Karmina më në fund zbulon se Abaz Aliu është ndjekës i LSI

22 Gusht 2020, 20:37Antena TEMA

Pas fjalimit të sotëm të presidentit tek Teqja e Abaz Aliut në Tomorr, Karmina u befasua nga faktet historike që mësoi.

Ajo mësoi për herë të parë që beteja e Qerbelasë qenka bërë aty afër Tomorrit, dhe pas betejës, Abaz Aliu është ngjitur në majë të malit si fitimtar.

Gëzimin për këtë lajm e ndau me fansat e saj:

“Të dashur fansa!

Unë kisha dëgjuar për betejën e Qerbelasë dhe për Abaz Aliun, por nuk e dija që ajo ishte bërë diku afër Tomorrit dhe pastaj Abaz Aliu ishte ngjitur në Tomorr.

Këtë e mësova sot nga presidenti i Republikës.

Akoma më inkurajuese ishte fakti që njerëzit që shkojnë në pelegrinazh nuk i zë COVID-19, pasi kanë bekimin e Baba Aliut.

Merlin Monro ka thënë se të besosh nuk është fuqi hyjnore, është fuqi njerëzore.

Mjafton të besosh dhe gjërat ndodhin.

Mua për vete më kanë ndodhur

Tani po shikoj se ne kemi si shoqëri një shans të madh të besojmë tek Baba Aliu, i cili qenka nga Skrapari dhe pas kësaj është e sigurtë se opozita fiton zgjedhjet.

Edhe pse shumë vetë mendojnë se Abaz Aliu është me LSI, ngaqë është nga Skrapari, meqë zgjedhjet do bëhen me një listë të përbashkët me PD, ai do jetë dhe pjesë e PD, ndaj mendoj se e kemi fitoren e sigurtë, pasi e kemi të bekuar listën.

Nga ana tjetër mendoj se dekorimi nga ana e Ilir Metës e Abaz Aliut për fitoren e betejës së Qerbeleasë, është një ngjarje historike, pasi ajo është beteja që ka ndarë ndjekësit e Aliut nga ndjekësit e Muhamedit.

Fakti që Ilir Meta u përcaktua për ndjekësit e Abaz Aliut, tregon se Abaz Aliu është me LSI.

Nga ana tjetër Zeni dhe çunat që ndjekin besimin mysliman, janë ndjekës të Muhametit dhe kjo listë për herë të parë do bashkojë ndjekësit e Muhamedit me ndjekësit e Abaz Aliut.

Nuk ka kush u del më para”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje