Pas zhurmës që bëri refuzimi i Jozefinës për të mos pranuar formularin si kandidate për deputete e PD-së, Karmina shpërndau shpjegimin e Qim Pekës, përse Jozefina nuk mund të të plotësonte dot formularin:
“Zhurma që bëhet rreth formularit të Jozefinës është shpikje e Edi Ramës.
Ajo ka lidhje me situatën në Mal të Zi, për të tërhequr vëmendjen nga mbështetja që ai i jep Gjukanovicit, si kryeministër që ka shpikur oligarkët.
Nga ana tjetër, duke qenë se shkodranët janë të interesuar për Malin e Zi, Rama kërkon t’i hutojë me formularin e Jozefinës.
E vërteta është se Jozefina nuk e plotëson dot formularin në shumë pika.
Pika kryesore e formularit është kush ka qenë shefi juaj 20 vitet e fundit, dhe si i ke raportet me të.
Shefi i Jozefinës ka qenë Sali Berisha.
Tani ajo nuk e shkruan dot këtë, që shefi i saj ka qenë Sali Berisha.
Nuk do ta shkruajë as që i ka marrëdhëniet e mira, se ai mes saj dhe Lulit, ka zgjedhur Lulin.
Pra Jozefina e humbet garën në pikën kryesore.
Ajo nuk shprehet dot për shefin.
Pastaj vjen pika tjetër, që flet për fqinjët.
Pyetjes se cili është fqinji që ke më shumë kontakte, është prapë pyetje e vështirë.
Jozefina ka fqinje Elona Meçon, që është zëdhënëse e Luli, dhe shkon shumë mirë me të.
Po ta shkruajë që shkon shumë mire, atë e heq Luli nga puna, po të shkruajë që shkon keq, Jozi nuk fiton dot si kandidate.
Ndaj dhe në këtë pikë është e detyruar të mos shprehet.
Pika e tretë është cili ka qenë mendimi juaj për kryetarin aktual të PD.
Jozi që nga 2005 ka pasur mendim negativ për Lulin.
Nuk e ka pranuar as kur e solli Argita në KOP, as kur u bë ministër, as kur u bë kryetar.
I vetmi rast që ka qenë e gëzuar, ka qenë kur i është hequr imuniteti për “Rrugën e Kombit”.
Duke qenë se nuk i plotëson dot këto pika, ajo bën sikur ka rezerva për demokracinë dhe nuk e plotëson.
Pastaj Rama bën zhurmë për këtë, për të mbuluar situatën në Mal të Zi.
Kaq është gjithë puna”