Karmina ka vendosur të dëgjoj një libër për luftën e Vlorës

20 Gusht 2020, 20:43Antena TEMA

Pas turit të presidentit Meta për të dekoruar figura që kanë të bëjnë me luftën e Vlorës, Karmina është gjendur e papërgatitur nga mesazhet e fansave të saj, pasi ajo nuk ka dëgjuar asnjë libër për lufën e Vlorës.

As Merlin Monro nuk e përmend në biografinë e saj.

Ndaj ju lutë Qim Pekës t’i lexojë një libër rreth luftës së Vlorës.

Ja çfarë i lexoi ai:

“Ilir Meta e ka lëvizje gjeniale këtë të luftës së Vlorës.

Duke qenë se lufta e Vlorës është zhvilluar në Jug, pra në Vlorë, Meta me këtë lëvizje synon t’i marrë elektoratin historik PS.

Dekorimi sot i Selam Musait dhe disa luftëtarëve të tjerë nga Tepelena, e lidh Luftën e Vlorës me fisin e vjehrrit të Lulit, pasi të gjithë ata janë, ose bashkëfshatarë, ose nga fshatrat ngjitur me vjehrrin e Lulit.

Lista është bërë me kujdes, që të mos ketë pasardhës të PS.

Edhe tre komandantët e njohur të luftës së Vlorës, Ahmet Lepenica, Qazim Koculi dhe Ali Këlcyra, nuk janë me PD, as me PS, por me parti minore si Balli Kombëtar.

Ndaj lëvizja e Metës i jep shumë shpresë LSI-së, që të jetë pasardhëse e luftës së Vlorës.

Kjo lëvizje ka domethënie të madhe.

Ilir Meta po përgatit një parti të re nacionaliste, që do t’i hedhë në det gjithë pushtuesit e huaj në Shqipëri, kryesisht ata perëndimorë.

Ndaj dhe simbolika e luftës së Vlorës ka shumë rëndësi.

Ambasadori Italian, që duket se është mbështetës i Edi Ramës, ta dijë mirë se një ditë mund ta hedhim në det, si më 1920.

Po ashtu dhe këta perëndimorët e tjerë.

Edhe në atë kohë ka pasur shqiptarë që bënë thirrje kundër luftës së Vlorës, se gjoja Italia i donte të mirën Shqipërisë, por luftëtarët tanë e çliruan Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.

Ndaj dhe lëvizja e Ilir Metës ka synime të pastra indipendentiste, që do çlirojë përfundimisht Shqipërinë nga vargonjtë e Perëndimit.

Në atë kohë, për të mobilizuar masat, u hapën dhe fjalë që do hapen depotë e italianit në Vlorë, por LSI është kundër vlerësimit të atyre që shkojnë në luftë për përfitime personale.

Ajo është parti parimore, që vlerëson idealin kombëtar dhe momentet historike të Shqipërisë.

Me këtë lëvizje Meta siguron elektoratin nacionalist dhe përfaqëson zemrën e patriotizmit shqiptar.

Në zgjedhjet e kaluara, në Salari ka pasur 96 për qind të votave për PS dhe 4 për qind për Ben Blushin.

Tani këto janë vota për Ilir Metën.”

1 komente në “Karmina ka vendosur të dëgjoj një libër për luftën e Vlorës”

  1. Miku juaj says:

    Pershendetje z. Baze,
    Jam nje lexues prej shume kohesh i gazetes tuaj. Ju kam ndjekur gati ne c do artikull dhe sidomos rubriken Antena.
    Shkrimet tuaja kane qene te goditura dhe shume mbreselenese per situaten apo dhe ndaj personit qe ju keni ngacmuar ne keto artikuj. Por si nje lexues i juaji doja te vija ne pah dicka qe mendoj se eshte pak e tepruar. Ne lidhje me artikujt qe ju i drejtoheni nje vajze qe ka jeten e vet dhe ne fund te fundit nuk i intereson njeriu. Duket sikur ju po i ulni vlerat vetes dhe nuk eshte cudi qe te beheni ju personazh i ndonje antene te ndonje media tjeter, per menyren teper personale qe e keni nisur me kete vajze.
    Shpresoj shume qe te gjej mirekuptimin tuaj per keto rreshta.
    Ju uroj gjithe te mirat !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje