Karmina ka dyshime pse Ilir Meta ka dalë në foto me hudhra

15 Gusht 2020, 19:32Antena TEMA

Ilir Meta u shfaq sot në Pilur, në një foto ku dukeshin disa hudhra mbi kokën e tij.

Shumë fansa të Karminës e komentojnë këtë, sikur Ilir Meta i ka punët në rregull dhe do të mos e hanë sysh.

Karmina i këkroi ndihmë analistit Qim Peka, për këtë çështje, i cili jep këtë shpjegim:

“Pamjet e Metës me hudhrat sipër kanë lidhje me konfliktin turko- grek dhe radhën në Kakavijë.

Siç e dini, Edi Rama është mik i Erdoganit.

Greqia është në prag lufte me Turqinë, se ajo do të shfrytëzojë naftën dhe gazin e Qipros turke.

Greqia ja ka shit këtë hapësirë Francës.

Makroni tani është duke mbrojtur naftën dhe gazin e tij.

Ilir Meta i ka futur në sherr tre palë, Turqinë, Greqinë dhe Francën, me qëllim që Makroni dhe Micotaqis të marrin inat Edi Ramën.

Konflikti po ashpërsohet dhe Meta është i lumtur që po del skenari i tij.

Për këtë, ka vendosur të dalë në foto me një tufë hudhrash sipër kokës.

Nga ana tjetër, simboli i hudhrës ka lidhje dhe me udhëtimin në Pilur.

Duke qenë lartësi e madhe dhe me pamje marramendëse përballë detit, Meta beson se duke pasur hudhra tek koka, të mos i merren mendtë e të rrëzohet.

Por mbarësia e tij kryesore mendoj që është Kakavija dhe Kapshtica, ku njerëzit që po ikin në Greqi, po torturohen dhe vdesin në radhë, dhe ky është një mallkim për Edi Ramën.

Kjo natyrisht e ka shtyrë të mbajë një tufë hudhra mbi kokë dhe të kërkojë, ndryshe nga Lul Basha, që emigrantët të votojnë këtë radhë.”

1 komente në “Karmina ka dyshime pse Ilir Meta ka dalë në foto me hudhra”

  1. Plugu says:

    Do ta votojn verin e semes.Kur Ilir Meta te hipin ne maj te stermullarit e te shikoi Stambollin atehere do t’a votojn shqipetaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje