Sot Karmina ishte e hutuar.
Në adresë të saj kishte qindra urime, që Zeni kishte fituar gjyqin në SHBA.
Ajo nuk dinte si t’u kthente përgjigje apo t’i falenderonte, pasi problemi është se ai ka humbur gjyqin.
Për të dalë nga situate, ajo i kërkoi ndihmë analistit Qim Peka, që u dha këtë shpjegim ndjekësve të saj:
“Ajo që ndodhi me gjyqin e Zenit në SHBA është një fitore e fortë e tij.
Taktika e Zenit ishte shumë inteligjente.
Ai bënte sikur kërkonte të drejtën për akuzat ndaj tij, por në fakt donte të provonte se ai në SHBA nuk mund të dënohet.
Kjo ishte një taktikë e jashtëzakonshme.
Për të provuar nëse ai mund të dënohej, ose jo, në SHBA, duhet të shkonte në SHBA.
Në SHBA nuk i japin vizë dhe këtu e kapi paranoja se ata duan ta fusin në burg.
Për këtë Zeni shpiku këtë proces gjyqësor, përmes të cilit bënte sikur kundërshtonte akuzat e gazetarëve, por në fakt donte të provonte nëse drejtësia amerikane e konsideronte këtë subjekt të saj, apo jo.
Gjyqi ishte një fitore e shkëlqyer, pasi provoi se ai nuk mund të dënohej në SHBA.
Natyrisht nuk mund të fitonte gjyqin ndaj gazetarëve, se aty i mbrojnë gazetarët.
E keqja është se do paguaj 1.2 milionë dollarë, por kjo është shuma që ai paguan për dy muaj tek Syri.
Do durojmë dy muaj pa rroga dhe do t’i paguajë ato para.
E rëndësishme është që ai nuk dënohet në SHBA.
Ndaj gëzimi i militantëve të PD që e urojnë, është legjitim.
Ata kanë një lider të së ardhmes të pa kriminalizuar dhe të padënuar nga SHBA”.
rendsi ka qe eshte shpallur i pafajshem ne shqipri.
rrofte rilindja?