92-vjetori i Monarkisë

1 Shtator 2020, 14:10Dossier TEMA
92-vjetori i Monarkisë

Nga Armand Plaka

Më poshtë po sjell disa pasazhe nga artikulli në origjinal i nxjerrë nga faqet e revistës së famshme të viteve ’30, “Minerva” (në rastin konkret e vitit 1934) , ku na serviret biografia e Mbretit Zog, 5 vite pasi ishte shpallur monarkia. Fotoja shoqëruese mban diçiturën:

Mbreti Zog në 1918, me uniformë Koloneli t’Austrisë.

Bie në sy sidomos fakti se kjo CV mund të bëhej pjesë e ciklit të një botimi të famshëm ndërkombëtar të kohës, sikurse dhe momenti kur përpjekjet e tij për të shpallur pavarësi të njëanshme të Shqipërisë në kohën e pushtimit austro-hungarez gjatë LIB, kishin hasur në kundërshtimin e Vienës, e cila e kishte e dënuar atë duke e mbajtur të syrgjynosur për disa kohë, edhe pse ai në fakt mbante gradën Kolonel i Ushtrisë së Kajzerit.

Sigurisht se në atë jetëshkrim (që sot rëndom mund të cilësohej si CV, apo Biografi) do të gjendeshin disa nga pikat më të rëndëishme të kontributeve të tij politike, por shihet gjithashtu edhe përpjekja për të rrëmuar fort e nxjerrë sa më shumë në pah origjinën e tij të hershme fisnike dhe kontributet e paraaradhësve të Ahmed Zogut.

Në pragun e historisë një jetëshkrim i shkurtër i mbretit Zog

Nj’a dy javë më parë kish ardhur këtu Z. F. A. Schusser përfaqësues i shoqërise që boton, vit për vit, jetëshkrimet e njerësve të çquar të vendeve të ndryshëm, e që quhet “Who’s Who in Central Europe”.

Përfaqësuesi në fjalë mori, mbi Mbretin Zog, notat që botojmë këtu poshtë e që mund të quhen një skicë e vogël e jetës së N. M. së Tij Mbretit Zog, jet e cila, pa dyshim, do t’a keté një ditë, mbase për së shpejti, përshkronjësin besnik dhe zbulonjës të saj…

Themeluesi i dinastisë së sotme është Zogu, i cili nga mbarimi i shekullit XV erdhi nga Shqipërija veriore dhe zuri vend në Mat. Mbas pakë vjetësh u-tregua i aftë të ngrerë popullsinë kundra sundimtarit lurk Gazi Bej që mbeti pastaj i vrarë gjatë kryengriljes dhe kështu Zogu u-bë sundimtari i Matit.

Vëndin e Zogut e zuri i biri i tij më i vogli, Abdulla Bej si Kryesuesi Trashëgimtar i asaj krahine.

I biri i Abdulla Beut ishte Ahmet Beu dhe i biri i këtij të fundit ishte Mahmud Pasha, që njëri pas tjetrit, patën rastin të jenë si trashëgimtarë të Matit.

Stērgjyshët e N. M. T. Zogut kanë pasur shume autoritet të math në Mat dhe si sundimtarë absolutë të asaj krahine me influencën e tyre, t’a mbajnë të lirë nga zgjedha robëronjëse e Turqisë si ngjante në viset e tjera, me gjithë që në shekullin e XV popullsija ka qenë e detyruar që të pranonte fenë myslimane.

Para mbarimit të Luftës Ballkanike, Zog I. u-thir ne Vlorë prej patriotit kombëtar Ismail Qemali dhe atje mori pjesë në proklamimin e independences shqiptare, si përfaqësuës i Matit. Më 1914 Zog I. mori pjesë dhe në Qeverinë e Princit Wied, si Komandant’ i Fuqive kombëtare kundra rebelave.

Në kohën kur ushtëritë e Fuqive Qendrore ishin duke hyrë në tokën shqipëtare, Zog I. mblodhi besnikēt e tij dhe me 27 Janar 1916 hyri në Durres, ngriti flamurin kombētar dhe vashdoi këtë veprë në Kavajë, Lesh, Fier dhe Berat. Mori aherë dhe nisiativën që të therriste në Elbasan një asamble konstituente. Mirëpo kjo nisiativë u-pengua nga ana e Austro-Hungarisë dhe kështu Zog I. u-muar syrgiyn në Vienë, ku ndenji gjer në mbarimin e Luftës së Madhe.

Në vitin 1923 u-ngarkua prej Këshillit të Naltë që të formonte një kabinet të ri dhe në kohën e vashdimit të Qeverisë po bëheshin zgjedhjet për një asamble konstituente. Mbas një kryengritje të brendëshme, dhe mbas suksesit të Zog I mbi fuqitë revolucionare, asamblea konstituente u-formua dhe e zgjodhi si Kryetar Republike më 31 Janar 1925. Zog I solli qetësi të plotë dhe stabilizoi një regjim të patundur që u-njoh nga gjithë bota e qytetëruar. Më 1 Shtator 1928 një asamble e re kushtetuëse e proklamoi Mberti I Shqipëtarëve, me titullin ZOG I.

Sovrani i ri, me kapacitetin si Presidenti i Republikës dhe më vonë si Mbret’ i Shqiptarëve, ka qenë i zoti të sjellë në vendin e tij shumë reforma me rëndësi.

8 komente në “92-vjetori i Monarkisë”

  1. Kapterri says:

    Mbret muti!

  2. Shqiptari says:

    Ky Nuk Esht Mbret Im , e kam per turp te perfaqsohem nga kjo figur mizerabel , ky esht figura me e shemtuar e nje SHQIPTARI prandaj nuk e njof , njeriu me veset me te kqia , ” mbret” e beri ushtria Serbe , shiti shqiperin tek italia , vodhi thesarin e shtetit dhe iku diten kur u pushtua shqiperia si cub si pis , ishte nje qen i zgjebosur tradhtar , hajdut , njeriu qe vrau te ter patriotet , figura me e turpshme e kti kombi.

  3. Matjani says:

    Mbreti qe sollen serbet , figura me e turpshme ne historo u vetshpall mbret tradhtoi vendin , vodhi te ter thesaron ie popullit ,, iku si cub veriu per ter naten si legen , turpi kombit .

  4. CURRI says:

    O mutjani! Ai kishte nje gje te mir se nuk u pergojua si byth-qire, si ai moqaloku i toskerise, dhe ti mutjan byth-qir muti je me soj e sorollop.

  5. Shqiptari says:

    Sido qe te mendosh,çfardo lloj bindjesh,simpatishe apo antipatishe qe te keshe,Ahmet Zogu e drejtoi kete vend,mire apo keq,rreth 16 vjet.Ishte periudhe mjaft e veshtire per vendin tone.Klasa e bejlereve,e lindur dhe e rritur ne Turqi,e shkolluar pothuaj 95%,ne Stamboll,ne Mylqije,e edukuar sipas tradites osmane,pa ndonje ndjenje te theksuar kombetare,nuk donin ta shkepusnin vendin nga Turqia.Ishte rrezuar qeveria e pare e I.Qemali,nga bejleret dhe agallaret qe donin akoma Baba Dovletin.Toptani,daja i Zogut me tere fisin e Zogut.Largohet princ Widi,po nga bejleret dhe agallaret,po nga Esadistet.Shovinistet fqinje,greke,Serb,Malazez vazhfonin masakrat,vrasje,djegje,plaçkitje ne tere vendin.Disa delegacione4-5,vazhdonin sipas tarafeve mbrojtjen e territoreve shqiptare ne Paris.Vendi qeverisej nga nje Komision nderkombetar .Plasi Lufta e Pare dhe Shqiperia u kthye ne shesh lufte,ndonese vete nuk ishte pjese e kesaj lufte,u dogj dhe u poq.Krijohet nje qeveri e bejlereve me Turhan pashe Permetin,pro Esadiste .Tere kjo gjurulldi dhe tragjefi qe luhej me kombin shqiptar u frenua disi kur ushtria Austrohungareze nderhyri nga Shkodra dhe frenoi perfundimisht shfarosjen e Shqiperise nga harta.
    Krijimi i qeverise se Lushnjes i jep fund kesaj tragjedie.
    Tere klasa e bejlereve ishte ne dekadence,ne shuarje te plote,pasi ky fenomen ne vendet fqinje kishte ndodhur 40-50 vjet me pare.Ata e kuptuan,se vetem duke qene ne pushtet mund te mbijetonin dhe te ruanin privilegjet 500 vjeçare.Po si dhe qysh do mbijetonin.E gjeten zgjidhjen,Zogun,nje i forte,si ata sot,po jo me koke te qethur.
    I forte,malok dhe kapadai,Finok,aventurier,me guxim dhe me dredhi,karrierist dhe i pangopur me para dhe pushtet,nje person i dhene pas seksit dhe orgjive,hileqar dhe i pabese,pa ndonje arsim(vetem 9 klase shkolle,pasi shkoi ne turqi me 1903-1912).Djale i Xhemal Pashes,nip i Esadit,babai baxhanak me Aqif Pashen,baxhanak me Syrja bej Vloren,vella i Ferit Pashes,kryeminister i Turqise deri me 1908,dhenderr i Shefqet bej Veracit,nip i disa bejlereve dhe agallareve te medhenj.E ku gjen njeri me te mire.??
    Ne keto kushte,ne kete vend tejet te varfer,te mjeruar,pa asnje lloj rruge transporti per komunikim,porte,aeroporte,arsim ,shendetesi,fabrika,radio,gazeta mund te beje çdo gje,
    Zogu qeverisi me dore te hekurt,duke eleminuar tere kundershtaret,vrau ke deshi dhe sa deshi,mori çdo vit 3% te buxhetit te shtetit,vendosi ne drejtim te vendit ke dedhi ai.Tere kohen qe mbrteroi nuk pati opozite,ose ishte inekzistente.Sipas Geraldines,kaq shume e deshi populli sa iu bene 18 atentate,ku dy here mori plumba,Pas shume orgjive me prostituta qe i vinin me porosi nga Europa,pas shume aventurave,si ajo me mbesen e Ismail Qemalit,Sara Blloshmin,mori Geraldinen,qe kishte prejardhje kontrsh hhngareze,po nuk kishte breke ne bythe,ndonese kishin nje diference prej 23 vitesh,beri nje pasardhes,grabiti nga arka e shtetin rreth 650000 franga ari,beri nje top te madh muti ne kufi dhe is mbathi si cub.
    A mund te hidhe poshte tere puna,arritjet,deshtimet,punet e mira dhe te keqija.Jo,nuk mund te zhbehen.I mire,i keq,e urren ,apo e simpatizon,asgje njk zhbehet.Zogu isht mbret i zgjedhur,apo i vendosur vete,mbret i shqiptareve.
    Sot eshte e lehte per te bere nje vleresim te Zogut.
    Merrni dhe lexoni bashkekohesit e tij,ministrat,kryeministrat,deputetet,miqte dhe armiqte,farefisin e tij sigurisht dhe kundershtaret politik qe jetusn ne ato kohe dhe do krijoni nje ide te plote se kush ishte mbreti i shqiptareve,Zogu.

  6. emigranti says:

    Qenķa e veshtire te pranohet e verteta edhe sot pas 81 vjet propogande fashisto-komuniste qe sollen jo vetem shpelarjen e truve, por ndaljen e prosperitetit e autoritetit te vendit si monarki liberale e njohur nga shumica e vendeve.
    Akoma sot zbatuesi energjik I projektit te rilindasve shqiptare trajtohet nga historianet tane te indoktrinuar te inkurajuar nga politikanet tane sharlatane majtas e djathtas si satrap, injorant I pashkolluar, hajdut e tradhetar.
    Dhe behet fjale per mbretin Zog, themeluesin e shtetit modern shqiptar te ekitetuar me akuza false , burrit te shtetit qe pas shume tentativave te deshtuara ja arriti qellimit t’ja marre fronin me lufte Italia duke aneksuar Shqiperine, ta neglizhonte Anglia pasi Ai refuzoi qe pas lufte Shqiperia e jugut ti aneksohej Greqise dhe ta perbalte regjimi diktatorial komunist I instaluar nga armiqte tane serbe qe fill pas lufte kerkonte aneksimin e gjithe Shqiperise .
    Ky aneksim nuk u realizua jo nga qendrimi I qeverise se shitur shqiptare, por nga nga ndryshimi I qendrimit rus pas daljes se Jugosllavise nga kampi komunist.

  7. Lili says:

    Sikur gjithe keto te tjeret te kishin bere aqsa ka ba Zogu ne 10 vjete,Shqiperia sot do ishteSvicer!!

  8. Moisi Golemi says:

    Gomarizmat e Armand Plakës. Një copë injorant i pashkollë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje