Pas vendimit final të Apelit, që rrëzoi çdo pretendim të Zenit ndaj akuzave që i janë bërë në librin mbi historinë e tij me Diverolin, Karmina shpjegon pse është e dëshpëruar:
“Të dashur fansa!
E di që sot jeni të gjithë të shqetësuar nga vendimi i gjyqit për Zenin, por unë e shikoj atë në një këndvështrim tjetër.
Mua nuk më shqetësojnë akuzat, as mbrojtja ndaj tyre.
Ideja jonë ishte të fitonim gjyqin dhe me ato 60 milionë dollarë, pastaj ishim të lirë të kishim të ardhura legjitime.
Mua tani nuk më lejojnë të shkoj në SHBA, apo Angli, se më thonë ku i gjete lekët.
Nuk besojnë që unë paguhem nga hotelet luksoze si blogere e famshme, apo që marr lekë nga Instagrami.
Nëse do kishim marrë ato lekët, do kishim shumë mundësi të investonim në SHBA dhe Britani të Madhe, dhe ato do detyroheshin të na jepnin vizat.
Ndaj më ka mërzitur shumë ky vendim.
Tani na ngelet të investojmë vetëm në botën arabe dhe në Vjenë.
Kjo është padrejtësi.
Unë në fakt nuk pres gjë nga drejtësia amerikane.
Amerikanët po të kishin drejtësi atje, bënin drejtësi dhe në Shqipëri.
Ju e shikoni si e kanë katandisur ata reformën në drejtësi në Shqipëri.
Çfarë pret të bëjnë më tepër në SHBA, se ç’kanë bërë këtu.
Sidoqoftë vendimi na hoqi një mundësi të madhe, pasi askush nuk do guxonte më të na akuzonte për korrupsion, se do ti kishim lekët legale.
Tani do na duhet të paguajmë dhe 1.2 milionë dollarë për gjyqin, po për ato do presin.
Po i duan cash ua çojmë që nesër, por ata i duan me bankë.
Me bankë kur të bëjë 1.2 milionë dyqani im në Bllok kanë për t’i marrë”.
Unë e kuptoj ironinë e Meros. Por Mero në Amerikë Gjykatat marrin kesh që çke me të, dhe arminën e duan personalisht që tja u pagoi, sepse duan që të takoi dhe frymëzues3n e saj Merilin Monronë.?
Ose mund ti bej si Bollino, tak fak ?