Sot merr detyrën, Ambasada e SHBA: Aida Hajnaj drejtuese e BKH-së, hap drejt drejtësisë që shqiptarët meritojnë

1 Shtator 2020, 08:30Kronika TEMA

Ambasada amerikane ne vendin tone ka reaguar sot me nje mesazh, ne diten qe Aida Hajnaj, merr zyrtarisht detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese”- shkruan ambasada ne nje shenim ne faqen e saj ne FB, duke shtuar se “Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë”.

Mesazhi i ambasades se SHBA:

Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.

Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH.

Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.

2 komente në “Sot merr detyrën, Ambasada e SHBA: Aida Hajnaj drejtuese e BKH-së, hap drejt drejtësisë që shqiptarët meritojnë”

  1. shqiptari says:

    Namet do besh o Aida.Ashtu sic edhe SPAK edhe ti ne sherbim te RAMUTIT do jesh.Kush eshte kunder tij e peson ne te gjitha nivelet e “drejtesise” se ketij vendi qe po zhduket dita-dites nga faqja e dheut me bekimin tuaj te indiferences dhe makuterise banditeske.

  2. ruka says:

    Zonjush Aida të urojmē pēr detyren e re një detyrë e rëndesishme pēr kombin dhe gjithë shqipētaret tē cilēt i kanē sytē dhe veshēt tek organet e reja ligj zbatuese tē drejtėsisē tė cilat pēr 30 vite kanē qēnē mburojat e pathyeshme tē korupsionit duke ikthyer ato dhe veten nē milionere nē kurriz te popullt i cili eshte më i varfer dhe mē i pambrojtur ne rajon nga ana e drejtesisë tē kalbur tē korruptuar.
    Zonjush Aida ju urojm suksese nē deyren e re nē krye të njē insistucioni të rendesishēm , dhe shpresojm shumē duke pritur me padurim qē djersa dhe pasuria kombetare e vjedhur në mēnyre barbare te kthehet nē vēndin e vet dhe ato pseudo politikanē tē japin llogari tē shkojnē aty ku thotė ligji prapa hekurave sepse jetojnē me vila $6000 000 dhe me nga dy tre makina te blinduara e pasuri maramendese si apartamente dhe mijra dylym toke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje