Fansat e Karminës janë të fiksuar me Ilir Metën dhe ndjekin çdo ditë veprimtarinë e atij, nga frika se do t’u bëjë ndonjë tradhëti.
Sot ata i shkruajtën të shqetësuar për dekorimin e Spiro Kolekës në Pilur, bashkë me disa figura të shquara të krahinës Himarës.
Për t’i sqaruar këto, Karmina mori komentin e analistit Qim Peka.
“Lëvizja e Metës është shumë e zgjuar. Në fakt Spiro Koleka nuk është ai që është daja i nënës së Edi Ramës, por një deputet i viteve 30-të, që ka qenë dhe në Luftën e Vlorës. Meta e ka zgjedhur kastile për të bërë kontrastin me pasardhësit e tij, Spiro Koleka 2, dhe Edi Rama!
Edhe ky nga ai fis është, por mesazhi i Ilir Metës është i qartë. Mesazhi i parë është se nga fisi i të majtëve Koleka ka dhe burra të mirë.
Pra ideja është që brenda fisit ka dhe drurë të shtrembër si Spiro Koleka i dytë apo Edi Rama.
Po ashtu është interesante vlerësimi që Meta u bëri këngëve të Pilurit sidomos këngës për ”28 Mijë Dëshmorët”.
Ai citoi vargjet:
Nga kjo baltë e kësaj toke
Merr një grusht e shtrydhe fort
Pika gjaku do kullojnë
Luftën e madhe tregojnë…..
Më tej kënga vazhdon:
Lum ç’trima pati Partia
Ç’shokë pate ti o Enver
Ju kish lindur Shqipëria
Lule djemtë e nënave…!
Por Meta me qëllim citoi vetëm strofën e parë për të treguar se ai është distancuar nga komunizmi dhe është vetëm me luftën.
Pra dy mesazhet e rëndësishme janë këto: E para që fisi Koleka ka dhe burra të mëdhenj që sot do kishin qenë me LSI. Dhe e dyta që në këngët për dëshmorët, jemi dakord vetëm me pjesën e luftës, jo të shokut Enver.
Këto dy mesazhe e shkatërrojnë PS: Ilir Meta ka bërë goditjen e duhur”.
Nje sqarim te vogel SPIRO KOLEKA I PARE ISHTE PATRIOT DHE PER PATRIOTIZEM QEVERIAI NDERTOI NJE SHTEPI AFER ME VILEN E QAZIM KOCULIT
Aneta ndjese paste ,para se te ishte mbesa e spirokolekes te dyte ,ishte e bija e PETRO KOLEKES QE JO NUK ISHTE KOMUNIST POR AS I DONTE KOMUNISTET POR 30 VJETE NE SHQIPERI NUK PASKA NDRYSHUAR GJE VAZHDON LUFTA E KLASAVE NE POLIN TJETER
VAZHDONI KESHTU SE DEMOKRACIA NUK DOTE VIJE KURRE,KURSE DHJEROKRACIA KA ARDHUR ME BERISHEN NE KRYE