Karmina shikon shenja tradhtie tek Ilir Meta

12 Gusht 2020, 20:29Antena TEMA

Pas thirrjes së hapur që sot Ilir Meta i bëri rinisë të bashkohej me të, nën moton “O sot, o kurrë”, Karmina mori shumë mesazhe nga fansat e saj, të cilët e shikojnë këtë akt të Ilir Metës, si një veprim i pavarur nga Luli.

Për të sqaruar fansat, Karmina ka shpërndarë postimin e Qim Pekës:

“Deklarata e Ilir Metës duhet parë në kontekstin e ngjarjeve botërore.

Meqë Turqia rrezikon të sulmojë Greqinë, për konfliktin në Egje, atëhere ky shikohet si shans për të rrëzuar Edi Ramën.

Meqë Turqia është më e fortë ushtarakisht se Greqia, ajo mund ta pushtojë, por NATO do jetë në anën e Greqisë, dhe me këtë rast Edi Rama do jetë, o me NATO-n, o me Erdoganin.

Kështu që do të dështojë.

Ndaj dhe Ilir Meta po përgatit thirrjen e rinisë shqiptare, që në momentin që nis lufta turko- greke, ai të bëjë thirrje që ne duhet të sulmojmë mikun e Erdoganit.

Nga ana tjetër, edhe mund të mos e bëjë këtë thirrje, nëse Turqia nuk e sulmon Greqinë, po bëjnë kot, se pastaj mund të ketë probleme me Erdoganin.

Por për çdo rast ai kërkon mobilizimin e rinisë, të jetë gati.

Nga ana tjetër, deklarata bëhet në një ditë kur Xho Biden ka zgjedhur Kamela Harris për zëvendëspresidente, një indiane e shartuar në SHBA, që ja bën të sigurtë fitoren Trumpit.

Ndaj Ilir Meta ka synuar të fitojë nga ky moment dhe duket sikur është në garë pa Lulin.

E vërteta është se Ilir Meta po mendon të dalë me koalicion më vete, për të mos i rënë më qafë PD-së, për të maksimalizuar votat, dhe për t’u bashkuar pas zgjedhjeve.

Rëndësi ka ku do shkojnë figurat më të spikatuara të opozitës, si Mediu, Ndoka, Idrizi etj.

Po ashtu, ai nuk ka marrë pjesë në debatin Ruli-Mustafaj, a duhet apo jo Doktori deputet, që tregon se është me Doktorin.

Pra nuk më duket se Ilir Meta po tradhton.

Ai po përgatitet për betejë, sikur të jetë vetëm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje