Ideologu i Serbisë së Madhe: Çdo të ndodhte nëse Dritan Abazoviç do vinte këto ditë në Beograd

3 Shtator 2020, 21:45Rajoni TEMA

Ideologu i Serbisë së Madhe, akademik atija Beçkoviç, tha se opozita demokratike e bashkuar malazeze ka një përgjegjësi historike të jetë e denjë pas fitores në zgjedhje dhe të “kthejë Malin e Zi nga rruga anësore në të cilën ishte mbërthyer”.

Ai bëri një deklaratë shumë domethënëse për Dritan Abazoviçin, politikanin e ri me origjinë shqiptare, i cili është shndërruar në figurën simbol të zgjedhjeve malazeze, pasi me katër mandatet e tij po u lëshon udhën drejt pushtetit forcave pro-serbe.

Ai shtoi se nëse Dritan Abazoviç, udhëheqësi i koalicionit URA, mbërrinte nesër në Beograd, “të rinjtë serbë do ta mbanin atë në krahët e tyre”.

“Dhe ky është mesazhi për të gjithë shqiptarët, për të cilët Marko Miljanov shkroi faqet më të bukura. Kështu që plaga e gjallë e Malit të Zi të përçarë dhe grindur gradualisht po shërohet. Në Malin e Zi, të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe të gjithë janë një familje…”, theksoi akademiku serb.

2 komente në “Ideologu i Serbisë së Madhe: Çdo të ndodhte nëse Dritan Abazoviç do vinte këto ditë në Beograd”

  1. Kapit Tupalla says:

    Do ta mbanin në krahë gjersa formojnë qeverinë dhe ta përforcojnë pushtetin … pastaj do ta hedhin të gjallë në bunar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje