Zëdhënësja e krahasoi me Sharon Stone, Vuçiç telefonon Lavrov dhe e informon për marrëveshjen që firmosi në Uashington

7 Shtator 2020, 09:20Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e ka informuar ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov mbi rezultatet e vizitës së tij në Uashington, ku nënshkroi edhe një marrëveshje për normalizimin ekonomik me Kosovën.

Agjencia mediatike ruse TASS shkruan se qëllimi i diskutimit mes Vuçiç dhe Lavrov është koordinimi i qëndrimit të dy vendeve ndaj çështjes së Kosovës.

“Rusia qëndron e vendosur në pozicionin e saj në favor të një zgjidhjeje të qëndrueshme në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,” deklaroi Ministria e Jashtme ruse.

Më herët gjatë ditës së sotme, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova e krahasoi qëndrimin fizik të Vuçiç përpara presidentit amerikan Donald Trump me atë të aktores Sharon Stone në filmin “Basic Instict”.

Vuçiç nuk e priti mirë këtë krahasim, ndërsa Zakharova kërkoi ndjesë për postimin e saj.

1 komente në “Zëdhënësja e krahasoi me Sharon Stone, Vuçiç telefonon Lavrov dhe e informon për marrëveshjen që firmosi në Uashington”

  1. Theatre and Drama says:

    hahaha..ca pamje
    si nxenesi para drejtorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje