Presidenti Thaçi: Marrëveshja në Washington dëshmoi se të gjitha fjalët e konspiracionet ishin genjeshtra. Kurti te kerkoj falje!

7 Shtator 2020, 12:01Rajoni TEMA
Presidenti Thaçi: Marrëveshja në Washington dëshmoi se

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, foli sot në konferencën e paralajmëruar për media e cila si ka për temë marrëveshjen e arritur në Washington.

Presidenti Hashim Thaçi ka qenë më i ashpër se zakonisht në konferencën e sotme për media, ku ka sulmuar të gjithë politikanët që kishin promovuar idenë se ShBA-ja do të çonte drejt një marrëveshjeje që do të ndante Kosovën. 

Ai madje ka kërkuar që Albin Kurti, Haki Abazi e të tjerët të kërkojnë falje për konspiracionet dhe gënjeshtrat (sic) që kanë qarkulluar në vitet e fundit.Presidenti përsëriti vazhdimisht një qëndrim të tillë duke thënë se të gjithë ishin dëshmitarë se nuk kishte thika e nuk kishte harta në Washington.

Ai falenderoi të gjitha administratat amerikane për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës, republikane dhe demokrate, prej vitit 1990 e këndej.

“Në të gjitha takimet që kam pasur me presidentin Trump, më ka folur për Kosovën si një popull i mrekullueshëm. Java e kaluar ishte manifestim i këtij përkushtimi dhe kësaj përkrahje. Ndihem krenar që pas punës dy vjeçare nga administrata Trump të premten e kaluar u arrit që të formalizohej kjo përpjekje,” – tha presidenti

Thaçi tha edhe se marrëveshja në Washington do të mund të ishte më e mirë dhe më e qëndrueshme nëse “politika vendore do të ishte më unike”, përcjell Periskopi.

Ai shtoi se ishte krenar që ishte pjesë e këtij procesi edhe pse iu pamundësua pjesëmarrja fizike në Shtëpi të Bardhë.

 

1 komente në “Presidenti Thaçi: Marrëveshja në Washington dëshmoi se të gjitha fjalët e konspiracionet ishin genjeshtra. Kurti te kerkoj falje!”

  1. Visi says:

    Nëse dikush duhet të kërkobë falje atëherë duhet të kërkosh ti dhe vetëm ti për gënjeshtrat e vazhduehme të përditshme që ke thënë.
    S dua ti numëroj këtu se janë aç sa s ka vend në Tema për gënjeshtrat e tua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje