e përbashkët sepse qeveria Rama mban raporte të mira me SHBA dhe Turqinë. Në këto kushte qeveria Rama do e largojë palën greke me duar bosh për të marrë rol protagonist dhe merita para zgjedhjeve.

-Ju në rrjetet sociale keni deklaruar se Greqia po shpreson që në zgjedhjet e 2021 të fitojë Basha. Mendoni se kreu demokrat do shkojë sërish te e njëjta çështje?

Basha ka shkuar dhe është i detyruar t’i qëndrojë pazarit me Greqinë. Ata financojnë miliona euro që Basha dhe koalicioni PD-PBDNJ të vijë në pushtet. Greqia dhe Nea-Demokracia janë aleati kryesor që mbështesin bërjen e Lulzim Bashës kryeministër. Firma e Bashës për delimitimin e detit Jon vlen për Athinën trilionë euro burime gazi dhe nafte në territorin që tenton të rrëmbejë Greqia me nënshkrimin e tradhtarit, i cili vetëm të riciklohet në pushtet ka bërë sërish pakt me djallin.

-Berisha vijon këmbëngul se pakti i 2009 ishte më i miri. Si i shihni qëndrimet e tij?

Si jurist e kuptoj qëndrimin e Sali Berishës. Kështu ndodh gjithmonë me të pandehurit ose me ata që rrezikojnë burgun: “Legjitimojnë krimet e tyre si veprime normale”. Sipas Kushtetutës konsiderohet krim dhe tradhti kombëtare kush tenton të cenojë integritetin territorial dhe kufijtë e Shqipërisë. Athina është avokati kryesor i Partisë Demokratike. Pazari i klientit me avokatin në këtë rast është shumë i lartë.

36 komente në “Kreshnik Spahiu: Ja çfarë fshihet pas lojës me detin, si e shiti Berisha pas financimit të fushatës nga grekët, pakti 6 pikësh me Athinën dhe pozicioni i Ramës”

  1. tourkalvanos.... says:

    Tjeter hale turke…….
    O Zot,jane shume qelbin gjthndj…..

    1. Henks says:

      Turkalvanos grekqiri

      Me siguri je ndonjë ac/dc, flm, klimax apo ndonjë grekqir tjetër, për atë që thua ke të drejtë, pjesa dërrmuese e Grekqisë, përbëhet nga jevgj të ashtuquajtur “grekë”. Hiq arvanitasit, vllehtë dhe sllavët, të tjerët janë gabelë egjiptianë, sirianë, iranianë, pakistanezë, etj.. Punë grekqirash, gjellë qensh…

    2. Thimio says:

      Turq jane greket o tourko-kari lalit.
      Ju djeg bytha ju greqirave se jeni pa identitet: jeni vecse turq ortodoks, jevgjiterit e europes e mesdheut.
      Ikni ne pidh te s’emes turke ju robqirat grek, shkoni te semafori te lani borxhet.

    3. Berisha dhe Luli ri-inkarnim i Esat Pashes dhe Ahmet Zogollit says:

      Berisha dhe Basha nuk jane tjeter por riciklime kanalesh gjirizi te Esat Pashe Toptanit dhe Ahmet Bej Zogollit. Te dy, Esati dhe Zogu, shiten toka dhe liqene tek Serbi e Malazezi per te ardhur ne pushtet (Zogu Shen Naumin) dhe Esati i dha Serbise Shkodren (pavaresisht se fuqite e medha nuk e lejuan kete destabilizim ne ate kohe). Ndersa Berisha dhe Luli kane bere ato qe Kreshniku i pershkruan me vertetesi te plote. Greqia vazhdon synimet e saj irredentiste per te na vjedhur 100% Epirin shqiptar, nga Arta dhe Preveza ne lumin Shkumbin. Ne duhet te punojme qe te marrim ate qe na kane vjedhur 100 vjet me pare ne 1913. Shpresojn qe do te vije dita qe keta neoesadist dhe neozogiste do te kryqezohen ne burgun e Tiranes per keto maskaralleqe qe i kane bere ketijn vendi.

  2. Theatre and Drama says:

    te gjitha jane puthuaj te sakta,vetem nje korigjim
    per anullimin e Marveshjes se Detit te 2009,nuk ishte vetem USA por edhe Turqia qe ndikuan..
    Turqia gjithashtu paralajmeroi Shqiperine per rrezikun qe i kercenohej kesaj te fundit nga zgjerimi i ujerave greke… turqit e kuptuan qe ne fillim lojen e shejtan-budallait grek,dhe e shfrytezuan kete per interesat e tyre per te zgjeruar ujerat turke,ne Mesdhe fillimisht por edhe ne Egje eventualisht

    1. Theatre and Drama says:

      o TemA,boto ndonje artikull “si u terhoq Turqia me bisht ndë shale nga Mesdheu” qe te kenaqen kurdhet e anastasit(janullatusit)…keshtu mund tiu shijoje me shume suflaqa me keçap dhe kokakola

    2. Shenjestra says:

      Je i mire si njeri,guximtar,nuk ke frike,si poltikan,si jurist,por ke nje gje te keqe KRESHNIK,qe ke qene dhe je me Sali Berishen. E ke mbrojtur shume dhe ke bere prpagand te madhe ne favor te tij dhe kur erdhi puna,Saliu shikoi bythen e tij dhe ty me vendim parlamenti te shkarkoi.Tani ti e njeh mire Salin,kush eshte ai dhe ne ç’kategori krimnelesh hyn ai.Me pelqeu shume ky shkrim sot,ke thene shume gjera te verteta,qe jane probleme,jane nje objekt hetimi nga SPAKU,por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh.Me beri shume pershtypje se,Greket investuakan shuma te medha per Bashen qe ai te jete kryeminister.Eshte çudi pse nuk vepron drejtesia e ti fusin ne burg.Me kete SPAK-u jo vetem do veri ne vend nderin e shqiperise,por do plotesoi deshiren e popullit shqipetar per t’i pare at ne burg.Mezi po presim.Pershendetje.

    3. Kuq e zi says:

      Edhe italia ishte kunder sepse me ate marrveshje spostohej pika e takimit te tre shteteve me ne veri meqe kjo pike spostohej ku italia ishte pjese dhe nuk ishte ftuar ne bisedime ajo e kundershtoi
      Ne fakt edhe me bisedimet e 2018 pika e takimit te tre shteteve mbahet ne hije
      kur eshte gurethemeli i marrveshjes dhe ai nuk duhet te levize
      Nqs nuk leviz kjo pike zor se arrijne greket te ndertojne harta te pranueshme nderkombtarisht sepse do dilte nje harte si gjysma gjel

  3. Okulisti says:

    Te tera pyetjet i ke drejtuar Kreshnikut te Berishes se asj kohe por nje pyetje kryesore nuk ja ke bere:Perse nuk behet padi ndaj kryekrimit e tradhetarit Sali Berisha?Kush duhet ta marre iniciativen per kallzim penal dhe organizmi i cili quhet SPAK ,perse e ka filluar punen nga bishti kur dihet qe “peshku qelbet nga koka”!Apo “peshqit e medhenj” duan furra te medha pasi nuk mund te piqen ne zgare si peshqit e vegjel?Ndaj pyetja eshte e thjeshte per cilindo qytetar atdhetar se:Sali Berisha akuzohet per vjedhje,vrasje,tjeteresim pronash shteterpre e private,shitje te depos me te madhe te rmatimit qe ndodhej ne Ballkan,shitje teritoresh per interesa personale e asnje kallzim penal per kete monster !Perse “miqt “tane nuk e terheqin mbrapsh etiketimin ” burre shteti” kur vrau ne mes te bulevardit kater njerez te pafajshem !Apo ai vazhdon te jete “monument agjenturash” qe mbrohet nga Fabrika qe e prodhoi!Sot ai minimumi duhet te ishte duke vuajtur denimin ne qeli e jo me te jete akoma ne skenen politike ku “çfare do Salia bene partia” dhe ç’ka don “Shqypnia e bllokon Salia”!

  4. Niku says:

    Me vjen keq me gazeten e Meros, qe merret me te tilla skupidhje (megjthse ne shqipot dallkauke, keto pelqehen shume, si p.sh. djathi me krimba), sa per Nikun “me dylbite e Ksamilit”, eshte bere me kohe gazi i botes…!!!

    1. Mikel says:

      Meso shqip. Ose vazhdo laj banjot e grekeve.

  5. B says:

    Une jam me Okulistin!

  6. Lik says:

    Arsyetimi eshte I thjeshte o popull :
    1 – Gjykata Kushtetuese rrezoi me unanim marveshjen.Mund te kene pasur mbeshtetjen e USA dhe Turqise por kurre sdo guxonin ti dilnin perballe Berishes n.q.s ajo marrveshje so ishte e gabuar.Dhe ky lloj gabimi quhet shitje e interesave kombetare ose tradheti kombetare per interesa te L.B dhe S.B dhe duhet te hetohen dhe denohen perndryshe jemi nje popull legen, dhe I meritojme te gjitha padrejtesite qe na jane bere.

    1. Shenjestra says:

      Lik,mire e ke,jemi popull legen. Populli demokrat,bythelepiresit e Berishes dhe Bashes,ngrihe per karrigen e kryeministrit qe t’i hiqet Rames dhe t’i jepet Bashes.Ai nuk ngrihet kundra krimeve te Berishes,Bashes dhe Metes,por vetem duan te heqin Ramen qe te vijn Basha e Berisha e ata e te marin shperblime te majme nga greku.

  7. Martin says:

    Po c’merreni me kte legenin.. kur putheshe me lulin ne cader e harroi?? Langaraq mashkull.

  8. Huligani says:

    O Kreshnik,po ti je edhe Jurist,pse nuk shfrytezon hapesirat ligjore?
    Pse nuk ngre ti padi i pari,tani kemi edhe SPAK-un.
    Aty tregoje ke bythe apo jo edhe mos u hidh dege me dege.
    Ka aq krime dhe vepra penale te kryera nga Qoftlargu i Vicidolit,
    sa jo nje gjykate e thjeshte,popr nje Tribunal duhet ngritur.
    Ashtu ti kthehesh ne hero,se tani sje askushi.
    O Kreshnik daullet bjen per ata qe kane veshe

    1. vang says:

      me duket se nuk ka firmosur Sala marveshjen por Luli i cili u detyrua nga Sala dhe mbase per kete arsye i shpeton denimit.

  9. Huligani says:

    Edhe largoheni fytyren e Qoftlargut qe aty,se na trembet kalamajt

  10. Piro says:

    Pikat e marreveshjes se Berishes me greket jane te sakta. Mesa duket greket kane dosjen e Berishes. E rrezuan me 1997, e sollen me 2005. Kerkojne ta risjellin me 2021. Per malokun, pushteti vlen mbi gjithcka.

  11. Spiro Papadhimitri says:

    Edi Rama duhet te matet mire para se te nenshkruaj marreveshjen. Populli shqiptar te jete vigjilent dhe duhet te bojkotoje mallrat dhe sherbimet greke. Janullatos te shpallet non grata. Te rishikohen te gjitha marreveshjet e deritanishme per sa u perket varrezave, shkollave apo te ashtuquajturave zona minoritare. Te ndeshkohen te gjithe ata qe i kane bere dem Shqiperise.

  12. Koli says:

    He more gjyma qe shkoni pas spiunit te UDB serbit Salih Berisha dhe greket ja paskan financuar zgjedhjet Salihit.Dhe keto i thote njeri qe ka qene lepires i Berishes,po tani e ka kuptuar disi fajin dhe po tregon.Gjithmone Salihi i ka eliminuar bashkepuntoret se ata dine shume per kryespiunin e frances serbis rusis greqis cias amerikane per poliagjentin Salih Berisha.

  13. buj says:

    1-EDI RAMA BERI SIKUR ISHTE PALE PADITESE POR NE FAKT PALE PADITESE U BE VETEM PASI DISA NGA PATRIOTET SHQIPTARE DHE GJYKATA KUSHTETUESE E VENDOSEN PER REFUZIMIN E E MARRVESHJES SE DETIT DHE E CILESUAN ATE ANTIKOMBETARE, DERI ATEHER PS DHE EDI RAMA NUK PATEN FOLUR 2- EDI RAMA NUK E SHKARKOI MINISTRIN E JASHTEM DITMIR BUSHATI PER SHKAK TE MARREDHENIEVE ME GREQINE POR PER QENDRIMET ME KS DHE SERBINE EDHE PALACOLLEQET E TJERA Q3E DUAN TE MBULOJNE TE DY,3- EDI RAMA NUK SHKATERROHET POLITIKISHT AI I SHKATERRUAR ESHTE. E VETJMA GJE QE E MABN ESHTE MENDJELEHTESIA E TIJ DUKE BERE AKROBACIRA FJALESH SE AI NUK ESHTE NJE ESAD PASHE, POR FAKTET FLASIN NDRYSHE , SHQIPTARET NUK I BESOJNE ME, E KANE DURUAR SE E KAN EPATEUR ME TE VESHTIRE TI BESONIN LUL BASHES E ILIR METES , POR TANI QE EDHE KY ESHTE NJELLOJ NE MOS ME KEQ S3E ATA , TE GJITHE E DINE QE EDI RAMA ESHTE NJE NJOLLE HISTORIKE PER SHQIPERINE, KESHTU TI SAHAN LEPIRES SORRE E EDI RAMES BEN MIRE MOS UA VRASESH SHPRESEN E MOS U KAPESH MBAS PATRIOTIZMIT TE SHQIPTAREVE PER TE REALIZUAR QELLIMMET E TUA SE EDHE NJE ZHGENJIM TJETER EDHE DO IKESH SI ZOG SORRE BQ BLLOKU

  14. Shenjestra says:

    Je i mire si njeri,guximtar,nuk ke frike,si poltikan,si jurist,por ke nje gje te keqe KRESHNIK,qe ke qene dhe je me Sali Berishen. E ke mbrojtur shume dhe ke bere prpagand te madhe ne favor te tij dhe kur erdhi puna,Saliu shikoi bythen e tij dhe ty me vendim parlamenti te shkarkoi.Tani ti e njeh mire Salin,kush eshte ai dhe ne ç’kategori krimnelesh hyn ai.Me pelqeu shume ky shkrim sot,ke thene shume gjera te verteta,qe jane probleme,jane nje objekt hetimi nga SPAKU,por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh.Me beri shume pershtypje se,Greket investuakan shuma te medha per Bashen qe ai te jete kryeminister.Eshte çudi pse nuk vepron drejtesia e ti fusin ne burg.Me kete SPAK-u jo vetem do veri ne vend nderin e shqiperise,por do plotesoi deshiren e popullit shqipetar per t’i pare at ne burg.Mezi po presim.Pershendetje.

  15. Zeusi pellazg says:

    LKUR JANE LOJE INTERESAT E KOMBIT POPULLI DUHETTI BEHET KRAH ATIJ WE I MBRON STO
    NE KETE SITUATE NESE RAMA NDESHET ME GREKUN TEGJITHE DUHET TA MBESHTESIM ATE
    ATDHEU MBI GJITHCKA

  16. Timi says:

    Harrojeni që Sala të shkojë në burg. Ka edhe moshën tash. Por një plumb ballit do e shpëtonte Shqipërinë. Pa Saliun Basha & Co rrëzohen si shtëpi letre. Por si duket kanë vdekur shqiptarët.

  17. Pune e bene hapi, jo vrapi says:

    E para – kur u be mareveshja e vitit 2009 greqiret nuk e kishin idene e 12 miljeve. Tani e kane zbuluar nje gje te tille. Pra ishin komplet injorante ne kete drejtim. Keshtuqe nuk dilnin deri ne Otranto me marevshjen e 2009-tes, me ane te hapesire ujore 6 milje.
    E dyta – me Turqine nuk i ka ngecur sharra ne gozhde, por i ka ngecur ne bulon.
    Ne te njejten situate do te bien dhe me Shqiperine, pasi pervec eksperteve, marevshja duhet te ratifikohet ne parlament, dhe te nuk mjafton.
    Duhet dhe Presidenti i Shqiperise te miratoi ratifikimin e parlamentit.
    Jam i bindur se z Rama do te perpiqet te jete i kujdesshem ne kete drejtim, dhe kur te vije puna per te hedhur firmat, eksperienca e djeshme e jona dhe eksperianca e sotme nga rasti i Turqise, na meson se ka pune puna.
    E meqenese ka pune puna, ne nuk kemi asnje faktor shtytes qe te na detyroje ti bejme punet me vrap si te shkaterruar.
    Pasi ne nuk jemi as Egjipti as Gerqia qe shkuan dhe bene mareveshje piratesh, naten per gjithe naten.
    Ne jemi Shqiperia e Shqiptareve, dhe koha tia hedhesh shqiptareve me mareveshje piratesh ka vdekur.
    E ndersa Turqia perdor versionin; per memedhene me pushke dhe pene.
    Ne perdorim versionin; per memedhen me pene dhe pushke.
    E bazuar ne fjalen e urte: Punen e ben hapi, jo vrapi.
    Ne do i bejme punet ngadale ngadale, mbeshtetur ne kolltuk per shtate pale qejfe.
    Kusaret kane gjithnje axhale, dhe kerkojne te bejne mareveshje piratesh.
    Ne nuk kemi as axhale ( nevoje ti bejme punet me vrap) as jemi per mareveshje piratesh.
    Kush ka nevoje te beje mareveshje piratesh, le te shkoi naten per gjithe naten ne Egjipt, ne jemi Shqiperia e Shqiptareve.

  18. Al says:

    Berisha te vuri dhe u pasurove apo jo, na thuaj si e financoje partine tende? Ai te hoqi se den zera per zarfa apo jo , nderkohe fillove dhe levizje politike duke qene zv kryetar kle je….Si mund te linte….I keq dhe I papjekur he Kreshnik …

  19. On says:

    Atehere kishim kushtetuese…me burrin e keq Saliu…po sot o hajdute administrate…cfare kemi? Asgje…veten Ramushin…as keq

  20. Shpalosësi says:

    Keshtu e shesin mallin e babes:
    Shen Naumin ua fali Zogeza serbeve
    Detin Jon ua fali grekeve BURISHA
    Krahasojini fytyrat e tyre sa kane ngjashmeri!

  21. Betimi says:

    Eshte momenti i arte historik qe te kerkohet heqja e ligjit paradoksal te luftes nga ana e Greqise. Perndryshe te mos kryhen bisedime per kufij.

  22. Plugu says:

    Shikoni o njerez,foton e Saliut,se çfare fytyre ka.Nxin e sterron tamam si nje kanibald,vampir.Ec po deshe jepi voten ketij krimineli.

  23. Sasame says:

    Nje fotografi qe flet shume.Hajdute,vrases,kriminel,agjente iserbise,kondrabandiste karburanti e armesh,tradhetar i Kosoves, percares i kombit,lufte nxites, alabak,goje cthurur pa edukate .Turp per organet e drejtesise qe nuk itregon vendin kesaj monstre qe ka ndyr e felliqur kete vend e kete popull Drejtesia duhet te filloj me kete monster.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje