Aktori i njohur, prej 6 muajsh në karantinë nga frika e koronavirusit: Tashmë jam zyrtarisht i çmendur

7 Shtator 2020, 11:07Lifestyle TEMA

Aktori Anthony Hopkins nuk ka dalë asnjë ditë nga shtëpia që kur nisi pandemia e Covid-19 në Mars të këtij viti.

Pas 6 muajsh në karantinë të plotë 82-vjeçari, fitues i çmimit OSCAR thotë se tashmë është “zyrtarisht i çmendur”.

Batutat i bën teksa flet me statujën e një qeni që e ka quajtur Niblo të cilit i rrëfen se çfarë po kalon nga mbyllja në shtëpi.

“Më ka ikur mendja”, tallet Hopkins në një video të publikuar online dhe që është bërë menjëherë virale.

Për gjatë gjithë saj kohe duket se miku më i mirë ka qenë macja e tij me të cilën e kemi parë shpesh duke luajtur në piano.

Por në 6 muajt e karantinës, përveç klasikes ka provuar edhe modernen.

Pasioni i tij është piktura, por nuk ka lënë mënjanë as video të tilla vallëzimi në Tik Tok që kanë shkaktuar mjaft të qeshura te ndjekësit e tij.

4 komente në “Aktori i njohur, prej 6 muajsh në karantinë nga frika e koronavirusit: Tashmë jam zyrtarisht i çmendur”

  1. Aktori says:

    Aktor i jashtzakonshem por, i pikuar ne jeten private.

  2. Tepelena says:

    Te jesh aktor i njohur ne bote dhe njekohesisht piktor si edhe Anthony quin qe ishte nje piktor i mire dhe aktor i rralle, eshte ne vecanti nje kualitet i madh i inteligjences dhe i botes te cilen injorantet nuk e kuptojne dot. Leonardo da Vinci shprehesh piktura eshte nje poezi qe nuk flet.

    1. vang says:

      eshte dhe kompozitor me pjese shume te njohura.

  3. ?????? says:

    a eshte budalla ky me dale i ikin miljonat per lesh gjynah gjithe ato lek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje