“Ja e vërteta e arratisjes së Bilal Xhaferrit dhe kush ishin dy bashkëfshatarët tanë çamë, “Gjoksi” e “Trimi”, që Sigurimi i nisi në….”/ Dëshmia nga SHBA-ës e të arratisurit në ’85-ën

30 Gusht 2020, 09:05Politika TEMA

Memorie.al publikon disa pjesë nga libri voluminoz autobiografik në dorshkrim “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar” (kujtime nga xhehnemi) me autor, Kasem Hoxha me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim në SHBA-ës që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.  E gjithë historia e trishtë dhe e dhimbëshme e Kaso Hoxhës, që nga jeta dhe puna e vështirë në fshatin e tij në skajin më jugor të vëndit, pakënaqësia ndaj regjimit dhe poezitë e para me karakter politik, si ranë ato në dorë të Sigurimit të Shtetit dhe kush ishin të afërmit e tij që e spiunuan, arrestimi në zyrën e Kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Markat, nga Sigurimi i Shtetit më 21 qershor të vitit 1973, hetuesia në Degën e Punëve të Brendëshme të Sarandës, gjyqi ndaj tij dhe dënimi me 10 vjet burg për “agjitacion e propagandë”, qëndrimi në “Kaushin” e Tiranës (Reparti 313), dhe të burgosurit që gjeti aty, dërgimi në Spaç e puna në atë kamp me policët e oficerët kriminelë dhe të “butë”, bashkëvuajtësit e përshkrimi i “portreteve” të tyre me anët pozitive dhe negative, lirimi nga burgu dhe kthimi në fshat, arratisja në Greqi dhe qëndrimi në kampin e Llavros-it, fitimi i azilit politik për në SHBA-ës, korrespodenca me organizatën Amnesty International, e degës së Londrës, informacionet me të dhënat që u dërgonte për të burgosurit e Spaçit dhe regjimit komunist në Shqipëri, e deri tek krijimi i familjes së re dhe jeta e puna në atë vënd të largët me komunitetin çam të përçarë nga intrigat e njerëzve të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria që vepronin atje.

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesë nga libri në dorshkrim, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, (kujtime nga xhehnemi) i autorit, Kasem Hoxha, dërguar prej tij ekskluzivisht për Memorie.al

Mos ja vini veshin titullit që po ju paraqes, dua të them, se sikur mos të jeni të duruar për të lexuar këtë përmbledhje me kujtime, po të doni ta falni autorin, se stili i tij është i zbehtë, i pafrymëzuar përpara kësaj drame të madhe, të popullit tim, të kombit tim martir.

Personazhet e mij, nuk janë të krijuar nga fantazia ime, por janë njerëz të vërtetë, janë vëllezërit tuaj, baballarët tuaj, të afërmit tuaj. Ngjarjet nuk janë të trilluara, por reale e të jetuara. Ju do të bindeni vetë, vetëm pasi të keni lexuar këtë përmbledhje me kujtime. Ju do gjeni diçka nga jeta juaj, diçka të vërtetë nga jeta e baballarëve tuaj, e nënave tuaja, e vëllezërve tuaj, se si vuajtën se si vdiqën.

Këtë përmbledhje kujtimesh, e shkrova për amanetin që më lanë shokët, që bota të mësojë të vërtetën, se si u torturuan, si vuajtën, si vdiqën, njerëz të pafajshëm, nëpër kampet dhe burgjet e xhelatit, Enver Hoxha!

Unë shkoj me shpresë se cilido lexues, shqiptar ose i huaj, nuk më mbetet hatëri, nga kritika, rrahja e mendimeve të kundërta, pasi është mënyra më e mirë për të gjetur të vërtetën. Titulli i librit, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, do t’i zëmëroj lexuesit, por në fund, do arrij në konkluzion se kam të drejtë, ta quaj “Epokën 45-vjeçare të regjimit komunist satanik të Enver Hoxhës”: T ë shëmtuar.

Unë, mjerisht, për fatin e keq që pata, pashë dhe jetova dramën e madhe që ndodhi përpara syve të mij. Nuk jam as poet dhe as gojtar, do më duhet punë e madhe që t’i shpëtoj gabimeve letrare në këtë libër historik, që mund të frymëzojë poetët dhe shkrimtarët e ardhshëm, mbi tragjedinë e kohës sonë, të kohës më të zëzë të kombit tim!

Zotërinj lexues, ju uroj të gjithëve të keni liri dhe paqe…!

Kaso Hoxha.

Llavrio, Greqi 1985

                                       Vijon nga numri kaluar

Qershor 1973. I lidhur me hekura këmbë e duar në qelinë Nr. 4 të Degës së Brendëshme të Sarandës!

Nuk fola asnjë fjalë. Kufoma ime ishte e mbyllur brënda këtyre mureve të zinj, por shpirti im ishte atje larg brënda atyre mureve të varfëra të kasolles time. Mundohesha si mund të gjeja pak ngushëllim, dhembja e krahëve sa po vinte shtohej nga mos qarkullimi i gjakut. Në qetësinë varr të këtij burgu, dëgjoheshin hapat e çizmeve të policit që patrullonte në koridor, ai herë pas here hapte sportelin, një vrimë 10 cm. me 10 cm. në mes të derës, ndizte dritën të shihte në isha gjallë!

Ashtu me dhimbje i rrëzuar përdhe, mbi ato lasa druri shtruar në dysheme, vrisja mëndjen se kush ishin ata që më raportuan në organet e Sigurimit të Shtetit. Vrisja mendjen, mos vallë u kishin rënë në dorë ca shkrime?! Kujtime, ngjarje, vargje në poezi? Jam i sigurtë se Operativët e Sigurimit e kontrolluan shtëpinë në çdo cep të saj. Isha tepër i friksuar se në qoftëse u kish rënë në dorë, kishin material të mjaftueshëm, që sipas ligjeve të tyre, edhe mund të më pushkatonin. Mjaftonin fjalët me të cilat i kisha titulluar: ”Vite të rinj, ditë të zeza”, me karakter të thellë antikomunist kundër Partisë së Enver Hoxhës.

Zemërimi im ndjehej në çdo varg të shënimeve të mija, si te “Kënga e kazmaxhiut”, etj. I zhytur në mendime për akuzën që më bëhej, akuzë e rëndë që të dënonte me vdekje, më bëri që të harroj dhembjen e hekurave që kishin hyrë thellë në mish. Pas disa orësh në qoshen e qelisë ulur këmbëkryq, desha aq shumë të shtrihesha, megjithëse i lidhur me duart pas kurrizit, ishte tepër e vështirë. Në këtë qeli bodrum, nuk dëgjohej zhurma e qytetit, veçse aty – këtu polici i bërtiste të paraburgosurve në qelitë e tjera, kështu që nuk isha vetëm në fund të këtij ferri.

Është dita e parë e verës 21 qershor, fushat e korrjes së grurit, grurin që e prodhojmë me duart tona, por që kurrë nuk e shijojmë bukën e grurit, pasi fshatarëve të kooperativës u shesin bukë misri që se hanin as qentë. Vapa e qershorit po e thante barin e dalë në pranverë. Vapa që rreshkte fytyrat e fshatarëve fukarenj, vapë që rreshk gjithçka, shirat ishin të rralla në atë muaj. Sytë e mendjes time ishin atje, vështrojnë nga larg atë tokë që e desha aq shumë.

Nuk mund ta hiqja nga mendja atë skenë të llahtarshme të mëngjesit të asaj dite, më dukej se gjeja pak ngushëllim kur mendoja për njerëzit e mi, për vendim tim, dhenë tim, dhe që më ushqente mua edhe armiqtë e mi, njerëzit që i shërbenin diktatorit. Ky rregjim e kishte hedhur vëllanë kundër vëllait, asnjë s’ka besim tek tjetri, për të shprehur atë që po ndodh. Zagarët që bëjnë ligjin në fshat, janë ca laro pa asnjë ndjenjë humane, i shërbejnë me fanatizëm diktatorit, ato nuk lodhen, ata kanë gjithçka, ndërsa ne nuk kemi asgjë.

I quaj Laro, sepse nuk gjej dot fjalë më të ulët ta përshkruaj karakterin e tyre. Një nga këta ose që të gjithë ata zagar, ishin shkaku që unë ndodhesha në atë qeli të zezë. Kush vallë të jetë ky xhahil, kjo krijesë e ndyrë, kobure në duart e diktatorit?! Ky diktator rronte, sepse ka njerëz të tillë që i shërbejnë veprës së tij kriminale!

Mendja më shkonte tek Nafiz A…, nuk e di pse e urreja aq shumë, këtë komunist të ndyrë, me kuptimin e plotë të fjalës. Gjithnjë mundohesha që mos të kishin vend në shpirtin e zemrën time, ndjenja e urrejtjes të njeriut ndaj njeriut, nuk ma qaste karakteri im, megjithëse jo i formuar akoma mirë ideologjikisht, nuk i ndaja dot miqtë nga armiqtë, pasi i doja të gjithë njëlloj.

Kërkoja shkakun pse njerëzit nuk ishin të barabartë në shoqëri! Vrisja mendjen që në këto momente vlonte, për t’u dhënë përgjigje shumë pyetjeve. Mos vallë është Rexhep R… me gjithë vëllezërit e tij. Leskua dhe Shefqet R…, dyshim kisha gjithashtu tek spiunët e Sigurimit, Petrit A…, Sadik S…, i biri i Saliko Sh. S. Këta spiuna, informatorë të makinerisë diktatoriale, jepnin informacion Sigurimit për cilindo! Në këto momente tepër të vështira, i mbledhur në këtë qeli, bodrum të zi, ndjehesha pesimist, i humbur, pa shpresë. Truri në kokë ziente si një tenxhere që valon në zjarr. I thashë vetes: ky është fundi!

I gjunjëzuar në atë qoshe të qelisë numër 4, prisja atë që nuk dija se çdo të ndodhte. Nuk dija se ç’orë ishte, ndërkohë çizmet e policit u dëgjuan pranë qelisë time numër 4. Ata hapën sportelin e vogël, ndezën dritën, hapën derën e rëndë me shumë zhurmë. U ngrita me shumë mundim në këmbë, sytë e mi ishin përshtatur errësirës së qelisë, i dalloja mirë muret e zezë të gërvishur, plotë heroglife gjithë andej, pasi të burgosurit që kalonin në këtë qeli, mundoheshin të shkruanin emrin e tyre për të lënë gjurmë.

Drita që ndezën ishte verbuese për sytë e mi që u mësuan me errësirën. I pashë shumë qartë fytyrat e atyre policëve bark- mëdhenj. Njëri nga ata ishte Beqo Sulo nga Ajnjarisytë e tij të kërcyer jashtë nga gropa e syve, m’u dukën tepër të zgurdëlluar! Fytyra e atij barkmadhi shkëlqente nga dhjami i shumtë. Ai nxorri një duf të madh dhe më pyeti: “Çfar ke bërë”? – gjoja sikur nuk dinte asgjë. Isha tepër i sigurtë që padronët e tij, e kishin udhëzuar se si të më torturonin.

Bequa, ish polic me vite në Degën e Brendshme, e njihja këtë polic, sepse ai shkonte përmes Markatit, kur vente në Ajnjar, e njihja fytyrën e tij të buhavitur nga dhjami i tepërt. Ky bark i madh, i veshur me uniform ngjyrë blu të errët dhe me kapelen e policit që i rinte në majë të kokës, e bënte më hije rrëndë.

Bequa ishte polici që i nxirrte të burgosurit për në WC dhe u jepte ushqim. Nuk desha t’i përgjigjesha pyetjes së tij dhe doja të shprehja duke shtrënguar fort nofullat, se sa e urreja. Ai më urdhëroi të ktheja kurizin dhe me një çelës, ç’vidhosi prangat e shtrënguara deri në kockë. Ndërkohë duart më ishin mpirë.

-“Shko në hale”! – më urdhëroi. Haleja ishte një derë më tej, qelbej aq shumë, e pa larë, e desifektuar kurrë ndonjëherë! Policët dhe Bequa më ruanin. Nuk më vinte për të dalë jashtë, organizmi im kish pushuar së funksionuari.

-“Hajde”… – bërtiti, ‘ç’pret. Nesër në mëngjes do të të hapim përsëri derën”, thirri gjithë inat polici. –

-“Nuk kam nevojë për asgjë” … u’a ktheva. Beqo Sulo polici, u dha urdhër dy policëve të tjerë, të më futnin në birucën numër 4 përsëri, duke i urdhëruar të më vinin prangat, jo vetëm në duar, por tani edhe në këmbë. Të dy policët që ishin të rinj në moshë, siduket bënin shërbimin ushtarak. Pasi më hodhën, më urdhëruan të gjunjëzohesha për të lidhur duart e këmbët së bashku, ashtu si një kafshë, kur e shpie te kasapi!

Rashë i grumbulluar mbi ato dërrasa. Policët e rinj u treguan të mëshirshëm, ata nuk i shtrënguan shumë hekurat, sidoqoftë, imagjinoje, a mund të jetë e mundur që me orë të tëra të dergjeshe në këtë qeli, i lidhur në këtë mënyrë?! I mbylla sytë, pika loti u rrukullisën mbi faqen time, tani pa shpresë për të parë më nënon time, fëmijët e mi! Pak më interesonte për atë grua që i solli në jetë këta fëmijë, kisha dyshim se ajo i dha ndonjë informatë Sigurimit për qëndrimin tim antikomunist, nuk isha i sigurt, por dija sa ata zagar pyesnin këdo?!

Të gjithë “Ne”, të quajtur “të deklasuar”, domethënë njerëz “të pa dëshirueshëm” për regjimin e Enverit! Të gjithë këta njerëz do të kenë fatin tim?! Eleminim të plotë fizik, kushërinjtë e mi ishin antikomunista. Selfo Hoxha, ish i dënuar politik, zagarët e Sigurimit të Shtetit e dinin shumë mirë që unë i doja njerëzit e mi.

Pasi erdhi në fshat me gjithë familjen e tij, ai mundi të arratisej në Greqi, bashkë me kunatin e tij, Bilal Xhaferrin dhe Bajram Shuaipin, djalin e Ferikut. Unë kisha simpati të madhe për Bilalin. Unë pata mundësi të lexoja librin e tij “Njerëz të rinj, tokë e lashtë”, libër i cili, u bë frymëzim për mua.

Kushëriri tjetër, Rexhep Hoxha, ishte arratisur më 1956-ën, në kohën kur i dërguari i Partisë, Shefqet Peçi, kërkonte ta bënte fshatin kooperativë. Xhaxhai tim Haxhiu, me gjithë gruan e tij, Xhexhon time të dashur dhe djalin e tij, Hiqmetin, i internuan në Dushk të Lushnjes. Më vonë Hiqmetin, regjimi i Enverit e dënoi me burg, për ta zhdukur fizikisht. Ai ishte i ri dhe mundi pas 16 vitesh, të lirohej, por jo plotësisht, pasi e internuan në Borsh të Sarandës. Ai erdhi në fshat, unë e prita, e çova në kasollen time të varfër, bashkë me djalin e Selfos, Alemin.

Asnjë i afërm nuk u qas për ta ngushëlluar për vështirësitë e tij në jetë, për humbjen e babait e nënës së tij. Njerëzia kishte frikë. E çova tek varri i babait, të cilin e varrosëm në qoshe të bahçes sonë! Qava bashkë me Hiqmetin mbi varrin e Xhaxha Haxhiut, i shihja njerëzit e Partisë që bënin roje rreth kasolles, mendonin se Hiqmeti erdhi në fshat që të arratisej! Ai dinte që e survejonin dhe e ruanin, pasi kishte eksperiencë të hidhur, se gjithë rininë e tij e shkoi në burg. Ai kishte vetëm 3 ditë leje nga Dega e Brendëshme. Mori për kujtim nja dy velenza, që i kishin mbetur xhaxha Haxhiut dhe një stromë e vjetër e tij. Ishin të rënda, e ndihmova deri poshtë në fushë, ai u largua për mos t’u kthyer kur më në fshat.

Këto skena tragjike dhe njëkohësisht të frikshme, përshkonin tej e tej në ekranin e mendjes time. Unë kërkoja, vrisja mendjen, kush është ai zagar që më merr jetën. Mendja më shkoi tek ajo natë e gushtit 1969, kur kushëriri im, u arratis! Selfua, Bilal Xhaferi dhe Bajram Shuaipi, unë isha bashkë me ta deri vonë atë natë, ishte festa e Bogazit. Bilali erdhi për vizitë tek motra e tij, Jeta, e cila ish gruaja e Selfos. Ndoshta për të humbur gjurmët e shuar dyshimin, sepse Bilali ishte përjashtuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Regjimi i Enverit e internoi në fshatrat e Durrësit. Nuk e di se si mundi të marr leje nga Sigurimi, pasi Markati ishte zonë kufitare dhe çdo vizitor duhej të kishte leje nga policia.

Sidoqoftë, Selfua hapi fjalën se Bilali erdhi për tu fejuar me një vajzë në fshat, atë e quanin Manushaqe Idrizi, ishte nga një familje e deklasuar dhe ajo ishte rritur në internimsë bashku me babanë e saj, xhaxhain dhe disa kushërinj, si: Rama, Dragua, Met’hati e Idrizi. Ajo ishte një vajzë me karakter, tepër e urtë dhe e respektuar. Do të ishte me të vërtetë një krushqi ideale për Selfon, që Bilali të martohej me këtë vajzë. Selfua, përgatiti një darkë, vajza e pranoi këtë ndërmjetësi që bëri Selfua, ra dakort dhe vitin që vinte, do të bëhej dasma. Ishin të gëzuar të gjithë në familjen e Selfos.

Mbaj mend, isha fëmijë, vështroja i friksuar nga dritarja policët në oborrin e Selfos. Degjoja të qarët e Jetës. Ata nuk ishin vetëm kushërinjtë e mi, por edhe shokët e mi të vegjëlisë. Ata iknin për të mos u kthyer në fshat me vite të tëra. Vëllezërit e Selfos, nuk e di pse ata nuk i internuan?! Ata ishin tepër të frikësuar, Dashua dhe Idrizi ishin të martuar. Në fshat, nuk ishte akoma rrugë automobilistike, të tre vëllezërit e Selfos e ndihmuan Jetën me fëmijë, deri poshtë në fushë, ku i priste makina e policisë së Degës.

Tani ata ishin këtu në fshat bashkë me ne dhe gëzonin për fejesën e Bilalit. Ndejtëm deri vonë atë darkë, megjithëse ditën tjetër që bëhej festa e Bogazit, vendosëm të shkonim të gjithë. Gruaja time, Mejdua, me të cilën më martoi Selfua, sa kish mbushur të shtatëmbëdjetat. Mejdua ishte shtatëzënë dhe nuk mundte të vinte në festë të Bogazit, kështuqë, shkova bashkë me Selfon dhe familjen e tij. Në festë erdhi për herë të parë pas shumë vitesh, Skëndo H… bashkë me Braho E…. Të dy këta dhe Dervish E…, ishin arratisur në Greqi. Këta ishin dërguar nga Sigurimi i Shtetit për të përçarë të arratisurit dhe më tepër për të informuar regjimin e Enverit, për veprimtarinë e emigrantëve politik që ndodheshin në Greqi. Në atë kohë krerët e Ballit Kombëtar, zhvillonin një diversion kundër regjimit komunist, me shpresë për një kryengritje të përgjithshme, për të përmbysur komunizmin në Shqipëri. Kreu i Ballit ishte Haki Rushiti.

Këta të ashtuquajturit me pseudonimet “Trimi” dhe “Gjoksi” ishin bërë të famshëm, pasi shumë banda diversantësh ranë në duart e Sigurimit. Spiunët e regjimit të Enver Hoxhës, informonin, ata asgjesoheshin sa hynin në kufi. Skënder H… dhe Dervish H… ishin kushërinj të parë të babait tim. Ai pyeti në se unë isha aty në festë, kërkoi të më shihte. Selfua që e shoqëronte, i tha se: e kam këtu Kason dhe ai më përqafoi. Jam i bindur se, ai i donte njerëzit e fisit të tij. Ai tani ishte njeri i privilegjuar nga regjimi.

Aty nga ora 1.30 e natës, Selfo erdhi tek hija e fshatit Markat, dhe na tha se kishte gjetur një makinë për Durrës direkt. Dukej se ishte tepër i nxituar! Na kishte thënë që në shtëpi, se do të shkonte me Bilalin në Durrës, me shpresë që bënte operacion dorën e shtrëmbër. E besuam. Ai u kthye në fshat nga dreka e ditës tjetër. Një ditë më pas fshati ishte mbushur me polic dhe “zagar” të Sigurimit.

Kujtoja gjithë këto histori dhe harroja dhembjet fizike, nuk dija se çfar ore ishte?! Vetëm dëgjoja hapjen e “byzylykëve” me shumë zhurmë të dyerve të hekurta të birucave. Policët bërtisnin, ndoshta ishte mëngjes. Drita u ndez në atë vrimë nja dy metra lart derës dhe ajo më verboi. Polici hapi sportelin, (një vrimë e vogël në mes të derës) për të parë brenda qelisë. Isha ashtu siç më kishin lidhur, në atë pozicion, i rënë përmbys në krah të djathtë dhe i gjithë trupi më ishte mpirë nga mos qarkullimi i gjakut. Policët hapën derën, ata erdhën te koka ime. Pashë surratin e Beqos.

-“Zgjidheni” – i’u dha urdhër dy policëve dhe ai “process”, u mori më tepër se pesë minuta kohë të më zgjidhnin zinxhirët!

Bequa më urdhëroi të shkoja në hale, që ishte një derë më tutje. U mundova të ngrihesha, më dhimbte gjithë trupi. Nuk më vinte as të shkoja në banjo. Më dukej se të gjitha organet e organizmit tim, tashmë kishin pushuar së funksionuari! Hyra në atë hale që qelbej aq shumë, e hapa çezmën, mora pak ujë të shpëlaja fytyrën, e vura dhe në gojë që më ishte tharë e u mundova të kaloja poshtë dy tre gëllënjka me ujë. Beqoja bërtiste: “Mbarove, dil jashtë”!

Më futi përsëri në birucën time që u gdhiva, në derën e rëndë të hekurt, dukej qartë numri 4. Prisja të më lidhnin me hekura pasi më shtynë brënda. Ata e mbyllën derën, u mbështeta në murin e qelisë, pashë tek dera, Bequa kishte lënë tasin e aluminit me një lëng me ngjyrë, besoj se ishte çaj me një copë bukë të tharë! Pas pak, ai hapi sportelin dhe më tha me zë të lartë: “Ha ushqimin, për pak do vijë prokurori të firmosë ca dokumenta”.

Kisha dëgjuar që kryeprokuror i rrethit të Sarandës, ishte një lab që e quanin Abaz B…. Nuk fola, e kisha ngulur vështrimin tek tasi i aluminit, me atë ujë të turbullt. Mendja më shkonte, mos vallë kishin hedhur brenda ndonjë lëndë helmuese, kimike, që ndikon negativisht në mendje?! As e preka fare, as kisha uri! Prisja me ankth të papriturat e së nesërmes.

Nuk kishte kaluar as 10-15 minuta, Bequa e hapi përsëri derën, pa bukën dhe tasin që se kisha prekur fare: “Ke vendosur të mos hash’? – më pyeti: “do të vdesësh eëëë”?! Vazhdova të mos i ktheja përgjigje. Bequa që kishte hekurat në dorë, më urdhëroi të kthehesha nga mbrapa, për të më lidhur. Pasi më lidhi, më tërhoqi nga krahu duke më thënë: “Hajde me mua”.

Në fund të koridorit ishte një zyrë ku një tavolinë mbi të cilën qëndronte një makinë shkrimi dhe rrinin dy burra. E njoha njërin, ishte ai që më arrestoi, Halit K… Ata nuk lëvizën prej karrigave ku ishin ulur. Halit K…, ku nën hundë i rrijnë ca mustaqe të fëlliqura tha rëndë rëndë: “Duhet të firmosësh këtë proçes-verbal të arrestimit tënd”, dhe tjetri që as ja dija emrin, e nxorri letrën nga makina e shkrimit dhe e vuri mbi tavolinë përpara meje.

Ky ishte kryeprokurori i rrethit, shoku Abas B…: ”firmose”, më urdhëroi. Unë, që as nuk e kisha lexuar, ja ktheva: “Nuk e firmos”! Munda të lexoj nja dy rreshtat e para, ku thuhej se: “Në emër të popullit arrestohet, për veprimtari armiqësore kundër Pushtetit Popullor”. – Ai bërtiti, nxorri këpucën dhe me sa fuqi kishte më goditi në kokë, e duke uluritur, u dha urdhër policëve: “Merreni këtë armik të qelbur, e dini vetë”!

Policët më tërhoqën zvarrë, sepse kisha rënë përdhe nga goditja në kokë, por nuk i kisha humbur ndjenjat! Më hodhën si një deng në birucë. Ata më godisnin me shqelma ku mundnin, ndjeva nga dhimbjet se ky ishte fundi! Më s’mbaj mend se çfar ndodhi atë ditë të 22 qershorit 1973. Kur u përmënda nuk e di pas sa orësh, nuk mund të merrja dot frymë nga dhimbjet. E ndjeva veten të lagur qull, errësira që mbulonte qelinë, nuk më lejonte të shihja plagët, e njoma qelinë me gjak. Më kishin thyer brinjët! Errësira si qefin i zi, unë me hekura në duar pas shpine, dergjesha në dhimbje. Thashë me vete: Lamtumirë, pasi mendova se erdhi vdekja.

Kur Beqo e hapi përsëri derën e rëndë, bashkë me një tjetër, e zbërthen këmishën time, më zgjidhi prangat njeriu që ishte me Beqon. Ai ishte infermier dhe më mjekoi plagët e shkaktuara nga të rrahurrat e xhahilëve. Bequa më pëshpëriti: “Pse e torturon vehten, firmose?! Thuaj çfar ke bërë”, – vazhdoi Bequa. Ndoshta i jepja pak të drejtë! Mendova mos do ishte më lehtë vuajtja, po të firmosja dhe të rrëfeja çfar të donin për të mbushur akt – akuzën! Ashtu vendosa. Nuk e di ishte natë apo ditë. E dija, ata do vinin të më merrnin përsëri në pyetje, pasi donin që proçes- verbali i arrestimit, të ishte i firmosur brenda 24 orëve.

Pas pak u hap dera përsëri, ata ndezën dritën për të parë brenda në qeli, dy polic të rinj, më ngritën dhe më tërhoqën zvarrë deri te zyra, ku dy barkmëdhenjt prisnin. Halit K… që ishte hetues dhe Abaz B…, Prokuror.

33 komente në ““Ja e vërteta e arratisjes së Bilal Xhaferrit dhe kush ishin dy bashkëfshatarët tanë çamë, “Gjoksi” e “Trimi”, që Sigurimi i nisi në….”/ Dëshmia nga SHBA-ës e të arratisurit në ’85-ën”

  1. Moisi Golemi says:

    Në 1985-ën, ky shkruan “epoka 45-vjeçare e rregjimit të Enver Hoxhës”. Por në 1985, “epoka e Enverit” kishte 40 vjet, jo 45, o gënjeshtar!!! Pushta si këta i shkruajnë këto gomarlliqe pas viteve ’90 dhe i paraqesin si trimërira të hershme. Yyyysht, Kaloç b¥q!ri.

    1. Fisniku says:

      Kur lexoja keto ulurima, me kujtohen ulurimat e sotme,te kesaj shkerdhatokracie qe e ka lene popullin 100 here me keq se ne socializem!
      Keshtu jetojne te ngujuarit nga gjakderdhja,te romet dhe egjyptianet,te pa punet,invalidet,shumica e pensionisteve etj,ndersa nje grusht kriminelesh politikane ngrejne grataciele dhe shtrojne rruge te gjata,dhe keto i quajne lulkezim!
      Nga keto vepra ndwertonte Enver Hoxha 1 mije here me shume,por tani e quajne diktator!
      Popullit nuk i hyjne ne pune rruget e tunelet larg shtepise se tyre,por rruget e shtruara para pallatit,ndricimi i ambienteve,pastrimi dhe gjelberimi,ndertimi i cerdheve e kopshteve,lulishteve etj!
      Nga keta ewlementet me jetike te njeriut duhej te fillonin punet e jo tek tunelet dhe autostradat se ato i sherbejne korrupsionit dhe reklames mashtruese!

  2. .... says:

    Doli mashtrusi rradhes te bej hero j njerezit e fisit vet, se heronjt sot i nxierin njerezit e fisit , me i zgjuaari qe di te shkruaj fillon dhe sajon heroizmat e familjes me ndimen dhe mendimin e kshillit fisit , dhe me mutin e fisit qe deri die e beshtynin per çfar kish ber, sot e kthejn ne hero komtar , keshtu dhe kte Meta e dekoron dhe kta dalin te persekutum , panvarsisht se heroi mund te ket qen dhe hajdut xhepash ose thjesht shkeles ligji ,ky shkrimtari fisit ben nje hartim i fut nje vizatim me menyr lidhje si ata te mafjes Italiane se e ka par ne film , bejn nje artikull paguajn 200mij lek te vjetra tek gazeta tema , gazeta ja jep kaluç sumes meqe ka mar ekskluzivitetin e paçavureve dhe palaçollikut komtar te dal nga palaçot dhe naj servirin ne te tjerve si çorben e rradhes , mendimi kush ta haj le ta haj kush se ha ta maj ne goj.

    1. Santa Quaranta says:

      Tek nje pjese tjeter e librit qe lexova rezulton se njeriu i fisit te vet ia kishte futur!! I kishte vjedhur bllokun e shenimeve duke prere dru ne pyll dhe ia kishte dorezuar sigurimit!! Ky kot merret me jo barkderr ..jo sydhjamuri vk!!…

  3. Meruci says:

    Vetem duke lexuar titullin e libritmevjen tevjell e ithem autorit Ha nje mut Po nuk u ngope ha dy

  4. Minoritari says:

    O popull lexoni bemat e kti minorikarit heroizmat e zorraxhinjve te asaj kohe , kan filluar dhe bejn libra per veten dhe llumin e kti populli kta grekqir qe sot neper komente shajn me urrejtie kte vend panvarsisht se sistemi esht nderruar ka 30 vjet , kta pisa pa moral qe kurr nuk nxierin akt akuzen per çfar jan denuar , se kot ne at koh ste denonte njeri pa prova e fakte kap ne rrug e fut ne burg , e kemi jetuar at koh deri sa u bem burra , po sera kti majmuni kan qen thjesht alabaket e asaj kohe qe nuk shkonin ne pun , rrinin rrugve beheshin problem per komunitetin rrotull dhe i fusnin ne hale se aty e kishin vendin , kot ne at koh ben vaki pushtetaret e asaj kohe kan denuar njeri tjetrin , por soin e kti rrugaçi ne kte shkrim e fusnin ne burg vetem kur shkelnin ligjet e shtetit ne fuqi , se ne kte popull jo te ter duan anarshi , pjesa derrmuse kerkojn shtet e rregull te punojn te qet , po si sot dhe ne xhdo koh kta morrat qe nxierin veten heronj sot duke ber libra per veten kan qen shqetesim per popullaten , i shikonim dhe rrinim ne at koh me kta lloj alabakesh se midis nesh jetonin, kaloçi mori dhe sot 200 mij lekshin e rradhes me kte shkrim , ti haj me zemer te mir.

    1. Tartufi says:

      Njerzit e urte dhe te mencur ,nuk shajne kurre vendin ,atdheuan ,por hajvanerine qe i ka rethuar dhe i rrethon per ter jeten.
      Hajvanerija eshte problemi me i madh i njerezise,,,,,qe shtipjen ,torturat i qujne ligje dhe regulla te nje sistemi. Hajvani [ Minoritar ] edhe milingonat qe na shqetesojne neve kur na vine ne tavoline te mbledhin thrimet e bukes [ Mevlanizmi ] Bektashian na meson ,,,,,,,mos i shtipni keto krijesa te gjalla te zotit ,se dhe keto krijesa kane te drejten e tyre per te rrojtur.
      Hajvani Minoritar ,qe ke mar persiper ti dhe shoket e tu me larte te komentoshe te ngritesh ndergjegjen e lexuseve te kesaj
      gazete [ on- lajne ] Te maret e lirise me force te dikujt krijese njerezore te kesaj bote [ quhet krim ] ne boten e lire te ketij ruzulli. Lloi i qenjes tende dhe shokeve te tu nuk e koncepton dot ,,,,,se je krijuar nga nje race e dores se trete shoqerore ,qe bota e quan [ klase inferiore ] qe nuk i takon tavolina ku japin mendje per progresin shpirteror.

    2. Miti says:

      Po ta kishe lexuar do e kishe kuptuar qe nuk ishte minoritar. Nuk e ve dot doren ne zjarr nese ka ekzagjerime ose jo ne kete tregim. Por kam lexuar procesverbale te hetuesise gjate procesit te Kadri Hazbiut. Nje deshmitar tregonte se si e kishin ekzekutuar nje te denuar me vdekje pa shkuar akoma ne vendin e ekzekutimit. E kishin ekzekutuar duke i rene me kazma ne koke.
      Te mbrosh krimet e komunizmit duhet te jesh nje tru shpelare. Pavarsisht se kush ishin armiqte e sistemit apo asaj qe ndodhi pas 1990, ti dalesh ne mbrojtje krimeve makaber te kryera nga ai regjim duhet te jesh psikopat.

    3. babi sota says:

      je nja koqe asgje me teper

  5. Aliu says:

    Thene shkurt: Kaloc na hengesh ..ne, bashke me kete “te vujaturin”

    1. Minoritari says:

      Po perse more komentues zagare nuk besoni ata qe kane vuajtur ne regjimin e pederastitit bytheqire Enver Hoxha.
      Dukeni qe ju ose keni qene vete sherbetore e spiuna te atij regjimi ose rridhni nga ato familje bytheqirash qe dje benit ligjin.
      Mire ja u bene qe mbas 90 ju qine motrat dhe grate.
      Ju bej te fala Karajanajt e Koshovices

      1. ben says:

        Minoritari-ata i besojne keto qe shkruhen pasi ose jane vete ato qe kane kryer krime ose jane pinjollet e tyre. Komunizmi luftoi me te drejte kunder nazizmit, por kur moren fuqine bene me shume te zeza se sa bene nazistet.

      2. Luan says:

        Ore ky po i thote ca gjera po pa u verifikuar me gjyq mund te jene dhe shpifje.Pse nuk doli nje te hidhte ne gjyq shtetin nga keta kur ishe Berisha ne pushtet dhe te na mbushej mendja popullit.Po rrini more urte e mjaft me shrime bosh me shpifje e zmadhime se e ekzagjeruat fare.Atehere popui jetonte punonte mesonte kishte shtepi pune arsim dhe mjekesi falas.Boll me genjeshtra se ka 30 vjet qe po e shikojme kush e ka dashur kete vend dhe kush ishin tradhtaret.

  6. Aa haa says:

    Tipa si ky personi këtu që i paska dukur vehtja i pa barabartë në Shqipëri ky dhe shumë nga këta për aq sa këta i kemi dëgjuar e kan gjetë barazinë te ndihmat sociale në aty ku u strehuan dhe ky flet për barazi njerzish kurse vetê të jeton nga ndihmat shtetërore se po ta kishte djersitur bythen te privati atëherë ky nuk do të tregonte përralla për barazi njerëzire

  7. kasapi says:

    Bol bre se na keni merzit me tan keyo idjotima qe po botoni ne kete gazete te respektume.
    Z. Mero po ty pse nuk te futi ne burg rregjimi komunist? Po sal kriminelin, Josefinen, Bujarin, Gencin, Ed Paloqen e te tjere pa fund perse nuk i futi ne burg?
    Kush asht fut ne burg ne ate kohe e ka meritue

  8. Loku says:

    Trim i madh cami. Trgon perralla nga burgu si trim
    Dhe Koloci i shet per politike. Nje mut jeni te dy.

  9. Njerez te shemtuat file e bukur says:

    Ju qe komentoni jeni ata per te cilet flet zoteria . Njerez te shemtuqr ne token e bukur. Jeni kafshe te liga qe nuk ka civilizim qe Ju merr persiper . Zoteria eshte nje shembull sesi katandiseshin nga funderina si Ju ,njerzit e ndershem se sistemin e felliqur komunist

  10. Spiunat nuk ndryshojne Karakterin asmoralin,,Human nuk behen njerezit Kriminele .. says:

    Normal Spiunat e Degjeneruar ,akoma vazhdojne me hakmarje dhe Pa dinjinjitet morali zero,,te hofendojne keta qe vuajten tmerret e Komunizmit ..
    Nga njerez pa karakter ,dhe moral zero,,cfare prete ,,
    Vetem Helm nxjerin nga goja edhe sote,,se tani ne Kapitailzem nuk kane B***** te punojne vete Si gjithe Njerezimin ne Bote..

  11. Njerez koti says:

    Moisi, Merus, Minoritar dhe Ali, ju nuk e lexoni dot shkrimin sepse jeni sigurimsa, jeni ca plehra te kohes se mallkuar. Autori tregon vuajtjet e tij nen regjimin gjakatar, me hollesi dhe realizem, veprime tronditese dhe antinjerzore, kurse ju e shani. Po pse? Sepse fjalet e tij ju trubullojne ndergjegjen, ju kujtojne poshtersite qe ju keni bere gjate regjimit te pashpirt. Ju jeni ca kerma qe nuk e ndalni dot fjalen e lire, as tregimet e vujtesve dhe turpin e asaj kohe. Ju nuk jeni njerzor, nuk keni ndjenja, nuk ndjeni pendim. Jeni kafshe te brumosura keq me kriminalitetin e asaj kohe. Ne vend qe te heshtni, shkruani shemtira duke nxjerr ne publik helmin e marre qysh ne rini. Ju jeni njerez te liq. Mallkimi i se vertetes do ju ndjek pergjithmone.

  12. Gazmend says:

    Një shënim të vetëm për të gjithë gojë-dhe-shpirtprishurit që kanë shkruar ato fjalë të rënda për këtë të vuajtur pa faj: regjimi 45 vjeçar nuk ishte thjeshtë i Enver Hoxhës. Ishin shpirt-dhe-gjakprishurit e llojit tuaj që i shërbyen e lyen duart me gjak. Nuk mund të pritet të silleni ndryshe sot. Nuk pritet të kërkoni ndjesë për shkatërrimin e jetëve të “klasës së përmbysur”. Shërbëtorë të ulët keni qenë, të tillë do ikni nga kjo botë.

  13. qytetar says:

    Je bere ndyresire e nevritshme Kaloç.
    Sidoqofte femijet e tu i gezofshin parate e babit qe i nxjerr me djerse.

  14. Br says:

    Si sju vije turp ketyre komentuesve? Kaq shpurtelige e te padenje qe tregoheni!

  15. Minoritari says:

    Po perse more komentues zagare nuk besoni ata qe kane vuajtur ne regjimin e pederastitit bytheqire Enver Hoxha.
    Dukeni qe ju ose keni qene vete sherbetore e spiuna te atij regjimi ose rridhni nga ato familje bytheqirash qe dje benit ligjin.
    Mire ja u bene qe mbas 90 ju qine motrat dhe grate.
    Ju bej te fala Karajanajt e Koshovices

  16. lundertari says:

    Gjithçka kuptoj por lidhjen nuk arrij ta beje dot midis Meros e Dashnorit Kaqolit!Apo mbush faqet e gazetes dhe mjafton!Thone qe Dashnori eshte i infiltruar ketu tek gazeta Tema jo si gazetar sepse vetem i tille nuk eshte por si spihun ose siç quhen sot rendomte agjente qe i kane rene ne dore te gjitha dokumentat qe vodhi Azem Hajdari ne Arshiven Qendrore aso kohe e ky po i perdor sot per te fituar honoraret e dites prane kesaj Gazete!Merua ne faakt i ka qejf keto sepse dikur ne kohen e Saliut te pare eshte marr me kesisoje punesh e i kane dhene fryt ndaj edhe e miretrajton kete idot qe edhe kombinacionin e emrit me mbiemrin nuk mund t’ia unifikosh dot ;Dashnor Kaloshi !E habiteshme per kohen e vendin nga eshte qe te figuronte emri Dashnor!
    Na çane menderen me keto shkrime ku edhe monizmi i vazhdoi historite e pas luftes rreth 25 vite deri ne shuarrje te plote e keta kane 30 vite qe na çajne menderen me keto idotesira !Kaqol ka ardhur koha te na tregosh bemat e Saliut te pare,rregjimit te Saliut te dyte,pasi ka plote ngjarrje te tilla jo me tortura vetem por edhe me zhdukje trupash deri hedhje ne dete per te mos u gjetur kurre kufomat e njerezve me te famshmin Gestapo te tij Bashkim Gazideden e ate qe sot e ka te emeruar si ambasador prane nje organizme tejet te rendesishme ku nuk eshte ndonje habi qe çon emrat e shqipetareve te Kosoves ne Hage me deshmi te reme per krime ndaj makines vrastare te Millosheviçit!Ndaj edhe Sali Beri sot perdor codin “qytetari digjitaal” sepse i vijne informatat nga ky qytetar nepermjet radiopergjyueses qe disponon akoma ne zyren e tij ,pergjuesja qe bleu Min.Mbrojtjes Imami e qe figuron e humbur edhe sot e kesaj dite!Kloshit te Meros i them shko ne bodrumet e selise se partise meme (PD) dhe do te gjesh arsenalin e municioneve qe disponon kjo Partiçke ne seline e falur nga pseudodiplomati arrixhi Arvizu!

  17. Lala i Lushnjes says:

    Nga çemrit si puna jote e pësoi Çamëria atë që pësoi dhe nga edepsëza si puna jote i gjithë kombi. Fatkeqësisht jeni shumë ndyrësira që e ndytë këtë vënd sa që nuk ka zot që e pastron më.

  18. Pol Lici says:

    Halit K., duhet te jete Halit Kardhashi
    Abaz B. eshte Abaz Brati, prokuror.

  19. vlora says:

    E respektoj personin.Me vjen keq per vuajtjet e tij ,por po na ktheni ne periudhen e analfebetizmit me keto shkrime..Ne asnje vend te botes nuk veprohet ne kete menyre.Ngjarja i shitet nje shkrimtari dhe ai e shkruan me stil letrar.Keto shkrime marin klikime nga injorantetjo nga lexues qofte dhe te nivelit mesatar

  20. Hahahahahaha says:

    Ketu tek Tema keta qe komentojne ,,kane qene Spiune dhe Spiune do vdesin…
    Shkoni mer shikoni Frigoriferin ha keni blere gje per te ngrene..Se po Ju shkojne tek komshijnte Njerezite Families perte lypur ,,
    MOS thoni pastaj pse po Ju tradhtojne Grate..

  21. Pokeristi says:

    Çfare pershkruan z.Kaso Hoxha ne shkrimin e tij eshte nje nga grimcat e ndodhive te shumta ,ne qelite a birucat e degeve te puneve te brendeshme ne mbare Shqiperine Hoxhiste.
    Eshte nje nga rastet me te zakoneshme se si akuzoheshin si trajtoheshin si denoheshin njerezit normale te ashtuquajtur “armiq te popullit”,per te vetmin faj te tyre,se diku ne skuta te pa dukeshme shprehnin mendimin e tyre te lire.Ky mendim i lire te kuptohemi,kurre s’mund te çfaqej haptas ne biseda te zakoneshme ne shkrime a botime,s’mund te imagjinohej se nje dite ti do merrje mikrofonin dhe perpara kameres mund te shpreheshe çfare ti ndjeje.
    Sot te gjitheve atyreve qe s’i kane jetuar ato kohera qe pershkruan z.Kaso,mund t’ju duken fantazi te çthurura jashte realiteti.
    E verteta eshte ajo qe pershkruan z.Kasem Hoxha dhe per te gjithe ata qe per me teper e provuan ne kurizin e tyre kete te vertete te hidhur perçudnuse,te kemi respekt,t’i kujtojme dhe t’i respektojme,kudo dhe kurdohere.

  22. taso kume says:

    Turpi i madhe ketu komentusat jane kethyer ne HIJENA te pa shpirte,po na fusni perçarjen se nje çam tregone te verteten, çamet jane SHQIPTARE,kurse shume persona qe komentojne ne radhe te pare jane te pameshirshem me vuajtjet e bashkombesit e dyta shkruajne komente sikur jane spiuna te GREKUT,TURKUT DHE SERBIT,pse ngelet duke share se tregone te verteten qe mbillnin grure dhe hanin mister ate qe sot perdoret per ushqim per bagetite,mentaliteti vazhdon akoma me sharjet e kohes se “KOMUNIZMIT” ,çam, kosovar,lab ,malok etj ,ajo kohe i donte te perçare njerzit per ti kontrolluar,Duhet te perulemi para ketyre njerezve qe e kane provuar vuajtjet e KOMUNIZMIT ALA SHQIPTAR te servirur nga SLLAVET.

  23. CURRI says:

    Titull i gjetur? ” Toke e bukur me njerez te keqij” po kush ishin keto njerez te keqij? Po i ishin ato, qe ç’do gje mohonin, ne emer te nenes “Parti” mohonin nenen biologjike, ç’do lidhje gjaku etj. Po Çamet, Kosovaret, kush i masakroj, a nuk ishte regjimi i Enver qelbesires, me baballaret e ketyre komentuseve komunist, po masakren e Tivarit kush e rrealizoj, ai qe nuk njihte baben per babe, po till therriste xha Cenin, ju o nostralgjik te komunizmit, qe varrin e idhudhit tuaj e p’shurrem, tani nuk u ngelet gje tjeter veç te qiheni ne bythe, dhe te hani mut, se perendoj koha juaj.

  24. Koshovica says:

    Ju “trimat dhe te zgjuarit” e regjimit te enver hoxhes me qe nuk i besoni
    vuajtjeve qe ky ka kaluar ne qelite e ne jeten jashte saj te na jepni nje shembull ku te na tregoni qe kohe e te ndenjurit ne qeli ka qene si parajse : pa turtura,pa ofendime dhe pa e ndjere urine ?
    A mundet qe edhe nje rast te vetem
    ta kundershtoni kete deshmi jetesore ?
    Ne qofoftese nuk mundeni ta vertetoni kete,mbylleni gojen e qelbur sepse ose keni qene spiune te atij regjimi ose jeni pjella e eterve kriminele qe ashtu si baballaret tuaj
    Kemi te drejte tu themi qe = me kafshe

  25. Amanet mushkat says:

    I nderuar z. Kasem Hoxha,
    Ke bere nje liber aq te bukur, te thjeshte, te paster, me informacione dhe menyre te shkruari kaq qarte e rjedhshem, sa as profesionistet nuk ja arijne lehte.
    Qysh ne titull “Toke e bukur, njerez te shemtuar” bazuar ne ate qe ndodhi ne Shqiperi ato 45 vite, ti ke goditur ne shenje brenda ne dhjeteshe.
    Nga menyra se si i shkruan gjerat, kuptohet qe ke qene nje njeri me shpirt aq te madh, sa po te ish per tyja, per njerezit si ti, Bota do ish mbushur plot e perplot me miresi.
    Nuk mund tia mohojme Enverit mjaft gjera te mira qe beri per Shqiperine, por me menyren se si ju versul bashkombasve te vet, menjehere sapo mori pushtetin, ben pjese ne gjynahet jashtezakonisht te medhaja.
    Nje armate e tere njerezish kaluan kalvare vuajtjesh, e tmerresh te tjera e eleminime etj etj, sa dhe ti pershkruash eshte shume e veshtire.
    Dhe skandali i skandalit eshte sepse dhe nje pjese e turmes, u qerrua komplet nga syte dhe nga mendja dhe ju kundervu me me egersi njeriut te vet te familjes, te lagjes, te fshatit, te qytetit e keshtu me radhe.
    Ndodhi sikur nje tufe e madhe qingjash e kecash, ku papritur nje pjese e konsiderueshme u shnderuan ne ujqer, pasi ashtu i drejtoi bariu.
    Cdo 3-5 vjet, nje pale qe cilesoheshin heronj, etiketoheshin papritur tradhetar. Nje pale tjeter qe i dergonin ne buze te gremines per ti cilesuar tradhetar papritur i benin si heronj. Kjo e ndervarur me maredheniet qe krijonte bariu Enver, here me Titon, here me Stalinin, here me Hrushovin, here me Maon e Ce Dunit.
    Kjo gje u be masive ne tere Shqiperine, e ju fut shqiptareve skute me skute.
    Pa pritur e pa kujtuar ca i bente reaksionar e ca te tjere i bente revolu-cionar.
    I mbylli bashkombasit e tij, tamam sikur mbyll bariu tufen e deleve ne vathe. E po te kerkoje te shkoje ne nje shtet tjeter, merje titullin tradhetar i Atdheut. Pse, sepse po shkoje ne nje toke tjeter te Zotit. E persekutohej me fis e me fare.
    Nuk numerohen sa grupe tradhetaresh ka nxjerre gjate 45 vjeteve, duke i masakruar ata dhe farefisin e tyre.
    Ja shoku i tij, Tito drejtonte 6 republika. Mori pushtetin, luftoi dhe ja doli ne krye te pajise qytetaret e tij me pasaporta qe te bredhin ku e kur ti teket boten, per pune e per qejf.
    Keshtu qe nuk i mbylli si delet ne vathe e ti persekutonte.
    Ekonomine e mbajti miks, prone private me ndermarje deri ne 5 punetor, dhe ndermarje te medha shteterore.
    Sic e thash me siper 6 Republika qe i drejtonte, e nuk u hardallos, si bariu jone, qe pas njerezve te thjeshte, eleminoi dhe eliten drejtuese te vendit te djeshme dhe ate aktualen qe drejtonte bashke me te.
    Ajo qe ke shkruar ti, eshte nje nga qindra e mijra historite ku qingjat dhe kecat e shndruar ne ujqer, ju turren qingjave e kecave te sojit te vet, sepse ato udhezime i jepte bariu i dhive.
    Keta qe shkruajne ketu me romuze, per ate qe ke shkruar ti, e bejne me qellim per te denigruar ate qe keni kaluar ju dhe nje pjese e konsiderueshme e popullit shqiptar, e ky quhet grupi: “ca uji i ke dhene gomarit”.
    Sepse sido qe te shkruash ti, po nuk i pelqeu atyre per motivet e tyre dhe sikur te keshe te drejte 100%, ato ashtu do te sulmojne.
    Te kujtohet psh, kur Enveri i thosh Mehmetit, bej autoritike para partise, thuja keshtu hapur partise tradhetine tende.
    Dhe Mehmeti beri autokritiken e pare. Thellohu i thane nuk mjafton.
    Beri autokritike e dyte. Thellohu akoma me shume i thane.
    Beri autokritiken e trete. Nuk mjafton, thellohu akoma, thuaja hapur partise tradhetin tende.
    Ja bene si ajo historia e mesiperme; Ca uji i ke dhene gomarit.
    Mehmeti ben autokritike, ato nuk eshte ashtu. Ben tjeter autokritike dhe kjo nuk eshte keshtu, bej tjeter autokritike, perseri nuk mjafton pasi nuk eshte keshtu
    E ku ish tradhetia e Kryeministrit Mehmet Shehu ketu?
    Sepse djali i tij, ish fejuar me Silva Turdiun, qe kish babain profesor universiteti ne mes te Tiranes ne Shqiperi.
    Ja trajtonin ceshtjen sikur babai i Silves ish i arratisuri.
    Dhe lopet do protestonin, si ore Kryeministrin e vendit, po e gozhdoni ne mure, me akuzen me skandaloze ne bote, tradhetar i atdheut, sepse na i qenka fejuar djali i tij me nje vajze te nderuar per profesorit te Univesitetit te Tiranes.
    Ja po e quajme gabim, gjynah, faj por se tradhetoi atdheun, sepse djali u fejua me vajzen e Turdiut professor ne universitetin e Tiranes, ujqerve vertet i kish ikur menda.
    Ai ben autokritike, ato i thoshin i ke dhene uje te ftohte gomarit.
    Ben autokritike tjeter, ato i thoshin i ke dhene uje te ngrohte gomarit.
    Ben autokritike tjeter, ato i thoshin i ke dhene uje te vaket gomarit, e vazhdo te besh autokritike deri sa te dale shpirti.
    Te jemi objektiv; Mehmeti kish dhe ai plot gabime dhe gjynahe te tij, por se si ja adresuan tere grupin e baballareve kunder tij, qe i kerkonin te bente autokritika gjer sa ti dilte shpirti, aha kete nuk e pranoj.
    Sepse i kam akoma dy para mend ne koke.
    Po pse pasi vdiq, pasi i doli shpirti, pushuan qe thua ti?
    Me shpofsh ne hunde mua, kur thosh Robert Ndrenika, nese pushuan.
    E bene poli, i polit, te polit te agjenteve. 40 vjet duke punuar bashke, pastaj hop para skuadres se pushkatimit.
    Keshtu dhe libri qe ke shkruar ti, per grupin “ca uji i ke dhene gomarit” nuk do honepset kurre.
    Po ti ec perpara duke fishkellyer dhe thuaji amanet mushkat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje