Pas komenteve të shumta që pasuan foton e gazetares sportive që i kërkoi autograf dhe foto trajnerit të Zvezdës, Karmina nuk e mbajti dot xhelozinë e saj.
Në një postim për fansat e saj, ajo shkruan:
“Fotot dhe autografet kanë kuptim kur ti ke lidhje me atë që kërkon të dalësh në foto.
Kur mua më kërkojnë fansat autografe, ata padiskutim që kanë një lidhje me mua.
Fjala vjen, ose kanë lexuar postimet e mia dhe citatet e Merlin Monros, ose kanë qenë dhe ata në hotelet ku kam shkuar unë, ose kanë hipur tek jahti që shkova unë në Greqi etj si këto.
Nuk mund të të kërkoj dikush autograph, apo të jetë fansja jote, pa pasur të njëjtat aspirata si ty.
Në këtë aspekt mu duk e tepëruar që ajo gazetarja të humbiste pavarësinë e saj dhe t’i kërkonte autograf trajnerit serb.
Ndryshe do të ishte një foto e e imja me të.
Unë kam pasur shumë kërkesa sot nga tifozë të Zvezdës, të marrin autografe nga mua apo të dalin në foto, ngaqë TV Zeni do transmetonte ndeshjen e tyre.
Kjo për ta është një ngjarje e madhe.
Njëri prej tyre më shkruante:
“Jam në pritje me orë të tëra e ditë të tëra mund të duroj për një foto me ty dhe një autograf.
Po të mos ishte TV Zeni, shqiptarët nuk do shikonin dot Zvezdën, të dashurën e zemrës sime.
U jemi mirënjohës për jetë si familje.
Gjyshja e burrit tuaj dhe familja e saj, kanë qenë serbë shembullorë, tifozë të Zvezdës, pasi kanë qenë pjesëtarë të OZNA dhe nderi i Beogradit.
Ju e meritoni vlerësimin tonë”.
Me thënë të drejtën mu bë shumë qejfi, por ende nuk i kam dhënë shansin të marrë autograf.
Njerëzit duhet të jenë të përmbajtur në këto raste.”
Hahahaha. Pjestare te OZNA-s dhe nderi i Beogradit. Si me thene familje hafiesh, do thoshte turku Mazllum.
..e kulluar…..