Dialogu Kosovë-Serbi, Hyseni: Ka përafrim të qëndrimeve që çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke

6 Shtator 2020, 17:00Rajoni TEMA

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka bërë të ditur nga Brukseli të dielën, se ka përafrim të qëndrimeve të palës serbe dhe asaj kosovare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

“Jemi afër, sot kanë qenë pak konstruktive këmbimet, qëndrimet, mendimet dhe sidoqoftë ka mbetur shumëçka për të rrumbullakuar nesër në nivel të lartë. Sonte do të diskutojmë edhe veç e veç çështjet që kanë mbetur më kontestuese. Ka përafrim të dukshëm të qëndrimeve për ato që po i quaj elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke”, tha Hyseni.

I pyetur nga gazetarët se a ka optimizëm që deri nesër në takimet e liderëve te vjen deri tek përmbyllja e çështjeve që ka të bëjë më të zhdukurit, të zhvendosurve dhe bashkëpunimin ekonomik, Hyseni tha se ka përafrim dhe se sipas tij, nuk bëhet fjalë për marrëveshje të veçantë, janë zotime parimore që këtyre temave t’i qasen në një ambient mirëbesimi pas nënshkrimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

“Në takimin e parë në nivel të lartë ka pasur ka pasur një dakordim që të trajtohen pretendimet financiare nga të dyja palët, ndërkaq për asociacionin ne nuk jemi në dijeni, por ky është një tip dialogu që nuk paragjykon apo nuk parapërjashton mundësinë që secila palë të nxjerr një temë në tavolinë dhe ne jemi të gatshëm të trajtojmë çfarëdo teme që del në tavolinë”, tha ai.

Më 7 shtator, në selinë e BE-së, do të mbahet një raund i ri dialogu në nivelin më të lartë politik ku do të marrin pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ky takim vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik më 4 shtator në Uashington nga të dyja palët.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik.

Në takimet e zhvilluara së fundi në Bruksel, është diskutuar për të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik.

1 komente në “Dialogu Kosovë-Serbi, Hyseni: Ka përafrim të qëndrimeve që çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke”

  1. Fatosi-kosove says:

    O skender hyseni o marrja e zeze po pse ste vjen marre more djale te genjesh kashtu,po per çfar perafrimi po na flet kur vuqiq e tha edhe ne amerike e qebesa edhe trumpit nuk ju prish qefi se per serbine ska kosove,ka vetem Kosovo i metohije,per çfar pavaresie flet ti kur vuqiq vendos edhe per Deqanin,JO se Mitrovica k ikur per lesh moti por edhe ujmani u ba hise e serbise,kshtu ndodhe kur nje popull si kosovaret qe mashtrohen me nje cucull,dhe si per inat te uçk-s dalin e votojne tbijt e tbijat e millosheviqit qe jane rreshtuar ne LDK, e tash luje mace kryet e bullit,kurse ju ti, osmanka,hoti, e disa ahmak qe ju ka nxane koken isa mustafa e po jua luan prapanicen siq po i qohet atij dhe vuqiqit,hajt skender se edhe pak do ta merrni vesh kur tju del lajqak kumbar,zhivelli skendere e osmanka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje