Vuçiç: Marrëveshjen e bëmë me SHBA, jo me Kosovën. Uashingtoni e përgënjeshtron

5 Shtator 2020, 17:34Rajoni TEMA

Në një intervistë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ai thotë se marrëveshja e djeshme është lidhur me SHBA-në dhe jo me Kosovën: “Pra, nuk është marrëveshje trilaterale, ky është dallim i rëndësishëm. Pra, marrëveshje bilaterale ndërmjet Republikës së Serbisë dhe SHBA, pra palën e tretë nuk e kemi pranuar si subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Kjo për neve ka qenë shumë me rëndësi”.

Vuçiç thotë se palët kanë nënshkruar pika të ndryshme në marrëveshje:

“Pra, 16 pika kemi ne në marrëveshje, 16 kanë shqiptarët, por që nuk i kemi të gjitha pikat të njëjta. Do vijmë edhe tek kjo çështje. E rëndësishme në këtë marrëveshje është, dhe do t’ju tregoj se përse kemi pasur diskutime, se shqiptarët nuk kanë qenë të njëzëri aty ku edhe ne nuk kemi qenë. Megjithatë, është arritur kompromis, një marrëveshje e mirëfilltë.

Marrëveshje e mirë për Serbinë, nëse guxoj ta plasoj në këtë mënyrë. Dhe do të mund ta shihni më tutje, vetëm për Serbinë është paraparë hapja e Zyrës së Fondit për Zhvillim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd. Nuk ka një të tillë për Prishtinën, e as për ndonjë vend tjetër në rajon. Krenohem me këtë.”

Ndërkohë ai thotë se nuk ka njohje të Kosovës ndërsa tregon për insistimin e Hotit për këtë:

“Së pari mund të them se shqiptarët kanë kundërshtuar tri gjëra. E para, ata ishin gati të nënshkruajnë gjithçka, me kusht që të kthehet në tavolinë pika 10 e marrëveshjes, Hoti ka insistuar nja dhjetë herë në këtë. Kur arritëm ta heqim pikën 10, Hoti ka thënë se edhe nëse kam pasur vëretje për Ujmanin e për mini Shëngenin, jam gati të pranoj gjithçka vetëm të kthehet pika 10. Ajo pikë 10 më nuk ekziston. Nuk ka njohje reciproke. Njerëzit në Serbi mund të marrin frymë lirishëm.”

Por i dërguari i posaçëm i presidentit amerikane për bisedimet Kosovës-Serbi, Richard Grenell, e përgëneshtroi presidentin serb.

Grenell ka theksuar se në këtë takim nuk është  nënshkruar kurrfarë marrëveshje me SHBA-të. Ndërkohë pyetjes nëse Trump ka nënshkruar diçka, Grenell i është përgjigjur se është e vërtetë dhe presidenti ka nënshkruar vetëm konfirmimin se do të punojnë së bashku në realizimin e marrëveshjes.

Ndër të tjera ai ka theksuar se delegacionet përfaqësuese të Kosovës dhe Serbisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për normalizimin e raporteve ekonomike.

Ndërsa pyetjes nëse marrëveshjet e njëjta janë nënshkruar nga të dyja palët, ish-ambasadori amerikan në Gjermani theksoi se 99.9 për qind janë të njëjtë, përveç pikës së fundit.

Serbia do të zhvendos ambasadën e saj deri në qershor të vitit të ardhshëm (në Jerusalem) – është pjesë e marrëveshjes, e sa i përket Kosovës, është gjithçka njëjtë deri te pika e fundit ku theksohet se do të ketë njohje reciproke me Izraelin.

Para se gjithash, nuk do të tentoja të shpjegoja çfarë mendoi presidenti Aleksandar Vuçiç kur iu drejtuar mediave serbe. Atë çfarë ka thënë në sallën për takime është se bëhet fjalë për një marrëveshje historike që do të normalizoj rajonin. Ka folur për zonën e Mini-Shengenit. Sa i përket pikës 10, është e gabuar të thuhet se ka ekzistuar pika e 10-të. Asnjë prej tyre nuk ka qenë e renditur me numra, nuk e di nga doli kjo”, ka thënë Grenell.

14 komente në “Vuçiç: Marrëveshjen e bëmë me SHBA, jo me Kosovën. Uashingtoni e përgënjeshtron”

  1. vang says:

    hajde GRENELL se do e marresh vesh si ka per ti zbatuar Serbia ato qe firmosi.

    1. Bbb says:

      Se nuk e di ai…hajde se do e marresh vesh edhe ti po he

    2. Koli says:

      I plasi Grenellit per Kosoven.Ai eshte kumbar me ruset.Po Kosova ka hajvaner jo politikan.Kemi dhe ne budallain me brekushe dhe mire e kemi me keta.

  2. pjeter says:

    Si tha ish ambasadori britanik per Buze derrin? ” Vuçiçi i ndez zjarret dhe pastaj futet per ti shuar”per tu hedhur hi syve guakeve tane qe gjithmone rrine si te hutuar para tij.I vetmi shqiptar qe i ka mbyllur gojen ka qene,dhe e ka bere te ndihet keq ne mes te beogradit eshte Rama.Rama duhet kritikuar kur eshte per tu kritikuar,por duhet te jemi te drejte me veten tone,dhe ti japim merite edhe kur e ka nje te tille.Vuçiçi eshte dhelper i komunikimit ,por edhe Rama nuk eshte me pak.Tema e njohjes se Kosoves nga Serbia deri pak kohe me pare ishte tabu,madje permbysej bota vetem me prezencen e ndonje delegacioni te Kosoves neper takimet rajonale dge me tej,tani eshte shume here me ndryshe,dhe theksoj ,edhe per ate ç’ka filloi me shprehjen e Rames ne Beograd,dhe qe e vazhdoi ta shprehi dhe ne vazhdim neper takime te rendesishme.Kjo sigurisht qe “NERONES” tone te zbritur nga Vicidoli nuk i shkon per shtat.

    1. bekimi says:

      E vertete i nderuar!

  3. Emma says:

    Keta jane Serbet!

  4. Bossi says:

    A.erika e shiti Kosoven per te Afruar Serbine Drejt vetes. Kidoven e Shkaterroi me degjenerim dhe ekonomi te rrenuar dhe tani ja dha dhurate Serbise

  5. ?????? says:

    Kto jane budalliqe. Kosova ska rruge tjeter vetem bashkim me memedheun Shqiperine …vucic ha mute edhe kake me.gjith rusine e qelbur

  6. 001 says:

    Ja pra kete fituan kosovaret nga mareveshja me cicat
    Perbuzje dhe mosmirenjohje
    Ta gezoni mareveshjen

  7. bekimi says:

    E vertete i nderuar!

  8. Tr says:

    Perse Mos te mendojme, qe Vucic tregon te vertreten, ndersa GRENELL, mban sekrete nga shtepia e bardhe. Nuk ka arsye te genjej Vucic. Serbia ne ate takim u priviligjuar si gjithmon . Vetem DEMOKRATET jane per KOSOVEN.

  9. Dhimitri says:

    Te lumte bytha ty… ke gjet dhe ben! Shqiperia vend qe ka 30 vite qe drejtohet nga anti-shqiptaret!

  10. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Per hir te se vertetes,ameikanet nderhyne ne kosove,jo per shqiptaret e Kosoves.
    Ata nderhyne per interesate tyre gjeopolitike.
    Kosova,perfundoi ne dore te islamisteve fondamentalist,gje qe Perendimi
    nuk mund ta toleroi.
    Ketu duhet kerkuar e verteta.
    Patripotizmi nuk na ndihmon ne kete rast,sepse Kosova nen regjimin serb
    u popullua me qellim me serbe,me rome,me bosnjake,e ku di une.
    Gjithmone per hir te se vertetes,koha krijoi dy realitete te ndryshme:
    Realitetin shqiptar dhe ate kosovar.
    Shume nga vllaznit tane kosovar vene fene mbi kombin.
    Per ata vella i tyre eshte nje arab mysliman dhe jo nje shqiptar ateist.
    Serbia perdori nje srtategji shume dinake,ajo financoi shume dhe u krijoi
    kushte te favorshme kosovareve,ne menyre qe ata te ushtronin besimin
    fetar,deri ne radikalizem.
    Keto fryte te kesaj politike Serbia po i korr sote.
    Kosovaret mendjelehte,pas nderhyrjes se NATO-s,nxituan te lobojne
    per kombin Kosovar,Xherdan Shaqiri nxitoi te shpaloste flamurin e Kosoves
    ne nje ndeshje per Zviceren.
    Patriot u tregua vetem Lorik Canaj,me shprehje:
    Nje komb,nje flamur.
    E verteta eshte,se pothuajse te gjithe ata qe ne ish Jugosllavi,kishin arritur dicka
    kishin studiuar apo kishin ndonje vend pune te mire,qajne per ate qe kane humbur.
    Ajo qe ne na ndihon eshte e verteta objektive dhe jo patriotizmi i rreme.

  11. Martin says:

    Ku ishe as’gjekundi. C’fare bere asnje gje. Keshtu esht dhe kjo puna e mareveshjes Kosove-Serbi.. si perfundim a u njoh Kosova ?? Jo. Kujt i plasi manalli per mareveshje ekonomike apo pordh me rrigon. Vucic thot nuk e njohim rrini te qete. Kta tanet thon arritje e madhe Trampi nuk e dinte fare ku binte Kosova e dinte ne lindjen e mesme. I futi 1 show si pare zgjedhjeve per te mare ca pike sipas mendjes se tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje