Kryetarja e Kuvendit të Kosoves, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën se delegacioni i Kosovës në Uashington, nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani numëroi çështjet si, arritja e njohjes së ndërsjellë me Serbinë, mosnegociimin e Liqenit të Ujmanit, mospranimin e Mini-Schengenit, të pagjeturit, si dhe pika të tjera.
Në anën tjetër, Osmani ka mirëpritur njohjen nga Izraeli duke e konsideruar si një nga njohjet më të rëndësishme për Kosovën.
“Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës”, tha ajo.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, parasheh bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janë zotuar se do të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.
Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetet e personave të humbur.
Në bazë të marrëveshjes, Kosova dhe Serbia do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Kosova, sipas marrëveshjes, po ashtu është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Serbia, në anën tjetër, është pajtuar po ashtu që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sa i përket Liqenit të Ujmanit, në marrëveshje thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.
Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Diplomacia Amerikane me Trampin si President ka DESHTUAR….ne te gjitha Sferat ne Rrafshin Nderkombetare..
1-Me Kosoven NUK SHIKOJME Marreveshje por nje FJASKO-DESHTIM,mbase mbase Shpine nuk e dime se c´fare u ka Premtuar Serbeve Trampi..
2-Nenshkrimi i Njohjes se Kosoves nga Izraeli, munde te behej edhe pa Pranine e Trampit akoma edhe pa Qasjen e Shtepise se Bardhe kur dime se Te gjitha Qeverite Kosovare kane Mbajtur nje Qendrim Miqesore Kundrejte Izraelit..
Pra nje “Neneshkrime ” ne Shtepine e Bardhe Shone te “Zbardhe Faqene” e Erret te Trampit..ku ketu kane Luajtur Dore te Pare Femijet e Trampit si dhe Dhenderri Izraelit…
C´ka u Nenshkrua ne Shtepine e Bardhe eshte Nenshkruar edhe me pare ne BRUKSEL..pra asgje e re..
“Pordhi Kali ne Dere te hanit Theu Xhamat e Dyqanit”…lol
TURP I MADH PER KOSOVEN, QE DERGON NJE KRYEMINISTER SI DULLE HOTI, QE VETEM FIRMOS CFARE I VENDOSIN PERPARA. KU ISHIN KERKESAT E KOSOVES???
A JENI TE KENAQUR ME NJE KRYEMINISTER LYFMATRAK. ???????
Eh moj cuc kot nuk thone qe floket e gjata mbajne mendje te shkurter.Medemek po te ishe ti me Albinin do ta benit mutin mullar.Boll moj laraske
Nuk eshte hera e pare e mjerisht as e fundit qe serbia dhe europa gjejne politikaj qe ne media kane ftyre te flasin si patriot kurse kur futen ne kancelari hekin jo vetem pantallonat por edhe fustanat e breket, kurre skam dyshuar as nuk do te pres asgje ama asgje nga hoti edhe pse eshte i vetmi qe meriton pak respekt ne LDK por asesi te vendose per kosoven e ler me osmanken qe edhe deklaron se paska luftuar per lirine e koosves!
Vetem se nuk e thot ne cilen âne ka qene pasi shqiptaret nuk e kane pare,nese mendon si vuqiqi ateher kjo ska dileme se ka “luftuar” por jo per qlirimin e kosoves nga serbia por e kunderta gje qe e deshmon e kaluara e babes se saj,andaj me qudit se si erdhi ky dever more njerez, paramilitaret serb shpallen viktima,te masakruarit shqiptar tash quhen kriminel,api siq deklaron tash nje shpetimtar i malit te zi se Skenderbeu paska qene serb,e nuk eshte qudi qe neser ta shpallin karaxhorgjeviiqin shqiptar dhe qosiqin shpetimtar te kosoves,o Zot çfar devri, pjella e udb-s behen héro,kurse ata qe luftuan per çlirimin e kosoves tradhetar !
Hajde bab hajde zhivelli osmanka dhe pjella e udb-s ne LDK .