Siç u vu re sot, edhe Partia Demokratike, edhe LSI, njëkohësisht dolën dhe i kërkuan Qeverisë t’iu shpjegojë planet që ka për blerjen e vaksinës.
Shumë fansa të Karminës u shqetësuan se mos kjo ishte ndonjë përpjekje e Qeverisë për të blerë vaksinën ruse.
Por analisti Qim Peka e sqaroi situatën, për fansat e Karminës:
“PD ka një plan të qartë për të vënë me shpatulla për muri qeverinë, lidhur me blerjen e vaksinës.
Siç dihet, blerja e vaksinës do të ndodhë muajtë që vijnë, dhe do bëhet para zgjedhjeve të vitit 2021.
Ky është një rrezik i madh për manipulimin e zgjedhjeve.
Duke blerë vaksinën, Edi Rama jo vetëm që u heq frikën shqiptarëve, por mund ta blejë me çmim shumë të lartë, duke mundësuar fitime financiare për të blerë zgjedhjet.
Në këto kushte, lëvizja e Lulit është brilante.
Ai po i kërkon fillimisht të informohet se ku kanë shkuar procedurat për blerjen e vaksinës.
Pasi të marrë këtë informacion, ai do kërkojë uljen në tryezë për blerjen e vaksinës.
Vaksina duhet të blihet me konsensus të plotë politik, ndryshe demokratët nuk do pranojnë të bëjnë vaksinën.
Duke mos pranuar të bëjnë vaksinën e blerë nga Rama, gjysma e Shqipërisë mund të rrezikojë vdekjen dhe Edi Rama do akuzohet për genocid.
Ky skenar i Lulit është perfekt.
Përmes këtij shantazhi ai do ulë në tryezë bisedimesh Edi Ramën, që vaksinën ta blejnë me konsensus politik.
Dhe e vetmja mënyrë që ajo të blihet me konsensus politik, është që tenderin e vaksinës ta marrë Kunati.
Nëse kjo nuk ndodh para zgjedhjeve, Luli do t’u bëjë thirrje demokratëve të mos pranojnë vaksinën, se do jetë një çip brenda organizmit dhe do t’u lexojë votën.
Po ashtu, ai do refuzojë të hyjë në zgjedhje.
Edi Rama nuk ka ku lëvizë.
O do t’i japë tenderin e vaksinës Bashës, o do prishë zgjedhjet dhe do destabilizojë vendin.”