Aktori më i paguar në botë: E kalova koronavirusin familjarisht, periudha më e vështirë që kam përjetuar

3 Shtator 2020, 11:13Lifestyle TEMA
Aktori më i paguar në botë: E kalova koronavirusin familjarisht,

Dwayne “The Rock” Johnson ka njoftuar se e ka kaluar koronavirusin së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij të vogla.

Aktori më i paguar në botë tha se u prekën nga Covid-19 para 3 javësh, pavarësisht se ka qenë shumë i kujdesshëm.

“Tashmë e kemi kaluar dhe falë Zotit jemi mirë. E morëm nga disa miq shumë të afërt të familjes, të cilët nuk e dinin se kishin virus. Ka qenë një nga periudhat më të vështira që kemi kaluar si familje”, shprehet Johnson në një video të publikuar në profilin e tij në Instagram.

“Të dalësh pozitiv me koronavirus është ndryshe nga një dëmtim i keq ose të mos kesh të ardhura. Më besoni, ka pasur shumë momente që kam qenë trokë”, shtoi aktori i famshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje