Karmina shpjegon pse i takon TV Zenit të transmetojë ndeshjen e Tiranës me Crvena Zvezdën

24 Gusht 2020, 20:04Antena TEMA

Pas zhurmës që është bërë në shtyp mbi transmetimin e ndeshjes Tirana- Crvena Zvezda në TV Zeni, Karmina ka sqaruar fansat e saj pse i takojnë TV Zenit, të drejtat e transmetimit:

“Të dashur fansa!

Kam marrë gjithë ditën shumë reagime mbi transmetimin e ndeshjes Tirana Crvena Zvezda në TV Zeni.

Merlin Monro ka thënë se unë nuk mbaj mend ku i pashë imazhet, mbaj mend vetëm imazhet.

Kjo thënie lapidare e saj mu kujtua sot ndërsa shikoja këto reagime.

Argumenti i parë pse një ekip serb duhet të transmetohet në Tv Zeni, është lidhje gjaku.

Zeni e ka gjyshen serbe dhe i takon më shumë se kushdo tjetër t’i mirëpresë serbët në Tiranë.

Të gjithë të tjerët që janë konkurrentë, mund të jenë dashamirës të Serbisë, apo miq të serbëve, por nuk janë nipa të Serbisë.

Zeni është i vetmi pronar media që është nip i Serbisë.

Frangaj ka shkuar deri tek akuzat se është bashkëpuntor i serbëve, por nip nuk bëhet dot.

Edhe xhelozët e tjerë nuk bëhen dot nipa të Serbisë.

Se nip Serbie lind, nuk bëhesh.

Për këtë arsye kemi zgjedhur dhe Kosta Grillon komentues.

Kjo është arsyeja e parë pse atij i takojnë të drejtat e transmetimit.

Arsyeja e dytë është se unë jam gocë Tirone dhe e dashura e Zenit, dhe përfaqësoj lidhjen e ngushtë mes Tiranës e Beogradit.

Pra dhe unë jam një arsye e dytë pse na takon ne si TV ta transmetojmë ndeshjen.

Jemi simboli më autentik i miqësisë serbo- shqiptare.

Për gjithë patriotët e inatosur me këtë, ne kemi dhe një arsye të tretë.

TV jonë është i ri dhe nuk ka shikueshmëri, kështu që mos u shqetësoni se nuk kanë për ta parë aq shumë vetë, që jeni shqetësuar.

Në fund të fundit serbët do na rrahin dhe s’kemi pse ta trasmetojmë në ndonjë TV që shikohet shumë.

E juaja, Karmina!”

3 komente në “Karmina shpjegon pse i takon TV Zenit të transmetojë ndeshjen e Tiranës me Crvena Zvezdën”

  1. Henks says:

    Hahaha Karmina e Zenit… ???

  2. mentor says:

    Te gjithe ata qe jane genjyer gjate historise se mund te miqesohen me serbin dihet si e kane pesuar. Ne fund ua hane koken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje