Basha takon Metën, bien dakord për "të ardhmen e ndryshimit". Tani ka hallin e fermerëve dhe të rinjve: Të subvesionohen dhe arsimohen

4 Shtator 2020, 12:42Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basah ka dalë nga Presidenca pas afro 30 minutash, ku ka diskutuar me Ilir Metën për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ndryshe nga Rama që nuk qëndroi më shumë se 10 minuta me kreun e Shtetit, Basha duket se ka gjetur më lehtë “gjuhën” me Presidentin. Sipas kreut të PD, mjafton që zgjedhjet e ardhshme të jenë të rregullta.

“Fermerët kanë nevojë për subvecione dhe treg shitje. Të rinjte kanë nevojë për arsim dhe punësim që të jetojnë këtu. Pensionistët kanë nevojë për rritje të pensionit.

Pra shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjidhje sot jo nësër. Për ne mjafton që procesi të jetë i rregullt”, tha Basha, ndësa fjalën e mbylli me një shprehje të shenjtores Nënë Tereza.

“E djeshmja ka shkuar, e nesmja nuk ka ardhur akoma. Prandaj të punojmë sot për nesërmen e ndryshimit”, përmbylli ai.

1 komente në “Basha takon Metën, bien dakord për “të ardhmen e ndryshimit”. Tani ka hallin e fermerëve dhe të rinjve: Të subvesionohen dhe arsimohen”

  1. Zhdukuni o plehra?????? says:

    Këta ndyrësira do të vazhdojnë të na udhëheqin ne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje