Ish-ministri i LSI kundër opozitës: Argumenti që s'bën Rama e PS, s'mjafton! Të na thonë çfarë do bëjnë ata, përndryshe Shqipëria aty e ka Ramën

4 Shtator 2020, 10:11Politika TEMA

Ish-ministri i LSI, Ylli Manjani kritikon opozitën për mënyrën e të bërit opozitë në këto momente, kur kryeministri Rama ka dalë me ‘formacionin’ e tij të drejtuesve për zgjedhjet e 2021-shit.

Sipas Manjanit, argumenti që ‘Rama dhe PS nuk bën’ nuk mjaftojnë. Ai thotë se opozita duhet të na thotë përse duhet të votojmë atë, përndryshe, kreu i socialistëve do të jetë sërish duke drejtuar Shqipërinë.

Postimi i plote i Manjanit:

Plumbi jo gjithmonë del me plumb.

Ka një javë që opinioni diskuton mbi Ramën; mandatin e tretë; PS; luftën e brendshme; strategjinë e saj elektorale; Elisën-Erionin-Beqen-Damianin; por edhe Gjushin-krimin&co…

Fiks siç e donte Rama dhe propaganda e tij. Të marrë vemendjen maksimale publike.

Çështja është se edhe opozitarë, komentues opozitarë dhe media të opozitës bëjnë fiks këtë gjë:

komentojnë Ramën e PS. Natyrisht duke theksuar se “sa i keq e i mbaruar është”…!! Grackë perfekte!

Kam kohë që them dhe e po e përsëris:

Opozita, veçanërisht tani, ka barrën të bindë çdo shqiptar se përse duhet të dalë nga shtëpia, apo të lërë punën ditën e zgjedhjeve dhe të shkojë tek qendra e votimit për ta votuar atë, pra opozitën?!

Argumenti që “Nuk bën Rama dhe PS” NUK MJAFTON!

Që Rama i ka plotësuar orët e veta në politikë dhe se PS ka radhën të dalë në opozitë, nuk ka nevojë ta thotë opozita sepse duket sheshit.

Por opozita duhet të thotë përse duhet votuar ajo?! Duhet ti thotë popullit se:
– si e ka programuar ndërtimin e shtetit të drejtë;
-demokracisë;
-garantimin e lirive e të drejtave; ekonomisë konkurrues të lirë?

Si do të ndalë plagën sociale EMIGRACION?
Si do të afrojë shqiptarët me perëndimin?
Si do ti arsimojë të rinjtë?
Si do të garantojë shëndet publik?

Personalisht mendoj se Republika ka nevojë të rithemelohet, sepse kështu siç e kemi me politikë cikëlmbyllur e sistem të kalbur skemi gjë në terezi. Por kjo ndoshta është shumë…

Sidoqoftë radha është e opozitës të na thotë se çfarë do bëjë? Si e ka idenë?

Duhet ta thotë tashmë se ska kohë!

Po të bëjë këtë punë, nuk do ketë hiç kohë të merret as me Ramën e as me kompaninë e tij të propagandës. Këta të fundit (Rama&co) duan që opozita të mos merret as me veten e as me popullin, por me ata.

Dhe po ja arrijnë…

E përsëris dhe s’e them më pas kësaj: përse duhet votuar opozita? Kjo është pyetja themelore që kërkon përgjigje sa më shpejt!

Përndryshe, pa pyetje e pa përgjigje, Shqipëria aty e ka Ramën…

Jo gjithmonë Rama luftohet me Ramën..

3 komente në “Ish-ministri i LSI kundër opozitës: Argumenti që s’bën Rama e PS, s’mjafton! Të na thonë çfarë do bëjnë ata, përndryshe Shqipëria aty e ka Ramën”

  1. qytetar says:

    U ba Shqipnia si prostitute !!! Çdo Parti thote tu mbaruan oret Ty qe e ……. Tani e kam une rradhen Une .
    Bravo kur genjeni kete popull me nje thes miell …sic genjehet nje kurve me para .

  2. qytetar says:

    MANJAN !!!! Mbase Shqiperia prandaj vuan se populli eshte mosperfilles ndaj te keqes dhe ajo gjithmone kerkon tej drejtoje .
    Por kete rradhe Uroj qe Ty te mos besoje askush bashke me soj e sorollopin Tend !

  3. Çepani says:

    O ti luan i ramajve ,o pioner i Enverit,ti zotërote ,bashkë me liken dhe monën pa folur për doktor kallçukun,
    ,nëse Rama erdhi në politikë si luftëtar i vijës së parë kunder ish sistemit,ju dhe gjith soj juaj,bashkë me atë që e keni debulesë,erdhët si të dërguar të ppsh e Ramis Alisë,këtë nuk e mohon dot ti poeti i vogël i ish nënës parti.
    Nëse Rama i ka ngjitur shkallët e politikës ,vetëm për meritë të tij , ju vetëm se keni profeksionuar artin e bythëlëpirjes e keni bredhur nga një parti në tjetrën për një karrike ministri apo deputeti .
    Shpk-ja juaj luan xheli është mikrobi malinj i demokracisë në Shqipëri.
    Sa për luftën ndaj Ramës bëje si të të vijë për mbarë,kujt ja thua këtë Ramës,ai nuk mundet të të ndihmojë, thuja likes,monës,tit kallçukut,sashës të monës,mbase eksperienca e tyre me kandidatë gjimnazi të pa mbaruar akoma e nxjerr lesh e linë dhe opozitën e rrugës fituese e shqipëria shkon në greminë ,ku e keni çuar ju dhe vetëm ju të rrugës
    Ju e keni dhjerë,se keni vrarë,vjedhur,tradhëtuar,bashkë me ty o ish ministri xhel që goditje gazetarët (fjalën e lirë) e sot na tregon përralla me mbret.
    Zot na ruaj nga këta mostra,pasi e mira dhe e keqja vertetë nuk kanë fund,por këta jenë vet e keqja më e madhe deri në pafundësi e shqipërisë.
    Këta të vrasin dhe me duart e gjakosura të vinë për ngushëllim,këta jeni ju të rrugës luan xheli dhe rruga të nxjerr në rrugë të madhe,por harroje luan nuk del shqipëria në rrugë të madhe,historikisht s’ka dalë e nuk del se doni ju o të shitur te Janulla e karagjeorgjeviçët apo millosheviçët e Sërbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje