FOTOT/ Ngjarja shokuese: 15 vjeçarja ndahet nga jeta për shkak të një sfide në "Tik-Tok"

5 Shtator 2020, 14:39Lifestyle TEMA
FOTOT/ Ngjarja shokuese: 15 vjeçarja ndahet nga jeta për shkak

Një 15 vjeçare amerikane ka humbur jetën si pasojë e një sfide në rrjetin social ‘Tik Tok’.  Chloe Phillips ishte një prej milionave të rinjve të apasionuar pas këtij rrjeti social. Adoleshentja është bërë pjesë e një sfide sipas së cilës duhej të konsumoje, një medikament që merret (me recetë nga mjeku) për të kuruar alergjitë dhe ftohjen.

Sipas sfidës (ABSURDE) e reja duhet ta konsumonte sepse i jepte efekte të ngjashme me disa droga të jashtëligjshme por që për të konsumi i këtij ilaçi ka rezultuar fatal duke i marrë jetën.  Shumë të rinj janë duke e ndërmarrë këtë lojë të rrezikshme dhe disa kanë patur shqetësime për shkak të efekteve anësore.

“Benadryl është një medikament tepër i fortë, për të kuruar alergjitë apo të ftohtin. Por nëse merret në sasi të mëdha mund të shkaktojë vdekje për shkak të mbidozës. Është e rrezikshme. Ata shohin njëri-tjetrin në Tik-Tok, dhe thonë se duke qenë se e konsumoi dikush dhe nuk i shkaktoi probleme, as mua s’do të më ndodhë gjë”; ” tha një eksperte mjekësore për mediat në Oklahoma, duke shtuar se adoleshentët manipulohen pasi mendojnë se ky medikament do t’i japë efekte si marijuana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje