Gazeta austriake: Si u fshi nga dokumenti fjalia për ‘njohje reciproke’ mes Kosovës dhe Serbisë

6 Shtator 2020, 08:50Rajoni TEMA

Gazeta austriake “Die Presse” shkruan se një nga qëllimet e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington ishte që të ndihmojë presidentin Donald Trump në fushatën për zgjedhjet e nëntorit.

Gazeta shkruan se amerikanët kishin futur në dokument edhe fjalinë për ‘njohje reciproke’, por ajo u fshi. “Fjalia për ‘njohje të ndërsjellë’, që amerikanët e kishin vendosur fillimisht në marrëveshje, thuhet se u fshi pas protestave të forta nga Beogradi.

Sipas raportimeve nga Prishtina, kërcënimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për të lënë qeverinë nëse Hoti nënshkruan një dokument që konfirmon pretendimet serbe ndaj liqenit të Ujmanit në veri të Kosovës, shkaktoi trazira në delegacionin e Kosovës.

Për Trump, i cili po ashtu njoftoi njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe zhvendosjen e ambasadës serbe në Jerusalem, nuk është vendimtare aq shumë përmbajtja e saktë e marrëveshjes sesa ‘municioni’ për fushatën zgjedhore.

Interesi i ri i SHBA për projektin në ndërtim të Kosovës mund të zbehet përsëri: pas zgjedhjeve në SHBA, BE me sa duket do të luajë përsëri rolin e ndërmjetësit pa mirënjohje, në dialogun e ashpër mes fqinjëve të padëshirueshëm.

I besuari i Trump, Grenell nuk ishte i interesuar për përmbajtjen e marrëveshjes, deklaroi ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në pranverë, pasi u rrëzua me ndihmën e SHBA”, shkruan gazeta./BOTASOT

6 komente në “Gazeta austriake: Si u fshi nga dokumenti fjalia për ‘njohje reciproke’ mes Kosovës dhe Serbisë”

  1. pjeter says:

    Personalisht,mendoj se te vetmen gje pozitive qe ka kjo marrveshje eshte,qe aty doli njohja e Izraelit per Kosoven,dhe hapja e perfaqesive dipllomatike te Serbise dhe Kosoves ne Jerusalem,dhe e gjithe kjo nen heshtjen e Serbise.Natyrisht jane akoma te pompuara dhe vetem teorikisht,asgje zyrtare.Kur te jene zyrtarisht te konfermuara,atehere eshte nje arritje pozitive per Kosoven.Per te tjerat qe jane dakordesuar nga Serbia,e shof te veshtire sa te jete Vuçiç ne pushtet.Me kujtohen ato filmat hollivudiane policeske,ku dy police marrin ne pyetje zakonisht nje te dyshuar,njeri ben policin e keq,agresiv,tjetri ate te mirin dhe te asryeshmin.Ja keshtu vepron Vuçiçi me Ministrin e jashtem Daçic,e bejne rolin e policit te mire e te keq gjirhmone,ne fund ata vazhdojne ne misionin e tyre,te pengojne sa me shume perparimin e Kosoves.Gur Gur behet kalaja,nje dite,nje detaj te vogel,nje dite nje tjeter,ne fund te del qe Kosova nuk mund te beje asgje pa pelqimin e Serbise.Shpresoj qe Trump te mos fitoje,sepse edhe disa vjet te tjere me kete ritem,mund te jete katastrofike per te ardhmen e Kosoves.

  2. Kim été says:

    Serbia s’guxon ta shikoj Kosovën., jo më ti afrohet. Me Presevo është ndryshe realiteti. Në shtëpin e barrdh duhet të ishte Maqedonia e veriut dhe përfajqsues te partis politike shqiptare, si dhe Mali i Zi dhe perfajqsues te politikes shqiptare dhe jo Serbia qe është gdhendur me pushtime.

    1. Theatre and Drama says:

      eshte fare normale qe do fshihej Njohja Reciproke sepse Vucic do konsiderohej nga serbet tradhetar,dhe mund te fillonin trazirat ne Serbi,gje qe nuk iu intereson amerikaneve..
      por kjo nuk ka absolutisht,theksoj absolutisht,asnje vlere…njohja e Kosoves nga Serbia do vije krejt natyrshem,ne nje kohe mbase te larget kur shoqeria serbe ta kete kuptuar me ne fund qe per Kosoven nuk ka kthim mbrapa
      ndersa Njohja nga Izraeli,pevesce shtet i fuqishem ne Lindjen e Mesme,do ndikoje se tepermi ne Mbeshtetjen e Kosoves prej Kongresit Amerikan te cilin e kontrollojne pikerisht organizatat hebreje..
      Njohja e Kosoves prej Izraelit eshte goditja me e rende drejte per drejte per Serbine dhe terthorazi per Greqine..

    2. Theatre and Drama says:

      Greqia eshte motra e vogel e Serbise(sa per sqarim)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje