Nga Alba Malltezi
Prej javësh në Partinë Demokratike, një nga dy partitë më të mëdha politike në vendin tim ekziston “Dosja Malltezi”, jo Jamarbër Malltezi, dhëndrri i Berishës, por Alba Malltezi.
Për të qeshur. Mbiemri është i njëjtë me atë të dhëndrrit dhe mbesave të tij, familja e njëjtë, por problem i madh: Jam martuar me gazetarin Carlo Bollino. I talentuar, pasi pak si ai në Shqipëri përmes logjikës, fakteve dhe ligjit arrijnë kaq shpesh të vërtetën.
Dhe e vërteta e gati 25 viteve në gazetari na ka çuar në fakte kriminale ndaj Sali Berishës dhe qeverive të drejtuara prej tij. I kemi publikuar bazuar vetëm në dokumenta e dëshmi, pa shpifur dhe ofenduar, siç për shembull videot e vrasjeve të 21 janarit, për të përmendur vetëm njërën. Të kundërtën ka bërë për ne ai personalisht, institucionet që ka drejtuar dhe disa pjesëtarë të familjes së tij.
Prej javësh, pa numëruar vite e vite, ka rinisur një tjetër fushatë linçimi ndaj bashkëshortit tim, ndaj meje, grupit tonë mediatik. Njeriu thoka për të tjerët, atë që bën mirë vetë! Prej javësh spiunë, tatimorë, ish-tatimorë, bankierë e ish bankierë, hipotekarë e ish-hipotekarë u vunë në lëvizje të rrëmonin cepat më të private të punës dhe jetës tonë për t’ua servirur militantëve.
Llogari të medias, ku punojnë përditë mbi 120 vetë, të ardhura që shërbejnë për të paguar rroga, taksa, detyrime ndaj shtetit, u servirën si “zhvatja” që familja ime iu bën bashkëqytetarëve. Puna më normale dhe e ligshme e një biznesi që nuk jeton me trafik droge apo korrupsion dhe as me thasë me para cash, që përpiqet me projekte, ide në respektim të ligjeve dhe hapësirave që një Shtet u lë qytetarëve të tij, u servirën me foto, shpifje, video si një ‘’skemë mafioze’’.
Derisa arritën në llogarinë time personale. Llogaria e vetme personale që kam te banka që i dha plot 1.8 milionë euro kredi pa asnjë garanci Shkëlzen Berishës. Ishte përgatitur një konferencë për shtyp nga kjo Parti, nga linçuesi i radhës. Por heshtje.
Çfarë zbuluan njerëzit e Partisë Demokratike në llogarinë personale të Alba Malltezit? Në cilat xhepa kanë përfunduar jo sot, por në 7 vite akuza të tmerrshme paratë e korrupsionit nga qeveria drejt familjes sime? A është rritur me 1 qindarkë më shumë rroga ime nga kompania ku punoj e që ka mbetur e njëjtë që në 2011, viti i krijimit të Shqiptarja.com dhe Report TV më vonë?
Sa para ka në llogarinë e tij personale bashkëshorti im? A jeton edhe familja ime në supervila, ka helikopter privat, bodyguard, bën udhëtime të vazhdueshme nëpër botë e në plazhe ekzotike, rezorte vip-ash dhe luksoze, apo në kazino si jetojnë familja e Berishës dhe botues dhe gazetarë që ata adhurojnë, mbrojnë dhe respektojnë?
Nuk mund të them se nuk do të na pëlqente edhe ne jeta komode e luksoze si e juaja, zyrë e vilë luksoze si e juaja dhe familjarëve e politikanëve tuaj, por thjesht nuk jemi pasuruar kurrë siç ju shpifni. Çdo e ardhur e arkëtuar, është shpenzuar dhe investuar në ndërmarrjen tonë, në rrogat e punonjësve dhe në detyrimet ndaj shtetit. Në 9 vite grup mediatik asgjë nuk ka qenë me tepri në të ardhurat tona të deklaruara me përpikmëri për të bërë luksin tuaj të shfrenuar.
Shpresoj që Partia Demokratike, Sali Berisha, Lulzim Basha, Shkelzen Berisha, Jamarbër Malltezi të gjejnë qoftë edhe një qindarkë të padrejtë në xhepat e mi, bashkëshortit dhe të familjes sime. Unë ju bëj thirrje që të publikoni atë që informatorët tuaj ju kanë treguar: Sa para kanë gjetur në llogarinë time në lekë dhe euro?
Nuk mund ta bëjnë dot sepse asgjë nga paratë e shqiptarëve jo sot, por që në 1994, kur unë nisa punën time te Gazeta Shqiptare, nuk ka kaluar kurrë në xhepat apo në llogarinë time. Por jo vetëm në llogarinë time, ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim në llogaritë tuaja dhe të familjarëve tuaj, nuk keni për të gjetur asnjë qindarkë marrë shqiptarëve e të fshehur as në parajsa fiskale dhe as në llogari të prindërve të mi, kunatave e kunetërve, apo të vëllait tim të vetëm, që punon prej vitesh në Itali. Por ju thoni atë që vetë jeni mësuar të bëni.
Keni kërkuar gjithmonë edhe kur ishit në pushtet, edhe tani siç e treguat botërisht, por nuk nuk keni kurajo të tregoni çfarë gjetët edhe në llogaritë bankare të bashkëshortit tim. E dini mirë që nga Italia ka sjellë kursimet e një jete për të investuar në Shqipëri në një media të lirë, dhe nuk rimarrë jo miliarda, por as qindarka nga sa thoni. Po pse nuk e tregoni në konferencën tuaj për shtyp?
Prej vitesh bëni sulmet më të egra që mund të jenë parë ndonjëherë ndaj dy gazetarëve dhe medias së tyre, por po arrini të paimagjinueshmen: As diktatorët më të çmendur nuk janë investuar në vetë të parë, personalisht kaq gjatë, egër dhe intensivisht, siç Sali Berisha e bashkëpunëtorët e tij po bëjnë ndaj familjes sime prej 25 vitesh: Konferenca shtypi, shpifje, linçime publike dhe në rrjete sociale, nxitje militantësh për kërcënime, përdorim të ish-gazetarëve tanë (të atyre që shitblihen çdo gjashtë muaj nëpër dyer redaksish e kafenesh të Tiranës) për të bërë shantazhe. Përndjekjet sistematike i kanë bërë këta individë si stalker-at më të egër politikë ndaj dy gazetarëve të lirë, duke u përpjekur për të baltosur me maniakëri familjen time për një qëllim të vetëm politik: Dobësimin e besueshmërisë personale dhe profesionale që kemi ndaj lexuesve që besojnë dhe na ndjekin.
Ndaj për Sali Berishën, Lulzim Bashën, Partinë Demokratike, Shkëlzen Berishën, Jamarbër Malltezin, Endri Hasën nuk duhet ta resht betejën për të vërtetën. Shkëlzen Berisha kërkoi 60 milionë euro ndaj gazetarit amerikan Guy Lawson për atë që ai e konsideroi shpifje disa minutëshe në filmin mbi ngjarjet e Gërdecit. Sa duhet t’i kërkojmë unë dhe bashkëshorti im, babai im, familja ime Sali Berishës partisë dhe familjes së tij për mijëra minutat, fjalët,ortekët e shpifjeve, kërcënimeve, presioneve që na ka hedhur gjithë këto vite në kurriz?
Sali Berishën nuk e ndali as dënimi si shpifës që mori për herë të parë nga një gjykatë shqiptare pas padisë së bashkëshortit tim, pasi ai nuk tregon respekt jo vetëm ndaj njerëzve që nuk i ka nënshtruar e shërbëtorë të tij, por as ndaj institucioneve të Shtetit.
Unë nuk kam ndërmend të tërhiqem. Pas kësaj jemi të gatshëm t’u dorëzojmë këtyre stalker-ave politikë llogaritë tona personale “të korruptuara”, por ama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Shkëlzen Berisha, Partia Demokratike, Jamarbër Malltezi, Endri Hasa, duhet të na japin llogaritë e tyre “të ndershme”. Le të shohim se kush del i humbur dhe kush i fituar.
Lodhes kot mi shoqje.Nuk degjojne halete nga pordhet
Shoqe na shpjego pak 1 miliard leket qe ke marre nga taksat tona se keto te tjerat jane llogje. Nje surrat keni te gjithe hajdut me cizme
Lenci…
Të bën sytë xixa kur lexove 1 000 000 000 Lekë….
O Lenco ,e shoh që nuk di të lexosh ,po vetëm të numërosh di .
O Lenco ,pa na thuaj oër çfarë ishin ato 1 miliardë Lekë ,nga erdhën dhe ku kaluan ?
E di që nuk i përgjigjesh dot se nuk ke aq brum ti.
Po të sqarohesh dhe mos ngalesh hajvan se kështu ju do Bërisha ,lexo shkrimin e Igli Gjelishti të datës 2 Shtatorit.
Hë Lenco lexo ndonjë gjë ,jo vetëm dëgjon se ç’thotë Bërisha me Lylzym Bashën
Nuk i ka marre kjo 1.8 milion euro po Shkelzeni pa asnje garanci pormund te keqkuptohet nga menyra se si eshte shkrujtur.
Shkëlzen Berisha si ortaku i vetëm merr vendimin të firmosë një kredi me Banka Intesa Sanpaolo për një vlerë prej 1.8 miliona euro për të financuar një kontratë shit-blerje të mbyllur në datën 19 dhjetor 2018, pra 6 ditë përpara.
Lenci, o rrota .arit sa qindarka te ka dhene berisha qe te shkruash pro tij neper social media
Ku kan turp kjo rrace bastarde.jan ne gjak me ndergjegjen.
Mos u tërhiqni, vetëm kaq kërkon prej jush opinioni publik. Sepse jeni më të mirët në tregun mediatik, kësisoj dhe më të besueshëm, ndaj duhet a vazhdoni këtë mision. Bombardojini me prova dhe fakte në gjykatat shqiptare, të cilat tani nuk janë dhe nuk kanë për të qenë më ato të Saleh Berishës.
Po ca po na ben gam gam kot. Hidhe ne gjyj malokun e mutit dhe kerkoi miliona demshpermblim. Ca e zgjat kot.
Po ke bythe beje dhe te lumte, me e pakta do gezosh shume njerez.
Po se ke bythe leri llafet se nuk ta ka ngene njeri. Jo per gje por dhe bollinon tend e njohim sa i “mire” eshte; nje cope gjobaxhiu eshte.
Te ka vene Bollino ndonje gjobe mo sidi? Apo e ke me te degjuar?
Berrisha, është njê egërsirë që u ushqye me djersën gjakun dhe pronat tona .
Ai ka pjell shumë egërsura të tjera të vogla, të cilat kemi shoresë që do të ngordhin bashkë me të, sepse nuk do të ketë më drejtësi të korruptuar ti shpëtoj.
Kemi shumë shresë, që po u vjen fundi egërsirave dhe ndyrësirave .
Te lumte ajo dore o Alba se na e shpifi malokeria.
Ik mi kucke. Ke bythe te flasesh ti per maloke
Ti nuk je malok, je karuc ?
Njelloj eshte… E njejta gje.
Berisha kriminel.
Nje pyetje te thjeshte?
1 miliard lek qe yt shoq thote se i ka marre me fature nepermjet bankes ku shkuan.
A nuk jane ne llogaritë tuaja apo i keni quar diku tjeter.
E mos na thuaj se i keni investuar ne media se po te kishit investuar kaq shume ne ke te media do te ishit shume po shume më me nivel.
Kur nuk keni gje per te thene te pakten heshtni.
Mos derdellisni kot se nuk ju beson njeri.
Petrit dallohesh qe je kamikaz i familjes berisha, gjithsesi ste ve faj se ndoshta merr ndonje lek per ndonje kothere buke,
mundohu te ndryshosh, nje jete kemi, te luash trollin e berishes nuk besoj se eshte qellimi i vetem i yti ne jete.
O K… Petrit… Po sa i ftilluar qenke more Petrit.
Po ajo thotë se e ka llogarinë personale në të njëjtën bankë që i dha kredi Shkëlzenit 1,8 milion euro… Ku e gjete 1 miliardshin ti, o Petrit… Thellohu Petritu, thellohu… Mos ec me sytë e Salihit dhe Lylit… KAQ
Por cmut zoti,moj e gjore i drejtoheni shpellareve!
Dhe mbasandaj doni drejtesi,te behet kundrejt ndaj ketyre monstrave,mbas ketij respekti te hatashem.
Prandaj i meritoni shpifjet dhe cdo gje te ndyre dhe kriminale qe ju bejne ata.
Ata duan vepren jo fjalen,me te cilen shpellaret vazhdojne te fshijne bythen,dhe si pasoje ka mbi tre dekada,qe ky vend Muti,vazhdon te vije verdalle ketij gjirizi,qe lejohet te dale pa hesap nga shpellat e errta dhe ta permbyte kete vend.
Prandaj jeni per tu meshiruar dhe per tu neveritur pa fund,qe e shperdoroni veten ne kete forme kaq te peshtire.
po se ai yt shoq e ka nje talent, ate te te qenurit thjesht nje legen e matrapaz
Nese nje kompani ben 70% te te ardhurave reklame dmth ose ka marzh te tmershem fitimi ose cilesi punes eshte katastrofe ose tarifat jane shumeme teper se realiteti….Kane gjetur nje skeme bravo i qofte…problemi eshte ke shteti kuplara e Mafioz…Bolino e Gjeli ligjrrisht jane ok
Alba, e dashur, filloni paguajini dhe ti trajtoni si njerez ata punonjes, pastaj kerkoni moral nga shoqeria! Dmth leke paskeni dhe nuk i paguani sic duhet punonjesit, me nga 300 mij lek nen ulerimat poshteruese te bashkshortit tuaj! Po gjobat qe vini me ane ta babaramos dhe theodhosit?!
Qelibarin se beni dot, i keni duart tek taksat tona. Pastaj ti qe ke abone ne la scala te milanos ben sikur nuk jeton lluks?!
Me respekt,
Eva
Keshtu eshte kur nuk ka shtet. Rana me mut se Berisha. Tani nxjerrin moden e fljales turp. E turpshme kjo, e turpshme ajo. Nuk ka turp ai apo ajo apo ata dhe ato. Shkoni pirdhuni te gjithe bashke me popullin dele qe ju duron.
Gjyq dhe diskreditim se po vjen koha te japi llogari ende pa ngordhur sala dhe gjithe familja e tij e mbytur be krime se bashku me ata qe kane bere cdi krim te urdhegruar nga sale krimineli .Bravo gjykates amerikane per kurajon dhe panshmerine s eshte vone edhe per prokurotine per SPAk te japi denumin per kriminelet sale fam8ljen dhe zbatuesit e urdherave te tyre.Te lumte per shkrimin por coje dhe ne Gjykate.
O SKENI GJO NE NR LLOGARIE JU JOO… JU JENI ZARI EDIT I CILI ESHTE ZARI SALES , EDHE SE KUSH ME ZARET E VET BENI TEATER ME NJERI TJETRIN EDHE NA TREGONI NR LLOGARIE BOSH NEVE, ASHTU I KA DHE SALA ASHTU I KA DHE META, ASHTU I KA DHE EDI TE GJITHE`PO VUANI PER BUKEN E GOJES` POR PRAP NJERI MAJTAS NJERI DJATHTAS EDHE JU MALLTEZET NJELLOJ SI KETA NEOKOMUNISTET NGA SALA EDI META E TE TJERE PARAJA DHE PUSHTETI PERSERI TE JU NGELET , CUDI EE?… KURSE NE SHOFIM TEATRIN TUAJ TE NDYRE… KSHU GOCA MALLTEZE VDEKSHI SI SHKERDHATA JU KUSHURINJT TUAJ ME PUSHTET MAJTAS -DJATHTAS SAALA EDI META ETE GJITHE JU NJEREZ TE DEGJENERUM QE BONI TEATER ME VENDIN TONE
Ja the, po kujt ja the. OfL meret me hajdutet e xhepave, nuk meret me gjirin e lalezit. Ne do dhe kerkon kush nherezit qe kane vene pasuri te palifjeshme ja ku e keni, Gjiri i kurvave te Lalezit. Nuk ka bythe te hyje njeri atje, i thone shtet brenda shtetit, ku na kujton San marinon brenda Italise. Nuk kemi besim se do behemi shtet, per te mos lejuar te behet shtet brenda shtetit. Nuk kemi degjuar jo me te shikojme se SPAK apo OFL, ti shkoje nje zyrtari te larte, edhe ato qe nuk kaluan vetingun, pronat nuk jua preku njeri. Jemi te pa shpres ne kete vend, derisa drejtesia te beje drejtesi.
Mos u bej merak se te gjithe e dine mire se cfare monstra jane ata, fara me e keqe e njeezimit! U ç’ faroseshin o zot! Te lutem bej drejtesi me ata fundurina!
Berisha eshte kriminel, moj zonje. Ka vrare njerez dhe se ka problem sulmin, vjedhjen, genjeshtren. Eshte tipik i paftyre, njeri qe mund te sajoje gjithcka per te mbrojtur veten apo per te ardhur ne pushtet. Eshte familje e korruptuar dhe kriminele.
Edhe ti per te qare hallin qenke.Pronare e Grupit mediatik ne sherbim te Rilindjes.Kam nje merak.Ndoshta vuani per buken e gojes.
Moj Alba,frutat dhe pemet me kokra qellohen me.gure.Me ke meresh,me shpellarin dhe lakuriqet e tij mereni.Ne ju dime te mencur.Sepse ju ini nga gazetaret me te mire ne Shqiperi.Dhe te ini krenare ju ju vleresojme ne,shqiptaret e thjeshte.
Znj. Malltezi. Me shume konsiderate per ju dhe bashkeshortin tuaj Bolino. Jemi lexuesit tuaj te rregullt dhe ju cmojme si gazetare me pervoje dhe qe guximi, kurajo nuk u kane munguar. Keto jane fitimet tuaja… morale. Dhe kjo nuk eshte pak.
maloku eshte si puna e qenit. Po e godite nje here me shkop, do te te shmanget sa here te te shofe. Enveri ju punoi qindin dhe ata puthnin token ku shkelte ai dhe i kendonin kenge me çifteli. ATA NUK NJOFIN FJALEN DHE BESEN, NJOFIN VETEM DAJAKUN.
Shqiperia i vetmi vend ku hajdutet nuk mbrohen me mosvjedhje por me : si i mor vesh? A duhesh marre vesh ? Nga doli e verteta? Perse duhej te dilte?
Qe tanet na vjedhin dihet, por kur te vjedh nje burre nga Lecja, nje qenje peshtire dhemb shume.
Nuk e di moj Zonje, a e ke degjuar ndonje here shprehje popullore: “e ha turpin me buke”,pra kot qe lodhesh, ata nuk kane turp se e kane ngrene me buke..
Kurumi e pagoi gjoben? (Kupto erdhi per reklame). Se e nxorret lakuriq para ca javesh me ca lajme per tip humor- portokalli
po ti Alba e mban veten me te ndershme se berisha nje mut jeni te gjithe, hajduti therret kapeni hajdutin, si maloket dhe si ti bashke me pipinon tend mafios ne nje kategori jeni , po jan budallenj keta qe ju thone e dashur Alba , thirrini o hajdute Alba se bashku me pipinon Karlo dhe me maloket dhe shpellaret qe i akuzon, keto jane te gjithe per ne litar dhe jo ti drejtoheni e dashur , po te therrisni o njerez te degjeneruar qe mos e gezofshit placken e vjellur ketij populli qe nuk ngopet me buke
Botoje kete gje ne nje gazete tjeter, vec Temes, qe te kuptosh cfare pocaqi je ti me Carlo Bolinon.
Jeni edepseze, shushunja te mallitbte shqiptareve.
Lenci, mik i dashur, kjo zonja a ka mbështetur Millosheviçin në gjenocidin e kryer në ish Jugosllavi, a ka vjedhur paret e shqiptarëve me piramidat, as i ka vrarë me depot e hapura të armëve, as ka ministra të vdekur nga shkaqe të njejta, as ka kryer grusht shteti, as ka lidhur Shqipërinë me botën myslimane, as ka ka vrarë bankierë, as ka privatizuar për familjen e saj asete kombëtare, as ka trafikuar drogën e Lazaratit, as femrat shqiptare, as ka ftuar në tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare trafikantë ordinerë, as ka asgjesuar konkurentë politikë, as ka vjedhur para nga ndërtimi i rrugëve e tuneleve, as ka vrarë njerëz në bulevard dhe as e as të tjera.
Lenci dashur, sikur kjo zonja të kthejë ato 1 miliardë, që thua, ato që them unë, a mund të kthehen mbrapsht? A nuk kupton se ti je viktima dhe sikur të ishe viktima e 1 miliardëve të vjedhura nga kjo zonjë, do ishe i fituar?
gam,gam ,gam,e akoma spo doni me dit, qe qelbesira sali vazhdon te bej komanden ! Ky shkrim tregon paster, qe malokeria berishiane vrastare,gjakatare ,bish e pangopur ,vazhdon te “mbreteroj”e te shkerdhej ket popull pa dinjitet,spiunesh eshitbleres ! Mir tju a bej , se as te hapni syt e te kuptoni per se mbari kush vret e pret akoma ktu ! E ti Petrit shqipfolsi, qe te paska pre halli ku i ka “qu” leket ,mshoi atij veni ku je , se jeni nje mut i madh e po hani kokat me keq se vendi Am e mos na cani trapin me komente ne problemet tona , se ne u “ngopem” me “patriotizmin” tuj e ju morem vesh sa ju vle lekura ! …Ti moj vajz ,me keqardhje te them ,sado te drejt te kesh ,ky popull legen i percar,pa dinjitet ,edhe shum vjet akoma kte “qeleshe” ka per te mbajt mbi kok e kte ka 35 vjet qe e shofim …Ja moren doren ,e vjedhin, e vrasin ,e tallin, e ngopin me lug bosh,e po zbrazet perdit ti shpetoj ktyre berishianeve ,armiq te betuar ! Te na roj Shqiperia , se ishalla kujtohet ndonji her dikush ta nxjer nga kjo baltovin qe po zhytet se te dhunuarit ,qe sjan pak , po ja mbathin e spo dun as koken te kthejn te shohin kte qelbesir “Atdhe”ne duar qelbesiresh ….
. .palo njeres ,po si nuk folet njehere mire per cilindo qe kritikon . po te kritikoje nje ish komunist te sharat jane mal , nje ish soc. eshte hajdut me cizme nje ishdemokrat eshtevrases dhe hajdut me dokumenta , nje verior eshte malok qe fle me jastek druri edru me pre,nje nga jugu eshte bari delesh . Te tera keto zbukuruara me nje buqete llafesh te pista te nje goje qe vjen ere muti se ha tri here ne dite mutin e vet.o njeres mesoni te degjoni ote lexoni ,te merrni racionalen prej tyre e po te keni nje cike ngrihuni kunder kesaj gelase politike
Kam patur fatin e mire ta njohe Carlon qe ne fillimet e para ne mediat shqipetare,gazetar m,e pervoje dhe mentalitet europian,njeri i mire dhe i komunikueshem,ne krahasim me pronaret e tjere te mediave qe kam patur rastin te bashkepunoj.
Eshte fatkeqesi qe kemi vetem nji Carlo Bolino,ja perse na mungon nje informacion real.
Une besoj se alba ka ezauruar me perfektesi cdo dyshim. Nje kompani ka hyrje e dalje te ardhurash dhe eshte gjeja me normale. Ajo thote se nuk kane perfunduar ne llogari personale te bolinos dhe as te sajat dhe ketu merr fund cdo gje. Korrupsioni dhe hajduteria ne Shqiperi dallohet se cdo para perfundon ne shtepite dhe luksin e politikaneve, gjyqtareve, gazetareve etj. Neper media Sekseri Blendi Fevzii ka vile ne Rolling Hills. Sekseri Arjan Cani, apo Shkullaku pra ata kane futur ne xhep para nga vendi i varfer. Nese sherbimi qe bolino gjelishti ka bere per shtetin ka sherbyer per kompanine eshte nje gje qe shkon ne rrjedhen llogjike te ekonomise se tregut: puno, fito, investo. Bolino mund te jete njeri teoer kerkues ne gazetari dhe ne profesion, por askush nuk e njeh as per te korruptuar dhe as per njeri te pislleqeve. E di shume mire qe eshte njeri i ligjit dhe i drejte