Rama flet pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS: Reflektoni, të punojmë fort për mandatin e tretë

1 Shtator 2020, 18:17Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij pas mbledhjes së grupit të PS-së në Elbasan, ndau porositë dhe caktoi drejtuesit politikë në qarqe.

Rama ftoi deputetët socialistë që të reflektojnë dhe të punojnë si skuadër për të marrë mandatin e tretë vitin e ardhshëm.

Uroj për të gjithë të jeni sa më mirë në këtë periudhë të vështirë dhe ju të jeni kthyer nga pushimet me të gjithë energjinë e nevojshme për të nisur sezonin e fundit të këtij mandati të vështirë dhe sfidues për të gjithë ne.

Sezonin e sapo kaluar na u desh të përballemi edhe me një tërmet shkatërrues edhe me një pandemi globale që vazhdon, a thua se nuk na dilnin dhe tepronin sfidat e punës sonë në kthesën e fortë ku e kemi futur Shqipërinë për ta nxjerrë në një lartësi të re.

Tërmeti dhe pandemia janë nga ato ngjarje që tundin tokën. Sot nuk jemi mbledhur për këtë, këtu, jemi mbledhur që t’ju ftoj në një reflektim të thellë por të shpejtë, të cilin sot, dua që ta nisim për ta kryer bashkarisht, së bashku në grupe me të vogla, si do ta vijojmë përpjekjen tonë në cdo drejtim, si skuadër dhe individë dhe si do ta kurorëzojmë këtë mandat me bindjen për të merituar një mandat tjetër, të tretin radhazi, për të parën herë në histori” tha ai.

1 komente në “Rama flet pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS: Reflektoni, të punojmë fort për mandatin e tretë”

  1. Arjan says:

    Si Nuk Ka turp ky plehre qe kerkon votat e Shqiptareve .Ky dhe partia socialiste Duhet te dilte per skrap .Shqiptaret Nuk mund Te vazhdojne te udhehiqen nga partite antikombetare PS-PD-LSI e veglat e tyre.Duhet nje levizje kombetare per te marre ne dore fatet e vendit para se te na zhdukin ne si Shqiptare.Rahmut qeni Duhet te jap llogari per varreza fashiste greke ne token e arbrit.Te terheq menjehere marreveshjen e detit ne dem te republikes se Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje