"Kthesa" e Dritan Abazoviç, ja premtimi: Do integrojmë në administratë shqiptarët e Malit të Zi

6 Shtator 2020, 13:17Rajoni TEMA

Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit politik “Ura”, shqiptari ulqinak, vlerësohet si politikani që mban në duar fatin e qeverisë së ardhshme të Malit të Zi.

Por ai nuk e vlerëson qëllim të vetvete që të drejtojë qeverinë e re të Podgoricës. Në një intervistë për “News 24”, doktori i shkencave politike, thekson rëndësinë e një qeverie e cila duhet të mbajë kursin europian, pasi Mali i Zi nuk mund të ketë kurrsesi asnjë orientim tjetër.

Ai thotë prerë se problemet në Malin e Zi vijnë si pasojë e keqeverisjes dhe korrupsionit. Edhe pakicat kombëtare gjatë gjithë viteve janë keqpërdorur nga Milo GJukanoviç.

Dritani thotë se është habitur kur ka dëgjuar se të tjerë kanë dyshuar përkatësinë e tij shqiptare. Askush nuk ka ecur në politikë vetëm prej emrit apo prapashtesës së tij.

Të gjithë atyre që nuk kanë hezituar të thonë se Dritan Abazoviç është pro-serb, u përgjigjet me shpërfillje.

Politikan i ri në moshë, por jo pa eksperiencë, Dritan Abazoviç vlerëson pozitive marrëveshjen Kosovë-Serbi, nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Drejtuesi i grupimit politik “Ura” në intervistën për “News 24” thotë se të vetmit që kanë interes për destabilizim të Malit të Zi janë organizatat kriminale, pasi janë të friksuar për humbjen e pasurive të tyre.

2 komente në ““Kthesa” e Dritan Abazoviç, ja premtimi: Do integrojmë në administratë shqiptarët e Malit të Zi”

  1. Kalec Dega , i juaji says:

    Mjaft futet hundet ne punet e jashtme te nje shteti sovran qe pervec kufirit te perbashket nuk e lidh asgje me Shqiperine.
    Apo doni ti fryni zjarrit nacionalist tani meqe Rrumpalla Shqiperi po perparon ndohere si kurri.

    Abaz- Turk
    Abazovic -Serb
    Dritan -shqypfoles
    enough said, hey!

  2. Kim été says:

    Ti themi Tanoviçit që Serbia s’ekzistonte ne koh te Skenderbeut, apo ta lëm të pij vodka me Sërb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje