Një rekord i pazakontë botëror është thyer në Austri edhe pse vera dukej si periudha më e mirë për këtë, megjithatë sfida nuk ishte aspak e lehtë.
Jozef Koberl është rekordmeni i ri për qëndrim në akull, ku arriti të rezistojë duke qëndruar në një kuti me akull për plotë dy 2 orë e 57 sekonda.
Bëhet fjalë për më shumë se 200 kilogramë kubëza të akullit që e mbuluan Korberin nga koka tek kembet.
“Luftoj kundër dhimbjeve duke imagjinuar gjëra pozitive që më ndihmojnë kundër valës së dhimbjes. Në këtë mënyrë ia dalë gjithmonë”, ka shtuar Koberl.