Zgjedhjet në Malin e Zi, kush është shqiptari që ka në dorë formimin e qeverisë së re

30 Gusht 2020, 23:42Rajoni TEMA

Pas rreth 30 vitesh në pushtet partia e Milo Gjukanovç mund të pësojë humbjen e parë në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi.

Sipas projeksioneve të ndarjes së mandateve, koalicioni opozitar do të ketë 42 nga 81 deputetë që ka parlamenti malazez.

Partia pro-serbe Fronti Demokratik, edhe pse e renditur e dyta në këto zgjedhje duket se do të vendosë kryeministrin e ardhshëm, pasi së bashku me partitë e tjera të koalicionit kanë marrë shumicën e deputetëve.

Por ai që ka në dorë formimin e qeverisë së re në Malin e Zi është një shqiptar, Dritan Abazoviç, i cili është kreu i Lëvizjes Ura, që është shprehur se kurrë nuk do të bëjë koalicion me Gjukanoviç.

Ndaj 4 deputetët që partia e tij fitoi janë llogaritur si pjesë e partisë pro-serbe, por politika ballkanase ka treguar se ndryshimet mund të vijnë edhe në momentin e fundit.

Partitë shqiptare që kanë fituar 2 deputetë do të jenë në opozitë, pasi janë në koalicion me Gjukanoviç, por një kthesë në momentin e fundit e Abazoviç mund të bëjë që shqiptarët të përfaqësohen edhe në qeveri.

Pritet me shumë interes numërimi i votave të mbetura për të kuptuar edhe shpërndarjen përfundimtare të mandateve dhe ndoshta te ndonje rezultati te papritur.

Por fati i qeverisë së re malazeze është në duart e një shqiptari, Dritan Abazoviç.

6 komente në “Zgjedhjet në Malin e Zi, kush është shqiptari që ka në dorë formimin e qeverisë së re”

  1. Doc-it says:

    Shpresojme te jete akoma shqipetar, por me ate mbiemer te sllavizuar nuk dihet akoma sa ka mbetur shqiptar ne te. Nese shqipetaret do bashkohen dhe te vendosin kush do formoj qeverine, do kishin nje rast historik per te fituar te drejtat, investimet ne zonat shqiptaret, dhe per te ndaluar revanshin sllavizues ndaj trevave shqiptare. Eshte nje rast historik per te ndaluar boshatisjen e trevave shqiptare che per te rrituar % e shqiptare e ne Malin e Zi.

  2. Shqiptari shqipnis says:

    Po ja dha koalicionit serb haram e past voten . I uroj suksese partive shqiptare ne Malin e zi , me GJykanoviçin SHQIPTARET e Malit te Zi perfaqsohen dhe ne qeveri , DRITAN mendou mir ne Shqiptaret jemi per GJykanoviçin.

  3. Beki says:

    Shqiptar qe bashkoht me serb, se besoj. Do jet ndonje turk se Ata e kan tradite bashkpunimin me serbet.

  4. Arber says:

    Abazoviç, shqiptar?
    Ai eshte edhe abaz, edhe -viç ; pra, vetem shqiptar nuk eshte.
    Dhe duke mos qene shqiptar, eshte me proserbet.

  5. qytetar says:

    ABAZI – cfare e deshi prapashtesen ne mbiemer VIÇ !!!!!?????
    Ka shume mundesi te anoje nga VIÇI .

  6. Tuz-Michigan says:

    Ky eshte nje Hamza Kastrioti,nje kelysh serbi. Ky Skenderbeut i thote serb,nuk ka lidhje me shqiptaret. Thote “shqiptar” vetem per te marr ndonji vote te ndonje budalli. Mos prisni gje prej tij.

    https://www.youtube.com/watch?v=ds7T9rgfan4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje