Gjyqtari Ardian Dvorani ka kërkuar të ri-aplikojë për anëtar të Këshilit të Emërimeve në Drejtësi, duke i dhënë disa argumente juridike Këshillit.
Pas kësaj, Doktori e ka sulmuar shumë ashpër gjyqtarin.
Fansat e Karminës janë shumë të interesuar të dinë pse Doktori është kaq shumë i inatosur me Dvoranin.
Ja si e shpjegon këtë për fansat e Karminës, analisti Qim Peka:
“Beteja e Doktorit kundër Dvoranit është beteja më parimore në botë.
Për herë të parë një lider politik verior në Shqipëri, po përpiqet të shmangë përdorimin e Kanunit nga drejtësia.
Të gjithë e dinë se Dvoranit i është vrarë një vëlla në Gërdec, tek biznesi që ndihmonte Zeni.
Tani Zeni bëri aq sa mundi për viktimat, se në fund të fundit ai ishte dhe vetë i dëmtuar, se i vdiq burri i tezes aty.
Tani Dvorani po përpiqet të rikthehet prapë në drejtësi dhe ta përdorë drejtësinë si Kanun për të marr hakun e vëllait, duke çuar në gjyq Zenin.
Ky është fundi i drejtësisë.
Ai është në konflikt interesi, se do drejtësi për vëllain.
Si mund të shkojë në krye të drejtësisë dikush që kërkon të vendosë drejtësi për vëllain e vet.
Ky është konflikt i pastër interesi dhe degradim i Kushtetutës në Kanun.
Kjo është arsyeja që Doktori e kundërshton fort këtë gjë.
Kjo lidhet me mentalitetin anti- Kanun që ka Doktori dhe kontributin e tij në modernizimin e drejtësisë shqiptare.
Mënyra se si Dvorani kërkon të përfitojë nga pozitat e tij në drejtësi është e turpshme.
Kështu donte t’i bënte padrejtësi dhe Ilir Metës, kur kishte gjyqin, por dhe ai ja tregoi vendin.
Tani ngelet që Reforma në Drejtësi të mbrojë drejtësinë nga njerëzit që kanë interesa personale, për të fituar drejtësi.
Ky do jetë abuzim i rëndë.”