Një nga pikat më të diskutuara në marrëveshjen Kosovë-Serbi të firmosur dje në Shtëpinë e Bardhë, është ajo ku flitet për liqenin e Ujmanit.
Të dy palët ranë dakord të pranojnë të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe të tjera ente qeveritare amerikane për të kryer studime fizibiliteti në lidhje me ndarjen mes tyre të liqenit të Ujmanit, si një burim i rëndësishëm për ujë dhe energji.
Në fakt, liqeni i Ujmanit ishte shndërruar prej kohësh në mollë sherri mes Kosovës dhe Serbisë.
Po cila është rëndësia e këtij liqeni?
Dikur i ndërtuar mbi lumin Ibër për një shtet më të madh, liqeni i Ujmanit (Gazivodës) ka një gjatësi prej 23 metra dhe me një sasi uji prej 380 milionë kub. Dy të tretat e liqenit gjenden në territorin e Kosovës e një e treta në Serbi. Mbushja megjithatë vjen nga Serbia dhe Mali i Zi.
Ndërtimi i tij ka filluar në vitin 1972 dhe ka përfunduar në vitin 1977, ndërsa ndërtimi i hidrocentralit ka zgjatur prej vitit 1983 deri 1986. Projekti është financuar nga Banka Botërore.
Argumenti i Serbisë bazohet në faktin se pjesa më e madhe e infrastrukturës së hidro sistemit “Ibër-Lepenc” gjendet pikërisht në territorin e komunës Zubin Potok në të cilën shumica e banorëve janë serbë. Pastaj, ndërtimi i hidro sistemit i financuar nga kredia e Bankës Botërore është paguar nga buxheti i ish-Jugosllavisë. Prandaj qeveria në Beograd konsideron se ka legjitimitet për fatin e kësaj ndërmarrjeje.
Serbia pretendon se shfrytëzimi i tepërt i rrjedhës së ujit në lumin Ibër, mund të rrezikojë ekonominë e saj në hapësirën e Rashkës dhe Kralevës. Serbia planifikon të ndërtojë mini hidrocentrale në Rashkë dhe Kralevë, e nëse ulet sasia e ujit dhe shfrytëzohet në Kosovë, atëherë askush nuk do të investonte në këto projekte në Serbi.
Por nga ana tjetër, pa këtë liqen nuk ka ekonomi në Kosovë. Pa këto resurse ekonomia ndalet dhe jo vetëm ekonomia e industrisë elektrike në Obiliq, sepse uji shfrytëzohet atje për ftohje në centralin Kosova B, por ky ujë shfrytëzohet edhe për industrinë në Feronikël, Trepçë dhe për bujqësinë në vend.
Videoja e mëposhtme e publikuar para dy vitesh nga Radio Evropa e Lirë e ilustron më së miri rëndësinë e liqenit të Ujmanit me pak fjalë.
Nuk e kuptoj perse Hoti firmosi per Ujmanin dhe mini Shengenin perderisa nuk e donin kete por e bene gjithcka per ta bere Serbine ta njohe? Kur e pa qe Serbia nuk firmosi per piken 10 qe ishte per njohjen ,Kosova kishte gjithe te drejten te bente mbrapa.Ndersa lidhur me UJMANIN qe sistemi i hidratuar u ndertua nga Banka Botrore dhe e perballoi ish Jugosllavia prandaj i takon asaj(Serbise) te kete doren kryesore mbi Ujmanin Por a nuk ishte edhe Kosova pjese e asaj Jugosllavije qe nuk egziston me dhe te drejtat i kane njesoj te gjitha ish vendet qe perbenin Jugosllavine? Por cudia me e madhe qendron ne faktin se te gjithe iken dhe Kosoven nuk e leshojne,.E mbajne te mberthyer me zor”se keshte dua une”,tamam si burrat maskilist qe ndonse gruan nuk e trajton mire nga inati nuk i jepin divorcin qe ajo kerkon per ta mbajtur te nenshtruar nen diktatin e tij.”Dashuri me zor”
PA LLOGARISNI SA KA FITUAR VETEM NGA TREPCA PER NJE SHEKULL JUGOSLLAVIA DHE PASTAJ FLISNI SE KUSH I
Ka BORXH NJERI TJETRIT
vang ……… per informacion ….. (kohen e kam te çmuar dhe per vete) ; KREDIT OTPLATILI REPUBLIKA SRBIJA I ĐERDAP
Gradnja ove brane i celog projekta hidrosistema finansirana je iz razvojnih sredstava Svetske banke, sedamdesetih godina prošlog veka, a celokupni kredit u iznosu od nešto više od 900 miliona evra otplatila je Republika Srbija i jedan deo Đerdap.Para se te besh “koqetentin” (kopetentin) merr informacion dhe pastaj komento , qe te mos dalesh “skifo” . Nuk eshte aq e thjeshte sa duket kjo puna e Gazivodo-s dhe veriut te Kosoves (me Trepçen bashke) ….vang , jane ne tave interesa Amerikane ,. Per me teper nuk kam nerva te te informoj ,merr mundimin informohu vete por jo nga portalet e Kosoves … shtrije hapin me larg !!!!!
Mos beni te mencurin kur nuk dini cfare eshte liqeni Ujmanit. Ai eshte nje liqen qe u perket te dy shteteve dhe duhet ndare patjeter midis tyre. Ashtu sic eshte ndare liqeni Pogradecit midis nesh dhe maqedonise. Pervec kesaj, uji liqenit perdoret nga te dy shtetet, ka efekt te dyanshem dhe s’mund ta mari vetem njeri shtet. Ka dhe ligje nderkombetare per menyren e perdorimit te ujrave. Ndarja e liqenit percakton kufirin midis kosoves dhe serbise ne ate liqen. Nderkohe, rregullon dhe perdorimin e ujit te liqenit nga dy shtetet. Kjo pike e marreveshjes duhet kuptuar edhe si percaktim kufiri. Nenshkrimi i kesaj pike nga serbet tregon se ata pranojne kufirin me kosoven, indirekt njohjen e saj. Nuk jane te thjeshta gjerat. Mos degjoni Ramushin. Amerikanet bejne veprime te menduara dhe me themel.