Një krokodil gjigant, 4,4 metra i gjatë, është kapur në një pikë tepër të frekuentuar turistike në veri të Australisë.
Sipas autoriteteve kafsha, që peshon 350 kilogramë, u kap të premten, pasi kishte ngecur në një pellg pranë Parkut Natyror të lumit Flora, një prej vendeve më të vizituara nga turistë vendas dhe të huaj pranë qytezës Katherine.
Krokodili është ndër më të mëdhenjtë e kapur në zonë, edhe pse në korrik 2018, një tjetër kafshë, 4,7 metra e gjatë, u kap nga autoritetet. Sipas tyre, kafsha do të dërgohet në një qendër ku do të përdoret për mbarështimin e krokodilëve të tjerë.