Gjatë ditëve të fundit ka shumë debate përse Doktori ka mobilizuar energjitë kundër Blushit, në cilësinë e drejtorit të Top Channel.
Shumë fansa që janë të interesuar për këtë çështje morën sot shpjegimin e analistit Qim Peka, për arsyet që e shtyjnë Doktorin:
“Debati me Blushin, nuk është personal, por parimor.
Doktori nuk ka gjë me linjën zyrtare të Top Channel, por do të shpëtojë Top Channel nga Blushi.
Po të kishte gjë me Top Channel, ne nuk merrnim në punë Bejten, që ka qenë drejtori i parë i lajmeve të Top Channel, dhe Ad Krastën, që ka qenë drejtues emisioni për vite të tëra.
Kjo tregon se Doktori nuk ka gjë me institucionin, por me personin konkret.
Dhe këtë e bën për të mirë të Top Channel, pasi Blushi kërkon të shkruajë një libër të ri, por nuk ka subjekt.
Ai prodhon sherre me Doktorin në kurriz të Top Channel-it, dhe pastaj boton librin, shet librin, merr lekët dhe e pëson Top Channel.
Kështu e ka bërë dhe me PS-në dhe me Doktorin.
Ndaj debati është parimor dhe për të mirë të Top Channel.
Se po të kishte gjë me drejtuesit e medias, Doktori mund të sulmonte dhe Ylli Ndroqin, apo Frangajn, por nuk e bën se është njeri parimor.
Ai kujdeset për të mirën e medieve dhe kërkon t’i pastrojë ato nga elementë negativë, që mund të prishin imazhin e tyre.
Ka dhe një detaj, që Doktori është shumë i shqetësuar.
Top Channel jep çdo kronikë të PD-së, transmeton çdo gjë nga Lul Basha, biles më mirë se Syri, dhe këtë e bën që të fusë në luft Doktorin me Lul Bashën dhe të krijojë idenë se kundër Doktorit, e nxit Basha.
Por ne nuk i hamë këto provokime.
Ne e dimë që politika e hapur e Blushit ndaj Bashës është diversion dhe bëhet pa leje dhe miratim të Bashës.
Kjo bëhet të fusë sherrin në PD.
Ndaj u themi gjithë demokratëve, mos u nisni nga politika diversioniste e Blushit me lajmet për Bashën.
Për të kuptuar çfarë është Blushi, lexoni çfarë shkruan Doktori. Të tjerat janë diversione.”