Armand Duka dhe presidentët e klubeve të Superiores që ndjekin udhëzimet e tij, organizojnë bojkotin e kampionatit në Minsk

3 Shtator 2020, 17:01Sport TEMA

Fillimi i Kategorisë Superiore do të shtyhet, për një bojkot që në teori po e organizojnë klubet e Ligës, por në praktikë po organizohet nga FSHF për të mbuluar keqmenaxhimin e zakonshëm.

Shkak nuk është kërkesa drejtuar shtetit shqiptar për ndryshimin në Ligjin e Sportit sipas kërkesave të futbollit, por për t’i ardhur në ndihmë klubeve që marrin pjesë në Europë.

FSHF, në pamundësi për të organizuar gjithçka në Shqipëri, ka marrë me vete në Minsk për ndeshjen e kombëtares disa presidentë të klubeve të Superiores, duke organizuar atje “bojkotin” i cili për fasadë do të ketë kërkesën për Ligjin e Sportit.

Sipas “Top Channel”, drejtuesit e klubeve që janë pranë FSHF e që zakonisht ndjekin udhëzimet e saj, kanë rënë dakord parimisht që kampionati të shtyhet me disa javë, duke u zhvendosur në fillimin e tetorit.

Kjo vjen kryesisht nga fakti se një pjesë e skuadrave do të gjenden të ngjeshura mes kampionatit dhe Ligës së Europës, që luhet në mes të shtatorit, gjë që nuk ishte marrë në konsideratë nga FSHF kur përpiloi kalendarin, e tani po mundohet që të mbulojë këtë gabim në përllogaritje nëpërmjet këtij bojkoti të organizuar në distancë.

Bojkoti do të ndihmonte Kukësin, Laçin e Teutën që të përgatitnin qetësisht ndeshjet e turit të dytë, ashtu si edhe Tiranën që ka siguruar një biletë për play-off të Ligës së Europës.

1 komente në “Armand Duka dhe presidentët e klubeve të Superiores që ndjekin udhëzimet e tij, organizojnë bojkotin e kampionatit në Minsk”

  1. Askushi says:

    Kur fshatari Duka po ben skemen per bojkot me synimin e ceket per ti ven shkipinj ne rrota qeverise eshte fundi dynjollikut.po ky fshatar qe leket i bon duke vjedh ndihmat e pelikanit dhe me dosje ne Bari shteti e ka te lehte ti fusi ne vering.te gjithe qe jan aty dalin hajduta ose trafikant.nxirrja dhembet o shtet se ja fusin vrapit lapanjiozet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje