Karmina shpjegon pse nuk u duhet shqetësuar për punën e serverit

23 Gusht 2020, 19:33Antena TEMA

Pas postimit të Doktorit se Edi Rama synon të sekuestrojë serverin e Ora News, Karmina ka marrë shumë mesazhe nga fansat, të cilët duan të dinë si do ta mbrojë TV-në nga sulmi i Qeverisë.

Analisti Qim Peka i ka dhënë këto shpjegime:

“Përpjekja e Edi Ramës është qesharake.

Ai ka dëgjuar se krimi mund të mbulohet duke vjedhur serverin e një institucioni.

I është mbushur mendja ngaqë mendon se Doktori ka shpëtuar nga 21 janari, pasi prishi serverin ekzistues dhe e zëvendësoi me një bosh.

Ne kemi të dhëna se është një ide që ja ku sugjeruar Lukashenko.

Por këtu gabohet rëndë.

PD ka marr masa të rrepta në këtë drejtim.

Njerëz me përvojë në këtë punë, si Endri Hasa, janë vënë në krye të punëve dhe po zëvendësojnë serverin, që kur të vijë Edi Rama, të marri serverin fallco.

Kështu që çdo përpjekje e Edvin Ramës është qesharake.

Ai mendon se aty janë rregjistruar dhe porositë e Metës apo Doktorit për redaksinë në kohë të ndryshme.

Kurioziteti i tij për të mësuar se si komunikonte Meta apo Doktori me Yllin, e kanë shtyrë drejt këtij akti.

Por Endri Hasa na ka siguruar se gjithçka është nën kontroll.

Atij si mori dot Prokuroria serverin e 21 janarit, t’i marrë serverin e TV-së.

Ndaj çdo shqetësim është i ekzagjeruar.

Fakti që Doktori ngre alarmin, bëhet për të diskretituar Ramën, se specialistët kanë nsur punën dhe çdo gjë është nën kontroll.

Ustai nuk ja jep kurrë zanatin nxënësit.

Në këtë rast, Edi Rama ka nevojë të rritet dhe të mësojë si bëhen këto punë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje