Karmina ka marrë sot shumë pyetje lidhur me daljen e LSI-së me vete në zgjedhje.
A është kjo në favor të PD?
Dhe a ka PD një skemë si e Abazoviç në Mal të Zi?
Analisti Qim Peka më në fund pranoi të bëjë sqarimet e duhura:
“Skema që do përdorë opozita shqiptare është skema e Malit të Zi.
Ne do dalim me tre koalicione opozitare.
Koalicioni i parë është ai i PD me 5 aleatët e saj që i fut zakonisht në lista.
D.m.th PD do të dalë në zgjedhje, bashkë me Mediun, Dukën, Ndokën, Dulen dhe Shehin.
Aty mund të futet dhe Idrizi, por ai nuk bie dakord për detin me Dulen, dhe kjo mund të jetë problem.
Kolicioni i dytë është ai i LSI me disa parti të tjera të majta, të mërzitura me Ramën.
Për këtë Meta po punon fort në Jug, duke kujtuar luftën e Vlorës, pasi kështu mund t’i marrë mbështetës PS-së.
Në Veri nuk dinë gjë për luftën e Vlorës, se atëhere nuk kishte telefona, dhe nuk morën vesh gjë.
Koalicioni i tretë do të jetë Vetëvendosja.
Shpresat janë tek kjo e fundit dhe LSI, se duke qenë dy koalicione të majta, do shkëpusin vota nga PS.
Parashikimi im është se dikush nga Vetëvendosja në Tiranë, do bëhet “king maker”, si Dritan Abazovici në Mal të Zi.
Jo rastësisht lideri i Vetëvendosjes në Shqipëri, e ka mbiemrin Abazi, dhe zëvendësi i Albin Kurtit në Kosovë, e ka emrin Haki Abazi.
Pra është shumë e mundshme përsëritja e fenomenit Abazoviç.
Edhe në Mal të Zi, Abazoviçi ishte luftëtar kundër korrupsionit dhe kritik i qeverisë, njësoj si Vetëvendosja këtu.
Kjo do të jetë skema e fitores.
Kështu as LSI nuk na kushëtëzon dot, pasi më të rëndësishëm janë ata që bëjnë diferencën.
Tani detyra jonë është të afrojmë zgjedhjet sa më afër, mundësisht në prill, që të mos ketë ikur pandemia dhe populli ta shkatërrojë këtë qeveri.”
Kam nje propozim.Tre germat e para te emrit te zonjushes qe formojne emrin e organit mashkulloe, hiqjani dhe vini tre germat e para te organit fmror, se vdiqem ne cdo rresht te gazetes karmina,karmina……